O Pëllumb’i-shkruar
Dot’të marr në duar
Dhe duk’e kënduar
Gjetkë dot’të shpie:
Në një vënt t’uruar
Dhe të lulëzuar
Në uj’të kulluar
Edhe nënë hie;
Afër tek një lumë
Ku ka lule shumë
Të biem në gjumë;
Hëna të na ndrijë;
Yjtë të shukojnë,
Zoqtë të këndojnë
Edhe të na zgjojnë
Dita kur të vijë.
Pa ngrën’e pa pirë
S’mbetemi, moj Mirë,
Se un ndaj të gdhirë
Dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë
Dhe djathë të mirë
Pa uj’e pa hirrë,
Dhe rrush kur të vjelin;
Ngjalë nga Janina,
Mjaltë nga Kanina,
Verë nga Voshtina,
Ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
Mish nga dhent’e-mia,
Desh nga Labëria
Na e faltë Zoti.
Andon Zako Çajupi