Bariu, shokë, bariu,
Kur gjëmon e fryn veriu,
Është përjashta fat-ziu,
E-rre breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
Mos e-harroni fat-zinë,
Se le gruan e shtëpinë,
T’u kullosë bakëtinë.
Kulloni moj bakëti,
ti, ti, ti…
Kulloni biro kulloni,
Kur të vdes të më kujtoni,
Ndjesë pastë të më thoni,
Shukoni barin’e-gjorë:
Në diell a në tëborë,
Bariu, me shkop në dorë,
Ruan deshtë me këmborë,
Vështronje barinë mirë,
Me të ngrën’e me të pirë,
T’u marrë dhëntë pa gdhirë
T’i kullosë me dëshirë,
Të rrijë bashkë me tô,
to, to, to…
Hani moj bakëti, hani,
Kur të vdes dotë më qani,
Për mua zi dotë mbani!
Andon Zako Çajupi