Jam i-varfër po i-lirë,
Ndaj më pëlqen varfëria;
Kush do të rrojë më mirë
S’urdhron dot veten e-tia…
Mbreti sikur të më thotë:
„Hajde në Palas me mua,
Të gëzosh dhe ti në botë“
Dot’i-them, zot nukë dua:
Për të ngrën’e për të pirë
Nukë munt të shesh lirinë,
I-varfëri rron më mirë
S’ai që do madhërinë,
S’më duet ergjëndi mua,
Dua lirinë dhe nderë,
Dua të bëj si të dua,
Jo si të duan të tjerë.
Kush munt e bën si do vetë
Bën si thotë Perëndia;
Nukë ka në këtë jetë
Gjë m’e-vyer se liria.
Varfëria dhe Liria
Pjesa e radhës
Fshati-im
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi