Fshati-im

Maletë me gurë
Fusha me bar shumë,
Aratë me grurë,
Më tutje një lumë.

Fshati për karshi
Me Kish’e me varre,
Rotull ca shtëpi
Të vogëla fare.

Ujtë të ftotë,
Era pun’e-madhe!
Bilbili ja thotë…
Gratë si zorkadhe.

Burrat nënë hie
Lozën, kuvendojnë,
Pika që s’u-bie
Se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd’arë
Dhe në vreshta gratë,
Gruaja korr barë,
Punon dit’e natë.

Gratë në të shirë,
Në të vjela gratë,
Ikinë pa gdhirë,
Kthenenë më natë!

Gruja, për burrë,
Digjetë në diell,
Punon e s’rri kurrë
As ditën e-diel!

O moj Shqipëtarkë
Që vet’e nget qetë
Edhe drek e darkë
Kthenej e-bën vetë.

Moj e-mjera grua
Ç’e do burrë zinë
Që ftoet në krua
Dhe ti mban shtëpinë!

Pjesa e radhës
Dheu

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB