Dheu

Dheu i-gjat’e i-gjerë
Na ep buk’e na ep verë
Për të ngrën’e për të pirë,
Kush di ta punojë mirë.

Si një njeri i-shtrënguar,
Dheu nukë fal gjë kurrë:
Pa munduar, pa punuar
S’na ep as misër as grurë.

Do ta punojë njeriu
Dhe ta vadijë me djersë
Që të hajë buk’i-ziu,
Nga uria të mos vdesë!

Punoni more të mjerë
Se dhe gjëri në na mbetë,
Pas neve vinë të tjerë,
Nukë sosetë kjo jetë.

Pjesa e radhës
Aleksandri i-Math

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB