Kush ka qënë trim një herë?
Alexandr’i-Math i-vjerë,
Pirua me shokë të tjerë,
Në Shqipëri kanë lerë.
Po nga të gjithë m’i-zoti,
Skënder-beu Kastrioti.
O mbret i-dashur ku je?
Ku je more Skënder-be?
Si duron ti nënë dhe?
Nukë të vjen keq për ne?
Që ditënë që na le,
Vëndi yn u-bë raje!…
Të lutemi dit’e natë,
N’atë jetë ku ke vatë,
Dërgona shpres’e uratë,
Të mos rrojëmë si gratë…
Të ngriemi të lëftojmë,
Turqit këtejë ti dbojmë,
Shqipërinë ta shpëtojmë
Dhe lir e me nder të rrojmë.
Trim'i Shqipërisë
Pjesa e radhës
Dëshir'e Skënder-beut ditën që vdiq
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi