Dëshir'e Skënder-beut ditën që vdiq

Sa rrojta s’u turpëruam:
Të gjithë bashkë lëftuam,
Vëndinë tën’e-nderuam
Se nga Turqit e-shptuam.
Po tani u afërua
Dit’e fundit dhe për mua
Gjithë këtë ditë presëm
Kemi ler’e dotë vdesëm,
Njeri për jetë s’ka mbetur,
Dheu të gjith’i-ka tretur;
Po lum kush është përpjekur
Dhe për Atdhenë ka vdekur,
Ndaj desha, sa jam i-gjallë,
Tu mbleth t’u them këto fjalë:

O vëllezër Shqipëtarë
U lutem të bëni mbarë
Gjithë bashk’e të pa ndarë.
Mysliman’e të Krishterë
Perëndia na ka bërë,
Jemi vëllezër të tërë.

Zoti kur bëri insanë
Me një fytyrë të naltë,
Të Krishter’e Myslimanë
I gatoi nga një baltë.
Zoti me të math të-Vetë
Është një dhe i-vërtetë
Si këtu dhe n’atë jetë.

Si Ungjilli dhe Kurani;
Mos e ndajni Perëndinë,
Shoku shoknë mos e hani,
Si punojn’ata që s’dinë.

Besa ësht e Gjithësisë;
Ne jemi të Shqipërisë
Se kemi pirë një sisë.
Për Perëndi që besoni,
Shqipërinë mos harroni
Pra faluni si të doni…
Faluni te Perëndia
Të shpejtojë Shqipëria
Nga e-ndyra Robëria.
Tani ta shpëtoni vetë,
Se unë nukë kam jetë,
Vete te Zot’i-Vërtetë.
Doti lutem duk’e qarë
Të jetë me Shqipëtarë
Dhe t’u apë dashurinë
Të nderojnë Shqipërinë.

Pjesa e radhës
Sulltani

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB