Zot’i-Math e i-Vërtetë
Ç’do pun’e-ke bërë vetë:
Bëre qiejtë dhe denë,
Bëre yjëtë dhe dhenë,
Bëre diellin me dritë,
Bëre nat’e bëre ditë,
Bëre erënë dhe retë,
Bëre pemëtë me fletë,
Bëre hënëzën me yje,
Bëre fusha, male, pyje,
Bëre zoqtë që këndojnë,
Dhe lulet që lulëzojnë,
Bëre dimër’e beharë,
Bëre kuaj dhe gomarë,
Bëre misër edhe grurë,
Po më shumë bëre gurë,
Si bëre kaqë të mira
Bëre dhe shum’egërsira:
Bëre arinë dhe derrë,
Bëre uqër e të tjerë,
Bëre… Po ç’nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë;
Bëre dhe Djallë më brirë!
Ç’do pun’e-ke bërë mirë
Po një gjë bëre pa mënde
Dhe prishe punënë tënde:
Kur bëre derr’e arinë
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qënkej kjo farë
Bota dotë vintej mbarë,
Dheu dotë lulëzonte,
Shqipëria dot’gëzonte…
Punërat'e Perëndisë
Pjesa e radhës
Naim-be Frashëri
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi