Në Sarandë dolli Greku,
Në Lekurs’u-zu dyfeku.
O burra! o Shqipëtarë!
Greku kërkon të na marrë!
O burra! tu hidhemi!
Mos trembi se s’vritemi
Me dyfek s’goditemi!
Me këtë zë nga vërria,
U derdhë çobanëria,
Muarrë përpjetë malë,
Dhe zunë Grekët të gjallë,
Ca i-vran’e ca i grinë?
Ca i-shpunë në Janinë!
Në det ranë ca të tjerë!
Po u-prish Lekurs’i-mjerë!
O Grekër o kokë thatë,
Nukë mirret Shqipëria.
Ertht’e u-zutë si gratë!
U-turpëroj Perëndia!..
Prishj'e Lëkursit nga Greku
Pjesa e radhës
Luft'e vitit 1896
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi