Viti nëndëdhjet’e gjashtë
Dolli dhe Morea jashtë!
Dolli Greku, të lëftojë!
Kur t’i-vemi dot na shojë!..
O Gjirit a paç belanë
Që zemërove Sulltanë
Dhe thirri Edem Pashanë
Edem pashë kordhëtarë
Me pak trima Shqipëtarë.
Kur rynë në Thesali
Anë mban’e-bënë hi,
Se kur do q’u-zu dyfeku
Po si dhia iku Greku!..
O Malet’e Dymeqesë
Edhe të Thermopilesë,
Falni me Shëndet Moresë
Të niset e të na presë
Të gëzojmë këtë Pashkë
Në Athinë gjithë bashkë!..
Luft'e vitit 1896
Pjesa e radhës
Vaj
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi