Mëmëdheu

„Mëmëdhê“ quhetë toka
ku më ka rënurë koka.
Ku kam dashur mëm’e atë,
Ku më njeh dhe gur’i thatë.
Ku kam pasurë shtëpinë
Ku kam njojtur Perëndinë
Stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë.
Ku jam rritur me thërrime
Ku kam folur gjunë t’ime
Ku kam fis e ku kam farë
Ku kam qeshur ku kam qarë
Ku rroj me gaz e me shpresë
Ku kam dëshirë të vdes.

Pjesa e radhës
Shqipëtar!

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB