Në ç’vënd kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
— Në Shqipëri.
Po njeriu vetë
Cinë do në jetë?
— Do vënd’e-ti.
Ku i-duket balta
Me ëmël se mjalta?
— Në Shqipëri.
Ku rron me një shpresë?
Ku kërkon të vdesë?
— Në vënd të ti.
Ku munt të gëzojë
Dhe me nder të rrojë?
— Në Shqipëri.
Për se të punojë
Dhe të lakëmojë?
— Për vënd’e-ti.
Andon Zako Çajupi