Atdheu dhe Dashuria

Vitua, një pun’e madhe,
E-bukurë si zorkadhe,
Nga gjithë shoqetë ç’quan
Dhe gjithë trimat e-duan:
Për të tillë bukuri
Kush nukë ka dashuri?
Një ditë që vij në krua
Duk’e ecurë mi thua,
Poqi një Turk trim të marrë,
Tjetër herë s’e-kish parë
Robatë që kish i-ndrinin,
Dhe armët’i-vetëtinin!
Kur shtiu syt’e e-pa
Vito të dua i-tha,
Vito, dotë të marr, grua.
Vitua u-turpërua
Po më shum’u-idhënua
Dhe ju përgjegj: — „S’je për mua
Se u një tjetërë dua,
Jemi një bes’e një sua;
Po merre fjalënë prapë
Dhe shko këtejë me vrapë!“
— Kush është më trim se mua
Që do të të marrë grua? —
— Ai që jam vluarë
Dhe për të martuarë,
Është trim sa s’gjëndetë,
I-mirë sa s’bënetë;
Ish vet’i tretë vëlla,
Kush ka qënë si ata?
Trima sa s’i-zinte plumbi!
Njëri vdiq, i-dyti humbi;
Jorgjin e-la Perëndia
Shpresë për mëmën’e-tia:
Ësht’i-vetëm e jetim
I-dashur’i shpyrtit tim
Dhe nga të tërë më trim:
Përdor pallën e anxharë,
Ësht’i-zoti të më marrë!
Ndaj të lutem mos më nga,
Të mos biesh më hata,
Se shejtani punë s’ka! —
Turku me të tilla fjalë,
Qiti të shkretënë pallë!
Nga inati u-verdhua
Dhe thirri po si dragua:
— N’është mi zoti nga unë
Le të më dalë këtunë!
Në më muntë, besa-besë!
Burri yt po le të jesë;
N’e dërgofsha n’atë jetë,
Die dotë të marr vetë! —
Vitua shum’u-frikua,
Lot’i-vininë si krua,
Dhe më shtëpi, duk’e qarë,
Rrëfeu ç’i kishte ngjarë.
Po Jorgji, kur e-ndëgjoi,
Veshi armëtë dhe shkoi,
U-ngjit malitë përpjetë
Ashtu si ngjitenë retë,
Dhe me zë të math si shkëmbi
Po thërrit sa tundej vëndi:
— Kush ësht’ai q’u-lëvdua
Që do të mundet me mua? —
Me zë të math si gjëmimi
Ju përgjegj ahere trimi:
— Unë jam ai që shtie
Dhe plumbi dëm nukë bie…
U jam ai që kam vrarë
Bejlerë dhe pashallarë,
Dhe kaurë mijë vetë
Kam dërguar n’atë jetë!
Dhe dotë trembem tani
Nga një fusharak si ti?
Tani dot’a shoç dhe vetë
Kush është trim i-vërtetë… —
Këto thosh Turku dhe vinte,
Po dhe Jorgjua e-printe;
Hodhi armëtë për-dhezë
Dhe zuri të sgjeshë brezë
Që kish qepur Vitua vetë,
Si fustan’e fermeletë;
Kur e-kujtoi u-shemp,
Mos pandeni se u-tremp;
Bëri kryq, e fshiu lotë,
Jam azër! hidhet e thotë,
Edhe më dorë një thikë
Ju versul Turkut pa frikë.
Trimi rrëmbeu anxharë
Dhe po hidhej si i-marrë:
Fryti era: nga rëmbimi
Lëshon flokatenë trimi;
Atje ku qe afëruar
Me gjoks hapët leshëtuar,
Ju duk, në grykë të ti,
Varturë një hajmali.
Jorgji kur pa hajmalinë,
Sytë përmi të i-ngrinë;
— Dale, tha, ashtu më rruash,
Pa lëftojmë kur të duash!
Po në beson Perëndinë,
Kush t’a fali hajmalinë? —
— Nënia në foshnjëri
M’a vari për mbarësi…
Po ç’të duetë kjo punë? —
— Një të tillë kam dhe unë!.
Shiko! mëma m’a-ka falë
Dhe mua, kur jeshë djalë! —
Të dy trimat hapnë sytë
Dhe shikonin hajmalitë
Qepur me pë të floritë;
Si njëra dhe tjetëra,
Të dya të vjetëra;
Për-mbrënda, pshellur me kartë,
Gjenë nga një kryq të artë!
Mbenë të maniturë
Dhe si të goditurë!..
Të tillë punë kur panë
U pushtuannë dhe ranë
Dhe të dy një fjalë thanë:
Të kam vëlla mor i-mjerë!
Nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e një farë,
Jemi të dy Shqipëtarë,
Po besa na paska ndarë
Sa na bëri për të vrarë!
Sot që dimë vetëhenë,
Duetë të bëjmë benë
Të duamë mëmëdhenë.
Tani të marrëmë malë,
Të lëftojmë për lirinë,
Të mos kthenemi të gjallë
Pa shpëtuar Shqipërinë!
Tani Viton ta harrojmë,
Me Turqinë të lëftojmë,
T’a dërgojmë nga ka ardhë,
Të shomë ditë të bardhë.

Pjesa e radhës
Varfëria dhe Liria

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB