Shqiptarët nën romanët

Ilyrianët e Epirotëtë si qëndruanë shumë kohë kuntrë Romanëvet, më në funt forc’ e madhe e këtyre e shumica i mundi, si edhe kaqë kombe të tjerë që kishinë poshtuarë këta. Epiri atëhere ish i bashkuarë me Maqedoninë e, me të qënë q’u mbajtnë shumë kohë e i vranë shumë ushtëri Paul Emilit, kreit të ushtërisë së Romanëvet, ky njeri i egërë e zëmrëgur dolli e prishi tetëdhetë qytete në Toskëri e shpuri kaqë mijë skllef në Romë!

Kështu humbi dliri’ e Ilyrianëvet e Epirotëvet, edhe këta vënde, do-me-thënë Shqipëria, hynë nënë urdhërit të Romanëvet. Po Shqipëtarëtë, sado q’u muntn’ e u vranë, nuk u poshtuanë e s’u bënë robër. Ishinë prapë e gjithënjë zotërinj në vëndit të tyre e Romanëtë s’kishinë përveç se emënin’ e zotëris së vëndit. Për të pasurë pakë fuqi në Shqipëri, kishinë sjellë disa kolonja Romanësh e i kishinë vëndosurë nëpër vënde të fortë të Shqipërisë. Far’ e këtyre kolonjave janë Vllehtë a Xinxarëtë, që gjendenë edhe sot në vëndit tënë. Edhe udhën’ e gjatë, që kishinë goditurë që nga Durrësi gjer në Salonik për të shpënë ushtëritë e për tregëri e të cilënë e quaninë Ignatius nga fjala shqip e gjatë, mezi e ruaninë. Në vëndit të mbretërivet t’Ilyrisë e t’Epirit ish mbretëri’ e Romanëvet, po Shqipëtarëtë qeverisëshinë prapë prej parësis’ e prej pleqësisë së tyre si gjithë jetënë.

Kështu qe Shqipëria e kështu roninë Shqipëtarëtë nënë Romanëtë. Kur u nda mbretëri’ e Romanëvet më dy, Shqipëria i ra mbretërisë së lindjesë, që kish qëndrënë në Konsitantinopojë. Edhe nënë mbretëret të Konstantinopojësë Shqipëtarëtë ishinë, po thua, të dëlirë e qeverisëshinë në mest të tyre; ishinë zotërinj në vënt të tyre e jo robër. N’ato kohëra hyni edhe Krishtërimi në Shqipëri e më pakë kohë gjithë Shqipëtarëtë u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat’ e zakonet’ e vjetëra të tyre.

Duke dobëtuarë Mbretëri’ e Konstantinopojësë shtohësh fuqi’ e dliri’ e Shqiptarëvet. Po më të shtatët shekull të Krishtit mizëri Shqehsh e Bulgarësh u sulë prej veriut e prej lindjesë e hynë me hir e me pahir në dhet të Byzantinjet. Nga këta Sërbëtë mbushnë vëndet e veriut të Ilyrisë, do-me-thënë Bosnjënë, Herzegovinënë, Dalmatinë, Mal’ e Zi e Sërbinë, edhe Bulgarëtë përzjerë me Shqeh zunë Maqedoninë. Shqipëtarët’ e Maqedonisë u hoqnë n’anët të veriut e të perëndimit në malet të Shqipërisë; ata të Ilyrisë së sipërme nukë para iknë nga vënd’ i tyre, po u përzjenë me aqë shumë Shqeh, sa humpnë gjuhën’ e tyre e zunë të flasinë sërbisht. P’andaj mundimë të themi se Bosnjakëtë, Herzegovinasitë, Dalmatëtë e Mal-Zestë janë më tepërë Shqipëtarë se me Shqeh’ kanë shumë gjak Shqipëtari në rëmbat të tyre; shtati, fytyra, zakonetë, këngët’ e vallet’ e tyre e çdo gjë i afron më shumë me Shqipëtarë se me Shqeht’ e tjerë, të cilëtë s’kanë atë shtat e atë fytyrë.

Po me të qënë që sot flasinë sërbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet.

Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës’ e Ilyrisë edhe gjymës’ e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën’ e jugës s’Ilyrisë, gjymësën ( anën’ e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë.

Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës’ e Ilyrisë edhe gjymës’ e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën’ e jugës s’Ilyrisë, gjymësënë (anën’ e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë.

Në kohët të Romanëvet e të Byzantinjet u lan’ e u haruanë emënatë Ilyri, Maqedoni e Epir edhe Shqipëria, që mbet, si thamë, zu të quhësh në botët Albania, prej emërit shqip Arbëni. Q’atë her’ e tëhu Shqipëria s’ka ndruarë kufi, ësht’ edhe sot ajo, përveç pakë vënde q’i dhanë Serbis’ e Malit të Zi pas kuvëndit të Berlinit, si Vranja, Leskovaçi, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga të shumët’ e këtyre vëndeve Shqipëtarëtë bënë faj të madh t’iknë e lanë vendin’ e tyre për jetë Shqehet, përveç Ulqinit që ka qën’ edhe është gjithë jetënë Shqipëri edhe që pandryshim do të kthehetë një ditë e të bashkohetë me Shqipërinë.

Pjesa e radhës
Mbretërit' e vogëla të Shqipërisë.