Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon nonjë shok a shëmbëllë në trimërit, më diturit të luftës, në forcët si edhe në ditjet, në mendimt të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zëmrësë e në madhërit të shpirtit, Skënderbeu q’i pat dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burr i pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të Tyrqet, e u rit në pallat të Sulltanit; që pa mbirë qime në faqet të ti tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqet, që çuditësh gjithë bota; kudo që vinte, muntte e njeri s’i qëndronte dot kundrejt.
Kur u këthye Skënderbeu nga Syria, tek kish vajturë të lëftonte për Tyrqit, dëgjoi nga goj’ e Sulltani’t vetë q’i ati kish vdekur; po duk me qënë që pas kuvëndit e pas besësë, që kish lidhur i ati me Sulltanë, duhesh që një nga të bijtë të vinte në Krojë për të ndënjturë në front të t’et, Skënderbeu bashkë me vdekjen e t’et mësoi edhe vdekjen e të tre vëllezëret të ti, të cilëtë s’muntninë të vdisninë nga Perëndia, kështu të tre për një herë. Trimi shqipëtar nuk’ ish aq’ i pamënt, sa të mos marrë vesh se ç’i gjet të mjerëtë të vëllezrë edhe që ajo do ta gjente edhe atë vetë. Edhe vërtet q’atë datë zuri i zot’ i ti ta nxirte në lufta e në mundje të rrepta e të rezikta që të vritësh, se, ta vriste në shesh, kish frikë nga ushtarët tyrq, të cilëtë e donin shumë Skënderbenë për trimërit e për zemrëmirësit të ti.
P’andaj Skënderbeu priste një kohë që të muntte t’ikënj’ e të vejë në Shqipëri, për të shpëtuarë edhe vetëhen’ e ti edhe mëmëdhenë, për të cilën’ i digjësh zëmra. Kohënë, që kërkonte e gjeti pa priturë shumë; edhe vate në Krujë, përzuri Tyrqitë andej edhe ndenjti në front të t’et. Gjime zotërinjt’ e të parët’ e Shqipërisë u mbluadhë në Krujë, lithnë fjal’ e kuvënt e dhanë besë të përpiqenë e të vdesinë për shpëtimt të mëmëdheut, duke njohurë të gjithë për krye e mbret të tyre Skënderbenë.
Kështu për së pari herë Shqipëria u mbluath në një mbretëri me një mbret trim e të zonë si Skënderbenë. Tyrqit në çast çuanë ushtërira të mbëdha për të marrë prapë Shqipërinë; po Skënderbeu me Shqipëtarëtë u qëndronte kundrejt burrërisht e me pakë shokë hidhësh si petriti mi mijëra Tyrqsh e copëtonte ushtëri të tëra të Sulltan Muradit e Mehmedit, duke shtënë frikën’ e tëmerrë në zëmrat të Tyrqet.
Dyzet e kaqë vjet qëndroi kështu Skënderbeu me Shqipëtarëtë duke vrar’ e duke handakosurë armikëtë; e mbajti Shqipërinë të pamundur’ e të paposhtuarë. Gjithë pushtetat’ e Evropës, q’ishinë atëhere, kishinë shpresë ne Skënderbeu e prisninë shpëtimin’ e Evropësë nga Shqipëtarëtë. Po ata nuk kishinë trima e burra si Skënderbeu, as kishinë besën’ e Shqiptarëvet. Shumë herë Ungrëtë (Maxharëtë) e Papa e futninë Skënderbenë në zjart, pastaj hiqëshinë e e lininë vetëm, duke vështuarë së largu. Me gjithë këtë Skënderbeu qëndroi e duroi; edhe Shqipëria në gjalljet të këti burri e ruajti dlirin’ e saj me nder. Por me të vdekurit të Skënderbeut Shqipëria ra ndër duart të Tyrqet.