Mbretërit' e vogëla të Shqipërisë.

Në kohërat të fundit të Byzantinjet, kur këta ishinë dëbuarë e s’u kish mbeturë fuqi as për të qeverisurë vëndetë, as për të qëndruarë kuntrë armiqet, atëhere, si më çdo vënt, edhe në Shqipëri ishinë çpikurë disa mbretëri edhe shumë vënde të Shqipërisie mb’anë detit i kish zënë gjidhurthërim’ i Venetikut. Nga mbretëret’ e vegjëlë, q’ishinë çpikurë atëhere në Shqipëri, ca ishinë fjesht Shqipëtarë e ca të huaj po të shqipëtaruarë. Nga të parëtë ish edhe fëmij’ e Kastriotit, nga e cila dolli ndjesëmadhi Skënderbeu, në Krujë, fëmij’ e Topjesë n’Artë etj; nga të dytatë ishinë fëmij’ e Dukagjinit në malësi të Shkodrësë, fëmij’ e Muzakësë në Myzeqe, etj.

Kështu qe ndarë Shqipëria në shumë copa, të cilatë s’mundimë t’i nëmërojmë të tëra mbretërirëra; më të mëdhatë munt të quhenë kështu, të vogëlatë ishinë kryesi e bojarëri, të cilatë nga dobëti’ e mbretërisë kishinë mbeturë më vetëhe e pa urdhërim. Në mest të këtyre copërave edhe ndarjet’ e grindat e luftat e përbrëndëshme s’hiqëshinë kurrë.

Kur duallë Tyrqitë e u hodhë ng’ Asia n’Evropë duke marrë vëndet e Sinisë së Balkanit njërën pas jatrit, Shqipëria qe e ndar’ e e përçarë në këtë mëndyrë. Tyrqitë zun’ e po i muntninë një nga një këta zotërinj, q’urdhëroninë Shqipërinë; e ca i përzininë fare nga vënd’ i tyre, ca i lininë, si i poshtonin’ e pastaj. Një nga ata q’u poshtuanë kështu, qe edhe Jan Kastrioti, i at’ i Skënderbeut, i cili u shtrëngua t’i apë Sulltan Muratit penk të katrë djemt’ e ti të dashurë, m’i vogël’ i të cilëve qe Gjergj Kastrioti, që thuhetë Skënderbeg.

Pjesa e radhës
Shqipëria në kohët të Skënderbeut