Kombëri' e gjuh' e Shqipëtarëvet.

Shqipëtarëtë flasinë një nga më të vjetërat’ e më të bukuratë gjuhë të dheut. Gjuhëratë, që kanë qënë shoqet’ e motërat’ e Shqipesë, kanë mijëra vjet qo kanë humburë e s’flitenë në nonjë vënt të dheut; po në vëndit t’atyre përdorenë mbesat’ e stërmbesat’ e tyre. Shqipja është shoqe me greqishten’ e vjetër me Llatinishtenë, me Sanskrishtenë, gjuhën’ e Indis’ së vjetërë, me Zendishtenë, gjuhën’ e Persisë së vjetërë, me Qeltishtenë, me Tevtonishtenë etj. Po këto gjuhëra, që nëmëruamë, nga të cilatë ca kanë qënë motra të vogla të Shqipesë e shumë më të ra se ajo, këto gjuhëra, them, kanë mijë a mijëra vjet që nukë po flitenë më e s’rojnë përveçse më faqet të oa livrave të vjetëra. Ato quhenë gjuhëra të vdekura e shqipja, gjuha jonë, q’është m’e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët të Pelasgëvet.

Pa ndryshim Pelasgëtë janë m’i vjetr’ i kombevet arianë t’Evropësë. Kemi shumë shënja e shumë dëftime, të cilatë dëftejnë, faqeza që ata Pelasgë, që na dukenë si përallë nga vjetëri’ e tepër’ e tyre, kanë folurë këttë gjuhë, që flasimë na sot. Emërat’ e perëndivet, q’u falëshinë Pelasgëtë e prej të cilëvet i ka marrë mythologji e Grekëret e e Roomanëvet edhe shumë fjalë të tjera, që na ka ruajturë istoria e emëna vendeve etj, dukenë që janë fjalë fjeshtë shqip ëdhe na tregojnë që Pelasgëtë kanë folurë kaqë mijë vjet më parë këtë gjuhë, që flasim me sot, po- thua pa ndryshim a me aqë pakë ndryshim, sa të muntte të delte sot një Pelasg, do të muntnimë të flasimë me të si flet një Gegë me një Toskë a një Çam me një Gorar.

Shkronjëtor’ e gjuhësë shqip, të përkëthyerët’ e fjalëvet n’aqë fytyrëra, hollësi e nyjevet, e përemënavet e të tjera bukuri, që s’i ka nonjë nga gjuhët’ e sotme e të cilatë edhe gjuhët’ e vjetëra s’i kanë kaqë të mbaruara e të tepra, gjithë këto gjërëra e rrëfejnë që shqipja është një gjuhë fort e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat’ e qëmoçime e të përallta e e ruajturë sindëkur qe, pa prishur’ e pa ndryshuarë.

Shënj’ e kombërisë është gjuha; çdo komp mbahetë me gjuhët; ata njerës, që harojnë a lënë gjuhën’ e tyre e flasinë një ‘tjatrë gjuhë, më kohë bëhenë njerëzit’ e ati kombi q’i flasinë gjuhënë e dalinë nga kombëri’ e tyre. Kaqë kombe, që janë shuarë, mos pandehni se vdiqn’ a u vranë të tërë; jo kurrë; po u përzienë me të tjerë kombe, muarrë gjuhën’ e atyre, edhe u bënë nga ata pa të çquarë.

Kështu janë shuarë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasitë. Ilyrianët’ e sipërmë e kaqë gjindje të tjerë, q’ishimë Pelasgë, do-me-thënë Shqipëtarë si na, e që sot s’janë, se u shuan’ e u haruanë duke humburë gjuhën’ e tyre. Por Shqipëtarët’ e atyre vëndeve, që quhenë sot Shqipëri, e kanë ruajturë fort mirë gjuhën’ e tyre; e kështu flitetë edhe sot n’atë copëzë vënt gjuh’ e vjetërë e Pelasgëvet të përallavet.

Qysh e kanë ruajturë dot Shqipëtarëtë gjuhën’ e tyre të tër’ e të paprishurë nëpër mest të kaqë kohërave t’egëra? Qysh gjuha shqip s’është prishur’ e ndryshuarë, duk me mos pasurë shkronja e livra e duk me mos shkruar’ e kënduarë nëpër shkolla, kur gjuhëra të shkruara e të ndërtuara me kujdes të math janë prishur’ e ndryshuarë aqë sa të quhenë gjuhëra të tjera? Përgjigj’ e këtyre pytjeve është fort e lehtë: Shqipëtarëtë e kanë mbajturë gjuhën’ e kombërin’ e tyre jo me shkronja as me dituri, as me qytetëri, po vetëm me dliri, me të qënë gjithënjë vetëm e më vetëhe, me të mos përzjerë me të tjerë e me të mos kallurë të huaj në vëndit të tyre. Të qëndruarëtë larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregëria, me një fjalë, të rojturitë si të egërë nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë Shqipëtarëvet gjuhën’ e kombërinë.

Qysh Shqipëtarëtë nuk janë menduarë kurrë të shkruajn’ e të këndojnë gjuhën’ e tyre? Kjo është një çudi e madhe. Nukë themi për ato fara e fise të vogëla e të përndara të Pelasgëvet e t’Ilyrianëvet të vjetërë, se ata, duke rojturë si t’egërë nëpër malet, nuk shihninë nonjë nevojë për këtë, s’u vinte ndër mënt kurrë një gjë e këtillë. Po Maqedonasitë, që kishinë një mbretëri të goditurë, si edhe mbretëri’ e Pyrros n’Epir e Tevtësë n’Ilyri, qysh nukë panë nevojë të shkruajnë në gjuhët të tyre? Filippi, që përpiqësh të ritte Maqedonin’ e të pushtonte Greqinë, qysh nukë desh të bënte edhe gjuhën’ e ti të shkruarë si greqishtenë? Aleksandri, të themi, s’pat kohë, e po Ptolemenjtë, që gjuanë diturit’ e gjuhën’ e Greqet n’Aleksandritë, qysh nuk’ u menduanë edhe një herë për gjuhën’ e tyre, t’i bëninë një palë shkronja, duke me qenë që shihninë gjithë kombet’ e Asis’ e t’Egjyptësë, që shkruaninë sicilido gjuhën’ e ti? Romanëtë mësonin’ edhe ata gjuhënë greqisht edhe filosofin’ e gjithë dituritë i këndoninë në këtë gjuhë, po kishinë bërë edhe shkronja në gjuhët të tyre, Llatinishtet, edhe shumë gjërëra i shkruanin’ e i këndoninë në këtë gjuhë.

Doktor Hani, i madhi filolog Alëman, që ka shkruarë shumë të vërteta për Shqipërinë, ka gjeturë më nj’anët të Shqipërisë një gur të shkruarë shqip me ca shkronja, të cilatë u ngjajnë shumë shkronjave finiqishte edhe dukenë të mara prej atyre, pa qën’ ato vetë. Po këto shkronja s’janë parë gjetkë, as dihetë të kenë qënë të përdorura në Shqipëri. Ca varre e të tjerë gurë të shkruarë me shkronja greqishite n’Asi itë Vogël afr’ Angorësë edhe ca të tjerë shkruarë me shkronja Llatinishte n’Etrurië t’Italisë e të cilavet gjuha s’është as greqisht as llatinisht, duketë të jenë shkruatrë më gjuhë shqip prej Frygaset e Etruskëvet të vjetërë, të cilëtë ishin Pelasgë, do-me-thënë Shqipëitarë. Po edhe këto janë gjë të paka e të vetëme. Merretë vesh që Shqipëtarëtë që moti kanë shkruarë herë herë në gjuhët të tyre me ato shkronja, që dininë, sindëkur edhe tani pastaj që shkruaninë ca me shkronja arabishte, ca me greqishte e ca me llatinishte. Këto janë gjërëra të paka e Shqipëtarëtë s’janë menduarë kurrë të goditinënjë palë shkronja për të shkruarë gjuhën’ e tyre: edhe shqipja kish mbetur gjer në kohët tënë gjuhë e pashkruarë

Pjesa e radhës
Shqipëtarëtë gjithënjë për botën e kurr për vetëhe.