Të shkruarit' e gjuhës shqip

Thamë edhe më siprë që m’e par’ e shënjavet të një kombi edhe ajo q’e bën të nëmërohetë një komp më vetëhe, është gjuha. Një gjuhë, që s’shkruhet’ e këndohetë, nukë ziretë gjuhë, si Provansalëtë në Francë, Katalonasitë në Spanjë, Galëtë n’Ingjilterë e të tjerë kaqë kombe, që flasinë nga një gjuhë më vetëhe, po nukë shkruajnë gjuhën’ e tyre, dhe bota i njeh për Francezë, Spanjolë, Ingjiliz’ e të tjerë pas gjuhësë, që shkruajn’ e këndojnë.

P’andaj e par’ e punëvet, që duhetë të ketë kujdes një komp, që do të ruanjë kombërin’ e ti, është të shkruarët’ e gjuhës së ti edhe p’andaj ata që duanë ta humbasin’ e ta rofitin’ atë komp, vënë këmbë t’i ndalojnë nga të shkruarët gjuhën e tyre.

Kemi thënë qysh Shqipëtarëtë s’janë kujdesurë që kreit për të shkruarë gjuhën’ e tyre, qysh gjuha shqip ka mbeturë e pashkruarë gjer në kohët tënë edhe qysh është ruajturë gjuha jonë nga të rojturit’ e prindëvet tanë veçan e pa përzjerë me të tjerë kombe. Po s’është vetëm kombi ynë, që s’ka pasurë shkruarë gjuhën’ e ti; edhe shumë kombe të tjerë t’Evropës’ e t’Asisë kanë zënë të shkruajnë gjuhën’ e tyre në këtë shekull të pastajmë. Në është ruajturë shqipja kaqë mijë vjet pa shkronja, pas këtaj s’munt të ruhet’ edhe shumë kohë, me të qënë që kohëtë u ndruanë, nonjë komp s’munt të ronjë i ndarë e veçan, fqinjëtë u xgjuanë e po venë mbarë edhe përpiqenë të na rofitinë. E para pun’ e këtyre është të na bëjnë të harojmë gjuhënë tënë, të mësojmë të tyrenë. Jo vetëm Shqipëtarët’ e Greqis’ e t’Italisë po edhe shumë nga të Shqipërisë zunë të mos flasinë e të mos dinë shqip, tek prindërit’ e altyre s’dininë tjatërë gjuhë. Po të lihesh kështu e pashkruarë shqipja, q’është ruajturë që kaqë mijë vjet e tëhu, do të humbiste e të harohësh në pakë kohë.

Duke parë këtë rezik të math, të keq e të tëmeruarë, ca Shqipëtarë me zëmrë plot dashurije për kombërit të tyre, nxuarë në shesht dëshirënë, që ka pasurë të pshehurë në zëmrë çdo Shqipëtar i ndrituarë për të shkruarët të gjuhës’ së bukurë sanë. Janë njëzet vjet, në kohët të lidhjes së Pizrenit, u bënë shkronjatë shqip të plota e të mbaruara me të pasurë çdo shkronjë vetëm një zë edhe për çdo zë një shkronjë më vetëhe. Me të parë shqipëtarëtë gjuhën’ e bukurë të tyre të shkruar’ aqë mirë, i zunë shkronjatë me të dy duartë; edhe shoqërirëra u ngrehnë në Rumani e n’Egjyptë pas asaj së Konstantinopojësë, e cila s’mundi të qëndronte shumë kohë nënë xgjedhët të Tyrqet. Një shkollë u hap në Korçë e për së pari here zuri të mësohësh gjuha jonë. Shkollatë nuk’ u shtuanë e të vininë mbarë si duheshe, po shkronjatë shqip u përhapnë nëpër gjith’ anët të Shqipërisë, edhe burra e gra, djem e vasha, gjithë mësuanë në pak kohë të shkruajn’ e të këndojnë gjuhënë shqip. Më njëzet vjet shkronjatë shqip lëshuan’ aqë rënjë të shëndosha e zun’ aqë themele të fortë, sa s’munt të çkulet’ e të rëzonet kurrë. Ky dru, q’u vu njëzet vjet më parë, u lulëzua edhe dha pemë fort t’ëmbla e të bukura.

Mbrodhëri’ e shkronjavet shqip është vdekje për armikët’ e kombërisë sanë. Më parë gjithë thoshinë që kjo punë s’bëhetë, shqipja s’është një gjuhë që të muntnje të shkruhetë, është një gjuh’ e lig’ e e prishurë, s’munt të ketë shkronjëtore, nonjë dituri s’munt të shkruhet’ e të mësohetë në këtë gjuhë e kaqë të tjera fjalë të kota, për të bërë na ta presimë shpresëhë e të mos prëpiqemi për të shkruarë gjuhënë tënë. Po kur panë që shqipja u shkruaka fort mirë, u kënduaka shumë bukurë, u bëka shkronjëtor’ e saj, edhe qënka m’e mirë e m’e mbaruarë se gjithë gjuhët’ e dheut, u mësuakanë me të gjithë dituritë; kur e kuptuanë që, sa të mësonjë Greku gjuhën’ e Omirit, t’Evripidhit, të Platonit e të tjera gjuhëra të humbura, sa të këndonjë Tyrku gjuhën’ e gjer’ e të gjatë t’Arabëvet e të Persanëvet, pamundurë t’i mësonjë, sa të merrenë këta me këto gjuhë, Shqipëtari e ka mësuarë gjuhën’ e ti ta shkruanj’ e ta këndonjë drejt në ca dit edhe ka mësuar edhe shumë mësime të nevojçime.

Kur panë këto të mira në gjuhët shqip e mbrodhësin’ e madhe të shkronjavet tona, e kupëtuanë që Shqipëria do t’u dalë nga thonjtë, edhe u bashkuanë gjithë për të ndaluarë të shkruarët’ e gjuhës shqipe. Tyrq, Grëkër, Shqeh e të tjerë, sado që janë armikë në mes të tyre, dhanë dorënë njëri jatërit kuntrë neve. Port’ e Lartë e plas’ e Yllit, patrikëri’ e Fenerit, qeveri’ e Athinësë etj. u bashkuanë në këtë punë; Tyrku ndaloi të hapuritë shkolla shqip, zuri livraitë në tellonë, nukë la të shkelësh as një copë kartë në gjuhët tënë edhe i vështoi me sy armiku duke quajtur kormtë, pas zakonit të ti, gjith’ ata që doninë të shkruajn’ e të këndojnë në këtë gjuhë; Greku thiri e çori lëveretë që nga Athina kuntrë të shkruarit të gjuhësë sanë, ngrehu njëmij’ tatrikëra kuntrë Shqiptarëve, që duanë gjuhën’ e tyre, i vrau të shumëtë me dorët të Tyrkut; patriku e dhespotëtë hodhë aforismatë si Hyji rrufenë qëmoti.

Gjithë këta ndalime bënë të mos shtohen’ e të mos përhapenë shkollatë shqip në Shqipëri e të mos dalënë livra e ditare etj. në gjuhët tënë; po nukë ndaluanë dot Shqipëtarëtë nga të mësuarëtë shkronjatë sbqip. Shqipëtari është mësuarë të nxërë shkronja edhe pa shkollë, në shesht’ edhe pa livra e të shkruara me dorë.

Shqipja sot nuk’ ësht një gjuhë e pashkruarë si qe njëzet vjet më parë; sot është një gjuhë, që shkruhet’ e këndohetë, edhe nga më të bukuratë. Nonjë gjuhë s’këndohetë aqë lehtë e aqë mirë sa shqipja. Kjo i hidhëroi e i helmoi fare armikëtë tanë, së, duk me parë që ka lëshuarë aqë rënjë të gjata e të forta të shkruarit’ e gjuhësë Shqipe, nuk mundinë më sot të thonë që Shqipja nuk mund të shkruhetë; se ja tek u shkrua.

Pjesa e radhës
Varfëri' e Shqipëtarëvet e pakryesi' e Shqipërisë