Përveç afro dy milionë Shqipëtarësh, që janë në Shqipëri, kemi edhe më teprë’ se gjymës milioni Shqipëtarë jashtë Shqipërisë, n’Itali, në Greqi, në ca anë të Tyrqisë, në Mal të Zi etj. Nga këta, Shqipëtarët’ e Greqis’ e t’Italisë janë të shumë. Ata që janë në Greqi, kan’ ikurë nga Shqipëria përpara Tyrqet, në kohët te Byzantinjet; iknë nga Hynërit e nga të tjerë kombe t’egërë, q’u sulë nga anët’ e veriut e mbuluanë edhe Shqipërinë bashkë me vëndet’ e tjerë. Mijëra Shqipëtarësh atëhere lanë mëmëdhen’ e tyre nga tëmer’ i këtyre e vanë nëpër nisitë të Greqisë, në More, n’Attikë e në të tjerë vënde të Grekërisë. Shumë nga këta vënde i gjetnë të xbrazurë e pa njerës, po edhe tek kish njerës, me të qënë që këta vanë e ndenjtnë tok, muntnë të ruanin gjuhën’ e tyre, shqipenë, të cilënë flasënë edhe gjer më sot. Idhra, Speca, Porua, Kulluri (Sallamina), Egjina e të tjera nisi janë edhe sot të ndënjura fjeshtë prej Shqipëtarësh edhe ndër to s’flitetë përveç shqipesë. Më të shumët’ e vëndëset t’Attikësë janë Shqipëtarë: Athina, pa bërë kryeqytet i Greqisë, ish një qytetth fjeshtë shqipëtar e s’dëgjohesh në të tjatrë gjuhë përveç shqipesë. Thonë që sot për sot një e tret’ e vëndëset të Greqisë (veç Thesalisë) janë Shqipëtarë; po në mos janë një e tretë, për një të katrëtë s’ka dyshim. N’ato kohëra edhe shumë Shqipëtarë u përhapnë nëpër të itjera anë; e kështu nisija Marmara afrë Konstantinopojësë edhe disa pshatëra ng’ an’ e Adrinupojës’ e të Filipopojës, që thuhenë Amaut-Qoj, janë itë ndënjturë fjeshtë prej Shqipëtarësh.
Shqipëtarët’ e Italisë ndodhenë në Kalabrë e në Siqeli, tek kanë bërë fshatra e katunde dhe kantone (nahijërëra) të tëra më vetëhe e rojnë veçan Italianëvet, duke ruajturë gjuhën’ e besënë (se janë orthodhoksë) e tyre. Këta janë afro 300.000 njerës, fjeshtë Shqipëtarë, që flasinë shqip. Këta kanë ikurë nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut, kur ra Shqipëria në duart të Tyrqet. Atëherë iknë shumë Shqipëtarë, po më të tepërtitë u përhapnë nëpër Evropë e humpnë duke haruarë gjuhënë e duke përzjerë me vëndëset. Me gjithë këtë, ca fëmijë të mbëdha, sado që humpnë, e ruajtinë emërinë shqipëtar si fëmij’ e Albanëvet n’Itali, e cila ka nxjerrë shumë njerës të mbëdhenj, që kanë shërbëtuarë Italinë me diturit të tyre e me mirëbërësirëra të mbëdha. Nga kjo fëmijë ka dal’ edhe një papë: Kleman’ i Dymbëdhettë.
Nga ky remet Shqipëtarësh, q’ikn’ atëhere n’Evropë, vetëm ata që vanë në mbretërit të Napolit, së cilësë Skënderbeu i kish ndihurë, vetëm ata muntnë të rrinë tok e të ruajnë gjuhën’ e kombërin’ e tyre gjer më sot. Gjuha, që flasinë, është shqip, fjesht toskërisht, pak’ e prishurë e e përzjerë me italishte, po e cila ruan e mban edhe sot shumë fjalë shqipe të vjetëra, që na i kemi lënë e haruarë. Në mest të Shqipëtarëvet t’Italisë janë shumë njerës të ditur’ e të vyerë, që kanë dëshirë të madhe për kombërin’ e për gjuhën’ e tyre. Kanë mbledhurë shumë vjersha e këngë të vjetëra e kanë përhapurë disa livra shqip. Këta kanë shërbëtuarë shumë edhe Italinë e kanë treguarë shumë trimëri me Garibaldinë.
Kështu Shqipëtarëtë, që janë mi dhet, në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, bëhenë më tepërë se dy milion’ e gjymësë.