Njerëzit' e Shqipërisë, Shqipëtarëtë

Brënda në kufit, që treguam siprë, Shqipëria ka afro 2,000,000 njerës a edhe më teprë. Nga këta ndo 100,000 janë Vlleh a Xinxarë në malet të Pindosë edhe nëpër të tjerë vënde të përhapurë: edhe aqë të tjerë munt të jenë Grekër, rrotull Janinës, e shqeh në fushën e Manastirit e nga anët e Kosovës. Po edhe këta munt të jenë Shqipëtarë, që kanë haruarë gjuhën’ e tyre e kanë nxënë greqishten’ a shqahishtenë në shkollë e në kishë. Edhe shumë nga këta s’ kan’ as dhe as shtëpi të tyre, po janë bujqër në dhe të të tjerëve, të cilëtë i kanë sjellë së largu për të punuarë dhen’ e tyre në kohëra që Shqipëtarëtë s’muntninë të lininë pushkënë për të marrë kazmënë në dorë.

Gjithë të tjerëtë vëndës të Shqipërisë janë fjeshtë Shqipëtarë, të ndarë më gegë e toskë. Shkumbija ndan Gegërinë nga Toskëria, po edhe në jugët të këti lumi ka pakë gegë e flitetë në ca vënde gegërisht.

Në mest të gegëvet e të toskëvet nukë ka ndonjë ndarje me rrënjë. Të gjithë janë një komp, flasinë një gjuhë me fort pakë të ndruarë, të cilëtë do të ngrihetë fare për s’afri duke ndërtuarë gjuha. Edhe nga besa Shqipëtarëtë ndahenë më myslimanë, që janë dy të treta, e më të krishtenë, që janë një e treta. Të krishtenëtë ndahenë afro për gjymësë më katolikë a llatinë, si i themi, edhe më orthodhoksë. Në Gegëri të krishtentë janë katolikë, në Tosqëri orthodhoksë. Edhe myslimanëbë janë të ndarë më Synninj e Bektashinj.

Po këto ndarje të besës nukë sjellënë nonjë çqim a çarje në mes të Shqiptarëvet. Grindat’ e besësë, të cilatë, jo vetëm në vëndet të Lindjes po edhe n’Evropë e në vënde të drituara me qytetëri, shumë herë kanë nxjerrë vrasje të mbëdha e të tëmeruara, në Shqipëri këto grinda nukë dihenë edhe kurrë në këtë vënt s’ka ngjarë gjë në mest të myslimanëvet e të të krishitenëvet, në mest të katolikëvet e t’orthodhokësvet a në mest të synninjet e të bektashinjet. Shqipëtari është shqipëtar përpara se të jetë mysliman a i krishtenë. Ç’ka qënë kur kish besën’ e ti, besën’ e Pelasgëvet, ay qe edhe si u bë i krishtenë, ay është edhe si mori besën’ e Muhamedit. Besa s’e ka ndruarë fare edhe kurrë, se vë gjithënjë kombërinë përpara besësë.

Me fuqit të kësaj lidhjeje e të kësaj dëshire, që kanë mbajturë gjithëmonë bres pas brezi më kombërit të tyre, Shqipëtarëtë kanë mundurë të ruajnë kombërin’ e gjuhën’ e tyre nëpër mest të kaqë rrezikeve, q’i kanë mbyturë kohë më kohë. Me gjithë ndryshimet’ e besësë, me gjithë ndryshimet’ e kohëravet, Shqipëtarëtë janë edhe sot ç’ishin këtu e kaqë mijë vjet më parë; janë Pelasgët’ e kohëravet të përallave, Ilyrinjt’ e Maqedonasit’ e kohëravet të vjetëra, Epirotët’ e kohës së Skënderbeut. Janë një komp shumë’ i vjetërë, që ka mbeturë gjer më sot si ka qënë që në kryet.

Shqipëtarët kanë gjithë ç’i duhetë një kombi: Janë aqë trima e të fortë, sa, duk me qënë më pak se 2 miliunë njerës burra e gra, po të shtrëngohenë, mundinë të nxjerrinë 300,000 a edhe më teprë ushtarë, të cilëtë janë mbaras me një miliun të një kombi tjatërë. Trimërin’ e Shqipëtarit edhe fuqin’ e forcën’ e tij në luftë nuk’ e themi vetëm na Shqipëtarëtë; po edhe anëmikëtë tanë s’e pshehinë dot e e thonë përherë. Po q’është kështu, s’ka ndryshim që Shqipëtarëtë janë të zottë të ruajnë vëndin e tyre kuntrë çdo anëmiku e çdo reziku. Duhetë pra që Shqipëria të mos shkeletë kurrë prej të huajsh e të mbajnë gjithënjë dlirinë e saj. Shqipëtari trim e i fortë pse të mos jetë zot’ i Shqipërisë, pse të mos urdhëronjë në vëndit të ti?

Shqipëtari s’është vetëm i fortë e trim, po edhe i xgjuarë më tepërë se çdo komp. Në çdo shkollë, në çdo mësim që të hynjë Shqipëtari, çquan nga të tjerëtë edhe del siprë të gjithëve. Në punërat e në mjeshitërit Shqipëtari s’është më pak i zoti se në luftët e në diturit: punon dhenë pa lodhje, hap vija të thella, munt të bënjë punëra të mbëdha e të vyera. Është hekurpunonjës i çquarë; bën thika, gërshërë, armë etj; një herë ta shohë një pushkë të dalë nga fabrikat’ e Evropës e të bërë me maqina të mbaruara ësht’ i zoti atë çast ta bënjë pa të çuarë me dorë e me vegëla të meta. Shqipëtari punon edhe mëndafshnë, leshnë, pambuknë, linë; bën pëlhurë, shajak, napë etj. Punon lëkurënë, bën meshin, gëzof etj. Djathi, gjalpëtë, vaji, vera e të tjera gjërëra, që bëhenë prej bulmetit të bagëtivet a prej pemëvet të dheut, janë nga më të përdoruratë punëra, me të cilat merrenë Shqipëtarëtë.

Shqipëtarkat, aqë të hjeshime sa edhe të mderçime, më teprë se burrat’ e tyre edhe, po thua, aqë trirne sa edhe ata, vështojnë vetëm për vetëm punët’ e shtëpisë, pa përzjerë burratë. Me gjithë këtë edhe avlëmëndin’ e gjergjefnë s’e çkrehinë; bëjnë pëlhura të holla e byrynxhyke të mëndafshta fort të bukura e qëndisinë me ar e me mëndafsh, përveç të prerët’ e të qepurit’ e rrobavet, të pleksurit’ e çorapavet e të tjera punëra të përdorme të shtëpisë.

Me një fjalë: Shqipëtarëtë janë trima, të mënçimë, punëtorë, të zottë për çdo punë. Me gjithë ndryshimt të besëvet nukë janë të ndar’ e të çarë po të bashkuarë; kanë dashurinë në mest të tyre. Kanë, do-me-thënë, gjith’ ato që duhetë të ketë një komp për të vajturë mbarë.

Pjesa e radhës
Shqipëtarët jashtë Shqipërisë.