Sadoqë Shqipëtarëtë janë rrethuarë me armikë edhe Tyrqit e Greqtë, që kanë nevojë të madhe të jenë miq e të bashkuarë me Shqipëtarëtë, këta të dy kombe të çmëndurë punojnë më shumë nga të gjithë për të humburë kombinë Shqipëtar, me gjithë këtë s’munt edhe s’duhetë të themi që gjithë bota jan’ armikët’ e Shqipëtarëvet. Jo, kemi edhe miq, jan’ edhe shumë që na duanë edhe munt të na mdihinë, po të duamë vetë. Gjithë kombet’ e Evropës, Francezëtë, Italjanëtë, Alemanëtë, Ingjilizëtë e të tjerë, gjithë e duanë e e nderojnë kombinë tënë; gjithë çuditenë me trimërit të Shqipëtarëvet, me besët të tyre e me të tjera kaqë të mira, që i njohinë kombit tonë. Gjithë shkronjësit’ e Evropësë kanë shkruarë kurdo mirë për na; na dinë trima e burra të besësë, na njohinë si më të vjetërinë komp t’Evropësë e më të fisçiminë. Gjuhënë tënë zunë ta mësojnë duke dhën’ asaj një rëndësi të madhe në letrërit të përgjithçime. Franca që së vjetëri do të tregonjë një dashuri të çquarë për Shqipëtarëtë edhe më teprë për katolikët’ e për Mirëditasitë. Italia ka treqint mijë Shqipëtarë në vëndit të saj, të cilëtë janë përpjekurë më shumë se Itali janë të vetë për bashkimt t’Italisë, edhe për të bërë zëmrënë këtyre, do të mirën’ e Shqipërisë, të cilën’ e ka edhe fqinjë e s’do ta shohë që ta coptojnë Greqt’ e Shqehtë. Austria nukë munt të dojë që Shqeht’ e Sërbis’ e të Bulgarisë të futenë gjer në mest të Shqipërisë e të hapen’ e të ritenë aqë teprë; një komp trim si Shqipëtarëtë do ta ketë mik e ndihmës në sinisit të Ballkanit kuntrë Shqehet, që janë të shumë, si kuntrë që mban edhe Rumanëtë. Edhe Rusia, q’është vetë Shqah edhe mburonjëse e gjithë Shqehet, edhe ajo nuk’ e kurcen fjalën’ e mirë e ndihmënë për Shqipëtarëtë, sikuntrë s’e ka kurcyerë kurrë edhe për Grekëret, me gjithë që këta s’e duanë edhe janë armikët’ e Shqahërisë.
Kështu gjithë mbretërit’ e mbëdha na duan’ e na nderojnë edhe miqt’ i kemi të shumë, po nonjë nga këta nukë na ësht’ aqë mik, sa ta marrë punënë tënë në dorë e të përvishetë për këtë punë vetiu. Veç kësaj, duk me na parë të ndarë më tri besë e më të shumëtë myslimanë, nukë iau pret mëndja që të mujmë na të bëjmë një komp të njëjtë e të bashkuarë, i cili të jet’ i zoti të qeverisetë më vetëhe. Po, kur të na shohënë në punë e ta kuptojnë që qënkemi të zottë për këtë punë, atëherë, s’ka dyshim, që do të na ndihinë të gjithë në të drejtët tënë.
Nga kombet fqinjë vetëm një kemi mik, i cili kupëton të mirën’ e ti e e di që pa na s’munt të mbahetë. Ky komp është komb’ i Vllehet, që rojnë në Shqipëri e afrë Shqipërisë. Nga këta ca janë Vlleh Shqipëtarë, që flasinë vllahisht edhe shqip, dhe ca Vlleh-Greq, që flasinë vllahisht edhe greqisht. Grekëritë kanë bërë edhe po bëjnë gjithë për këta Vlleh ato që kanë bërë e që po bëjnë për na Shqipëtarëtë, do-me-thënë përpiqenë t’i bëjnë Greq me shkollat e me kishët të tyre. Vllehtë gjer tani ishinë gënjyer’ edhe ata si Shqipëtarëtë orthodhoksë e doninë të quhenë Greq e të harojnë gjuhën’ e tyre duke mësuarë greqisht; po më në funt e muarrë vesh edhe këta se sa e vjejturë është gjuha e kombëria për çdo njerr edhe zunë të mësojnë gjuhën’ e tyre e të hapinë shkolla më vetëhe.
Në këtë punë Vllehtë s’munt të kenë tjatrë ndihmës e mik të vëndit përveç Shqipëtarëve. Duke prishurë me Greqt, të cilëtë s’nginjenë t’i pjekin e t’i hanë ata Vlleh, që duanë gjuhën’ e tyre, si edhe Shqipëtarëtë, kishinë nevojë të bashkohenë me Shqipëtarëtë, me ata që janë Shqipëtarë të vërtetë e duan gjuhën’ e kombërin’ e tyre. Edhe Rumania, q’është mëm’ e këtyre Vllehe e der’ e t’et të tyre, ta themi për shëmbëllë, e di mirë që Vlleht’ e Shqipëris’ e e të Maqedhonisë s’mundinë të rojnë e të ruajnë gjuhën’ e kombërin’ e tyre kuntrë djallëzivet të Grekëret përveç duke psheturë në miqësit të Shqipëtarëvet e duke bashkuarë me ta. P’andaj Rumania është treguarë më teprë se gjithë mike për Shqipërinë, e ka dashurë dhe do të ndarët’ e Shqipëtarëvet nga Grekëretë; edhe në Rumani është bërë e para shoqëri e atje është hapurë e para shtypëtore e janë shkelurë të paratë livra shqip. Këtë të mirë Shqipëria nukë do t’ia haronjë Rumanisë edhe do t’ia çpërblenjë duke dashurë e duke mbajtur mirë Vlleht’ e Shqipërisë.
Po njeriu po të jet’ i likë e i dobëtë, gjith’ i hipinë siprë, jo vetëm anëmiqtë, po edhe miqtë; për të mbajturë nder’ e ti, duhetë të tregohet’ i zoti kuntrë anëmiqet edhe kuntrë miqet. Kështu edhe na, sado që Vllehtë na duanë edhe kanë nevojë për miqësit tënë, me gjithë këtë, duanë të jenë më të lartë e më të ndjerë se na, duk me qënë aqë më të pakë edhe t’ardhur’ e të huaj në Shqipëri. Janë ca Vlleh që duan të tregojnë në Evropë që Vllehtë janë mëndja e Shqipëitarëtë trupi, që Shqipëtarëtë duhetë të lëftojn’ e të vritenë e Vllehtë të qeverisinë e të gjykojnë. Këta nukë ndruhenë të thonë që Shqipëtarëtë s’kanë nevojë për shkronja e për shkolla, se kanë shkronjat’ edhe shkollat e Vllehet. Këtë dorëhapuri na i bëjn’ edhe Grekëret’ e Tyrqitë, të gjithë na duanë aqë sa të n’apënë gjuhën’ e shkronjait’ e tyre, edhe të gjithë na presinë në shkollat të tyre me krahë hapurë!
P’andaj edhe Vllehet nukë duhetë t’u besojmë aqë teprë me gjithë që duamë ta besojmë që ky mendim s’ësht’ i të gjithë Vllehet as i më të urtëvet. Sido që të jetë puna, na duhetë të mendojmë mirë punën tënë e të përpiqemi vetë për punët të vet, se në këtë jetë sicilido përpiqetë për vetëhe. Armiku do të të marrë lëkurënë, edhe miku robënë.