Kufit' e Shqipërisë

Pamë më siprë se sa i gjerë ka qënë një herë që moti vëndi, që rrininë Shqipëtarëtë edhe sa ishinë të përhapurë prindëretë tanë e qysh ishinë të ndarë në Ilyrjanë, Epirotë, Maqedonas, Thrakas, Prygas, etj. Pam’ edhe qysh në kohët të Romanëvet Maqedonasitë, Thrakasitë e Prygasitë, duke përzjerë me kombe të tjerë, zunë të humbisninë gjuhën’ e kombërin’ e tyre e qysh më pastaj, në kohët të Byzantinjet, erdhë mizëri Shqehsh në sinisit të Balkanit e zunë Thraqn’ e Maqedoninë edhe Ilyrin’ e Sipërme.

Që m’atëher’ e tëhu Shqipëria është vogëluarë shumë; nga gjith’ ata vënde, që kishinë prindërit tanë, Pelasgëttë, vetëm Ilyri’ e Poshitërme a e Jugësë, Epiri edhe Maqedoni’ e Sipërme a e Veriut e e Perëndimit kanë mbeturë Shqipëri. Por sot emënatë Ilyri, Epir, Maqedoni etj. janë të lën’ e të haruarë, janë emëna të dheshkronjës së vjetërë; sot për sot vëndi, që rrinë Shqipëtarëtë, thuhetë Shqipëri në gjuhët tënë edhe Albania në gjuhërat të huaja.

Shqipëria është një copë e Sinisisë së Ballkanit në juglindje të Evropës. Ka zënë mesin e anës së perëndimit të asaj sinisie, duke u zgjatur mb’anë dëtit Adriatik e detit Jon që nga shkalla 42° gjer në Mëngën e Artës më poshtë shkallës 39°. Kufijtë e veriut të Shqipërisë, me të ndarë nga ana e detit, ngjiten drejt veriut duke u mbështetur në kufijtë e Malit të Zi e Novi-Bazarit, gjer në kufi të Serbisë më sipër shkallës 43°. Kufijtë e jugut kthehen prapë drejt veriut me lumin e Artës e me kufijtë e Greqisë gjer në Zhigo. Sa për kufijtë e lindjes, një vijë e hequr që nga kufijtë e Serbisë afër Vranjës gjer në kufijtë e Greqisë te mali Zhigo, vijë e cila do të hiqet nëpër krehërat e maleve, tek ndahen ujëra’t e nëpër lumenjtë, duke vështruar sa mundet kombësinë e njerëzve, domethënë duke marrë brenda vendet e ndenjtura prej kombeve të tjera, një vijë e këtillë do të ndajë Shqipërinë nga të tjerat vende të sinisisë. Kështu Shqipëria ndahet gjatazi në mes të 39° e të 43° të shkallës së veriut edhe gjerazi në mes të 17° e të 19° 25’ të shkallës së lindjes. Është pra afro 450 kilometra e gjatë e 200 kilometra e gjerë; edhe përcipja e saj është afro 80 000 kilometra të katërcipta.

Shqipëria mga veriu ka kufi e fqinjë Malin e Zi, Novi-Bazarin a Bosnjën, q’e urdhëron Austria, edhe Serbinë; nga lindja ka Maqedoninë, nga juglindja Greqinë, nga jugperëndimi e nga perëndimi ka detin, i cili e ndan nga Italia e nga Evropa e qytetuar.

Pjesa e radhës
Vënd' i Shqipërisë