Shqipëria sot ndodhetë në majët të një rripe fort të thellë e të tëmeruarë. Të qëndruarëtë n’atë majë s’është punë që mund të bëhetë; po që desh të qëndronjë, do të rrungullizetë nga rripa e të bëhetë një qint copë. Në dashtë të shpëtonjë, duhetë të prapsetë nga ajo majë e të zërë një vënt të sheshmë e të pafrikçimë.
Shqipëria, po që të shpëtonjë nga reziketë, q’e kanë rethuarë e të hynjë n’udhët të mbrodhësisë e të mbarësisë bëhetë një nga më të mirëtë e nga më të bukuritë vënde t’Evropës. Sado që vënt jo shumë i math, s’është dhe shumë m’e vogëlë se Greqia, se Sërbia, se Bullgaria, se Rumania, se Danimarka, se Belxhika, se Holanda, se Svicëra etj., nga të cilatë sicilado është një mbretëri më vetëhe. Ndodhetë kundreq Evropës, është fqinjë me Italinë e me Austrinë. Munt shumë çpejt të hynjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë. Ka gjithë ç’i duhetë, si e pamë më siprë. Shqipëtarëtë janë fort të xgjuar’ e të mëntçimë; kanë nxënie të madhe për qytetëri e për çdo farë diturije; janë trima e ushtarë të çquarë.
Mëmëdheu yn’ i dashuri nukë ron dot edhe shumë kohë kështu si është sot; a do të humbasë për jetë e nukë do të mbesë as Shqipëtar as Shqipëri, a do të shpëtonjë e të ndërtohetëi me një mëndyrë që të mos ketë shëmbëllë në jetët e t’i kenë zili gjithë kombet’ e dheut. Të shpëtuarët a të humburit’ e Shqipërisë është në dorët të Shqipëtarëvet; në daçinë, do të shpëtojnë, në daçinë do të humbasinë.
Shqipëtarëtë s’kanë nevojë të zirenë nga armëtë, të hiqenë nëpër maletë e nëpër shpellat, e të vriten’ e të prishenë si bëjnë kombet’ e tjerë për të fituarë dlirin’ e tyre. Shqipëtarëtë s’jan’ aqë të shkelur’ e të posh’tuarë, sa të shtrëngohenë në itë këtillë mundime. S’kanë nevojë’ të bëjnë gjë përveç se të lidhinë fjalë ne mest të tyre, të bashkohenë gjithë sa janë, t’apën e të marrënë besë burrërisht, të qëndrojnë në fjalët: të patundurë edhe të kërkojnë të drejtën’ e tyre nga Tyrqia e nga Evropa. Tyrqia do t’i dëgjonjë e do t’u apë ato që kërkojnë me hir a me pahir edhe Evropa do t’u ndihnjë, si u ka ndihurë edhe kombevet të tjerë; edhe do ta shtrëngonjë Tyrqinë t’u ap edhe këtyre të drejtën e tyre.