Shqipëria sot pas pagesavet, që merr qeveri’ e Tyrqisë në të katrë vilajejet me gjithë kumerqe e krip’ etj, nxjerr afro 3,000,000 lira tyrku në mott, përveç ç’vidhen’ e ç’hajen’ e ç’humbasinë kot.
Është’ e vërtetë që të shumat’ e pagesave janë të tepra si pages’ ë bagëtivet etj. edhe duanë unjurë, që të lehcohenë bota. Po kundrejt këtyre janë kaqë gjërëra, që sot humbasinë e venë fcot, si pyjetë, metaletë e kaqë gjërëra të tjera, që po të vështohenë si duhetë, mundinë të sjellënë një begati të madhe.
Me gjithë këto, e po të vështohetë si duhetë, Shqipëria munt të ketë në mott shumë më teprë t’ardhurë; po le të na arrijnë 3,000,000 lira francishte, në të cilat sTca ndryshim, do-me-thënë 60,000,000 franga.
Shqipëria, kur të jetë më vethe, duhetë me të parët të godinjë monella të çquara e të çkoqura. Një lirë e artë që të vinjë 20 copë (franga) edhe çdo copë të ndahetë më 100 cinga (santime). Do të ket’ edhe gjymësë e një të katrëtë të lirësë prej ari si edhe dy e gjymësë e pesë lira, do-me-thënë 50 e 100 copë bashkë. Copëtë do të jenë prej ergjëndi. Do të ketë edhe dy e gjymësë e pesë copë bashkë si edhe gjymësë e të katërtë të copësë, do-me-thënë 50 e 20 cinga të ergjëntta. Prej niqeli do të ketë monella V2 edhe 5 edhe 10 edhe 20 cingash. Këto do të jenë gjithë monellat’ e Shqipërisë; po rëz’ e themel’ i tyre do të jetë l.i r’ e artë; monellat e ergjëntta e të niqelta do të jenë vetëm për të mbushurë sumat’ e vogëla e aqë të paka, sa të mos mundinë të ndrojnë të vyerët’ e lirësë pas pjacës’ s’ergjëndit e të niqelit, si bëhetë sot në Tyrqi nga të qënëtë mexhidet’ e bardha me barë.
Një bankë kombërishte do ngrehurë që kreiit në Shqipëri. Gjith’ ata njerës, që kanë të holla e s’dinë ku e qysh ‘t’i ruajnë e humbasinë jo vetëm uzurënë po shumë herë edhe krerëtë, do të lenë të hollat’ e tyre pa frikë në këtë bankë të vërtetuarë e të zotuarë prej qevenisë. Edhe pagesatë, që do të mbledhë qeverija, nukë do t’i mbajnë nëpër arka, po do t’ia apë në çast bankësë. Banka do të ketë në çdo gastrë e në ca nënëgastra të trekta dega të sajtë. Kështu kjo bankë do të jetë gati nëpër të tërë Shqipërit edhe njeri do të mos ketë nevojë të mbanjë të holla në gjit e në kuletët; banka do të jetë arkëtor i gjithë botësë. Kjo gjithë të hollatë, që do të marrë nga bota e nga qeverija, do t’i punonjë e të sjellë begati e bukuri në mëmëdhet edhe në vëndt t’atyre do të nxjerrë monellë të kartët (banknot) edhe këto do të përdorenë më teprë në botët për të mos mbeturë ari e ergjëndi pa punuarë e pa uzurë.
Dy gjërëra i prishinë shumë herë njerëzit’ e një qeverije: rog’ e teprë q’u hap udhën’ e prishjes’ e së madhërisë, edhe rog’ e pakë q’i bën të vjedhin’ e të mos vështojnë punë. P’andaj në Shqipëri duhetë të mos ketë as rogë shumë të madhe as shumë të vogëlë.
Për shëmbëllë mundimë të shënojmë rogat’ e nënëpunëset e të shohëmë sa munt të bëhenë gjithë në muajt:
nga | copë | ||
---|---|---|---|
Krei i Pleqësisë | 3000 | 3000 | |
Nenëkrei | 2500 | 2500 | |
13 | Misetë | 2000 | 26000 |
15 | Shkronjës | 300 | 4500 |
7 | Ministrë | 2000 | 14000 |
Kryeministri | 2500 | 2500 | |
8 | Kryeshkronjës | 1000 | 8000 |
8 | Kamareshkronjës | 2000 | 16000 |
3 | Të-parë të besëvet | 2000 | 6000 |
3 | Këshilla e shkronjësit’ e tyre | 2000 | 6000 |
15 | Qeverindarë | 1500 | 22500 |
15 | Kryeshkronjës | 750 | 11250 |
15 | Qyrës begatije | 750 | 11250 |
15 | Qyrës mësimi | 750 | 11250 |
15 | Qyrës pun. të përgjithçime | 750 | 11250 |
15 | Qyrës të gjyqit | 750 | 11250 |
15 | Sumashkronjës | 2000 | 30000 |
50 | Nënëqeverindarë | 750 | 37500 |
50 | Shkronjës | 300 | 15000 |
50 | Nënëqyrës begatije | 300 | 15000 |
50 | Të tjerë shkronjës etj. | 300 | 15000 |
50 | Gjyqëtore të para | 1000 | 50000 |
15 | Gjyqëtore të dyta | 2000 | 30000 |
1 | Gjyqëtore e lartë | 5000 | 100000 |
50 | Shkolla të dyta | 2500 | 125000 |
2000 | Shkolla të para | 200 | 400000 |
20 | Shkolla të larta | 5000 | 100000 |
10 | Akademia, shtypëtorja, yjvështonja, muzeja, biblioteka etj. | 5000 | 50000 |
20000 | Ushtarë njëri mi tjatrinë | 40 | 800000 |
Kadr’ e ushtrisë së luftës e zhandarmëtë | 500000 | ||
Udhëtë e të tjera punëra të përgjithçime | 500000 | ||
Aniat’ e luftësë | 500000 | ||
Të dërguarë në vënde të huaj | 25000 | ||
Njëra e tjatëra | 75000 | ||
Në muajt | 8439750 | ||
Të cilët bëjnë në mot | 41277000 | ||
100 | Mise të këshillës së përgjithçime nga 1000 c. (2m) | 200000 | |
Krye, nënkrye e shkronjës | 10000 | ||
në mott | 41.487.000 në franga ari |
Kështu gjithë të prishuratë nukë bëhenë shumë më teprë se 2 miliunë lira edhe tepërojnë afro një miliun lira, të cilaitë do të prishenë për të bërë udhëra të hekurta, udhëra qerreje, limane e të tjera punëra të përgjithçime, si edhe anie e vapore për luft’ e për tregëti. Këto gjërëra duke shpënë gjithnjë sa mbar’ e më mbarë, do të shtojnë mot me mot më teprë t’ardhurat’ e Shqipërisë, aqë sa munt të vinjë një ditë që të qeverisetë vëndi vetëm me pagesat’ e kumerqevet e të tregërivet; edhe ‘të shpëtojnë fshatarët’ e varfër nga pagesatë, q’apënë për vetëhe, për bagëtit, për dhet e për shtëpit të tyre, pagesa që po u thyejnë mezë e s’i lenë të marrënë frymë. Atëhere Shqipëtarëtë, si Amerikanëtë sot, do të rojnë si në parajsë.
Monell’ e Shqipërisë më njërët faqe do të ketë një Shqipe të qëndruarë më këmbë me krahë gjymësë hapurë e me një yll (Hyjnë) mi ballët, shënjën’ e Shqipërisë, do- me-thënë, edhe rrotullë emënin’ e Shqipërisë e nënë këmbët të ketë në mest të një redhi prej degash numurinë edhë nënë të emënin e copëvet a të cingavet.