Nga gjithë sa thamë merretë vesh fort mirë se qysh munt të qeverisetë Shqipëria e se sa vënt i bukurë do të bëhësh me një qeveri të këtillë! Sa do të vinte mbroth e të prokopsetë! Në pakë kohë do të bëhësh një nga më të bukuritë vënde t’Evropësë e të gjithë dheyt. Me këtë mëndyrë kombi shqipëtar në pakë kohë do të bëhësh një nga më të xgjuarët’ e nga më të qytetuarëtë kombe të dheut e Shqipëtarëtë, që kanë kaqë qint vjet që po rojnë në robëri, në varfëri e në shtrëngim të math, do të bëhëshinë gjiithë të pasur’ e të lumturë e të roninë si njerës!
Ç’duhetë për të shpëtuar ky i gjorë komp e ky i varfërë vënt nga kjo zi e madhe, q’e ka mbuluarë e nga gjithë këta rezike q’e qanë rrethuarë, e për të lulëzuarë ashtu si thamë? Fort pak gjë: Vetëm dëshirë! Arrin të duamë; po që të duam, e kemi në dorë ta bëjmë Shqipërinë si thamë e ta shpëtojmë nga gjithë reziket’ e nga gjithë myxyratë. Kur është në dorët tënë, të na Shqipëtarëvet, ta shpëtojmë a ta humbasim Shqipërinë, atëhere të mendohemi sa faj i math është të rrim’ e të mos bëjmë gjë! Kjo është të vrarë mëmëdhenë tënë me dorë tënë. Kur e kemi në dorë ta shpëtojmë e të mos ta shpëtojmë, do-me- thënë që e vrasimë me dorë tënë!
Po ç’të bëjmë? — Jo sa ç’duhetë të bëjmë:
Duhetë që çdo shqipëtar të ketë gjithënjë, nat’ e ditë, ndër mënt e në zemrë shpëtimn’ e Shqipërisë e mbrodhësin’ e kombit shqipëtar. Kjo me se bëhetë? — Çdo Shqipëtar, që do të këtë, duhetë të dojë bashkimin’ e Shqipëtarëvet; gjithë Shqipëtarëtë janë vëllezrë, kanë një gjak në rëmbat të tyre; s’ka turk e kaur po janë gjithë Shqipëtarë! Ay q’është Shqipëtar i vërtetë, duhet t’i vështonjë si vëllezrë e t’i dojë nga zëmra Shqipëtarët’ e vërtetë, pa le të mos jenë në besët të ti. Shqipëtari ka qenë Shqipëtar, përpara se të bëhetë i krishterë a mysliman.
P’andaj Shqipëtar’ i vërtet’ e i mirë edhe ay që do shpëtdmn’ e Shqipërisë, vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara besësë; nukë ka vëllezrë ata që ka në besët të ti, po ata që ka në kombërit të ti. Shqipëtarët’ e vërtetë janë veçan vëllezrë në mest të tyre; vëllazëri’ e këtyre duhetë të jetë aq’ e shtrënguarë, sa gjë to mos ta ndanj’ e ta çanjë dot e gjë të mos hynjë dot në mest të tyre. Qysh janë Frankmasonët’ e Bektashitë vëllezrë në mest të tyre, kështu duhetë të jenë edhe Shqipëtarët’ e vërtetë.
Shqipëtar është çdo njeri i pjellë prej Shqipëtarësh e që flet shqip, po Shqipëtar i vërtetë ësht’ ay që ka mëndjen’ e zemrënë Shqipëtar. Këta Shqipëtarët’ e vërtetë janë me të vërtet’ e fjeshtë Shqipëtarë. Duanë gjuhën’ e kombin’ e tyre edhe përpiqenë për mbrodhësit të mëmëdheut. Kur të bëhenë gjithë Shqipëtarët a më të shumët’ e tyre kështu Shqipëtarë të vërtetë, Shqipëria atëhere është e bërë e e shpëtuarë nga çdo rezik. P’andaj çdo Shqipëtar duhetë të parënë të jetë vetë a të bëhetë Shqipëtar i vërtetë e pastaj të përpiqetë të bënjë edhe të tjerë shokë, që ca nga ca e njëri pas tjatërit të bëhenë të gjithë Shqipëtarë të vërtetë.
Sot shumë Shqipëtarë, nëntëdhetë për qint, munt të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zëmrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duanë të këndojn’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip! Po në kanë ata turp të thonë që Shqipëria është mëma jonë.
Shqipëria ka më shumë turp e dhuni të duketë që ka të tillë bij! Kombi Shqipëtar s’është komp për të pasurë turp prej ti; të qënët e një njeriu nga një komp kaqë trim e kaq’ i xgjuarë, s’është turp, po është nder i math. Në ka mbeturë pas kombi ynë, s’është faj’ i ti, po është faji ynë; në ka mbeturë gjuha shqip e pashkruarë, s’ka mbeturë, se është gjuh’ e ligë e e metë, po vetëm se s’jemi kujdesurë na ta shkruajmë. S’na ka faj kombi’ s’na ka faj gjuha, faji ësht’ yni. Jemi mi vjetri komp i Evropësë edhe m’i fisçmi e më trimi: flasimë më të vjetrënë e më të mirënë gjuhë të farësë arjane.
Ata Shqipëtarë, që s’danë të çëmojnë kombin’ e gjuhën’ e tyre e s’i pëlqejnë e s’kanë turp të duanë të quhenë Tyrq, Greq, Shqeh a të tjerë, ata janë trathëtorë të çmëndur’ e të paditurë. Qënj’ e tyre është një turp i math për Shqipërin’ e për kombinë shqipëtar. Sa i math turp kur një Shqipëtar, në rëmbat e të cilit Iëçin gjaku i Skënderbeut e i shokëvet të td, të poshtonjë kombin’ e ti e gjuhën e mëmës së ti e të nderonjë një gjuhë të huaj, të cilënë përpiqetë ta vëndosnj’ e ta përndamjë në vëndit t’asaj! Përpiqetë që djemt e ti e niprit’ e stërnipritë të mos dinë shqip e të mos quhenë Shqipëtarë! I math turp për Shqipërinë të ketë pjellë të këtillë djem! I math turp qënia e rojtj’ e të këtillë njerësve rni faqe të dheut! Kush niunt të jetë m’i lik e m’i pështirë se ay që s’do e s’nderon mëmën’ e ti, po e heth më një çip e i vjen turp të thotë q’është i bir’ i saj?
Turp’ i të këtillëve njerës është turp për mëmëdhenë tënë! Përveç dheut tënë nonjë vënt në botët s’ep të këtillë pemë të hidhurë! Kaqë të pasurë Shqipëtarë kanë prishurë gjithë gjën’ e tyre për mbrodhësit të një kombërije, q’është armiku i kombërisë së tyre; për të bërë djemt’ e tyre e të të vëllezrëvet të harojnë shqipenë e të mos quhenë Shqipëtarë! Këta s’janë armikë, s’ka fjalë për të quajturë këta trathëtorë të liq e të fëlliqurë! S’ka Shqipëtarë, thonë, Shqipëtarëtë s’jane komp më vetëhe janë Greq thonë ca, Tyrq thonë të tjerëtë, Shqeh, thonë ca të tjerë. O! sa fjalë e rëndë për gojët të një Shqipëtari! O, qysh ua nxë goja këbë fjalë faqezesvet!
Të këtillë njerës duhet të mos jenë në Shqipëri, as mi faqet të dheut; dheut i rëndojnë teprë këta tradhëtorë; s’i mban dot; të çporenë! Çdo Shqipëtar i vërtetë duhetë të përkujdesetë që të mos mbesë as një i këtillë Shqipëtar, se i sjellinë dëm e turp të math gjithë Shqipërisë e shqipëtarërisë. Çdo Shqipëtar duhetë të parënë të bëhetë vetë Shqipëtar i vërtetë, pastaj të bënjë të tjerëtë, sa të muntnjë më teprë. Të kujdesetë që të vejë mbarë e të përhapetë gjuha shqip, do-me-thënë të shkruarët’ e të kënduarët’ e gjuhës sanë e ‘të shtohetë mësimi e diturija në gjuhët tënë. Me një fjalë, të përpiqetë që të jet’ edhe kombi ynë një nga kombet’ e qytetuarë e të ndrituarë. Po të përpiqemi gjithë për këtë punë, kombi ynë, me të qënë në naturët i xgjuar’ e trim, në pakë kohë do të bëhet një nga më të ndnituarët e nga më të qytetuarëtë kombe t’Evropësë.
Një komp i vjetërë, m’i vjetër’ i kombevet t’Evropësë, Pelasgët’ e qëmoçim të mbajtur’ e të qëndruarë që nga kaqë mijë vjet e tëhu sikundr’ ishinë, një komp kaq i vjetërë e me gjith këtë fort i ri, që tani po zë të lulëzonjë për së pare herë, një komp trim e i zoti me një kokë e me një ballë, që s’i ka edhe tjatërë, me një gjuhë të gjer’ e të plottë, të bukur’ e të lehtë, q’e mëson që me sisë të s’ëmësë, një kombd të këtillë, kush munt t’i dalë kundrej’t, e kush munt t’i shkonja përpara?
O burrani, o Shqipëtarë! se në dashçim’ e në u përpjekçimë, do të jemi një nga më të mirët’ e nga më të ndrituarët’ e kombevet t’Evropësë, që të na kenë nakar gjithë bota. O burrani! të mos na mbulonjë gjum’ i mefshtërisë e i paditurisë, se, në ndënjçimë kështu, jemi të humburë. O! sa dëm i math e sa turp i rëndë të humbasë sot, në këtë kohë që edhe më të dobëtit’ e kombevet po xgjuhen’ e po lulëzojnë, një komp si Shqipëtarëtë, q’është mbajturë që kaqë mijë vjet e tëhu, në kaqë kohëra t’egëra! Një komp kaq’ i mënçim e me një gjuhë të bukurë të humbasë nga padija e nga të mos pasurë gjuhë të shkruarë! Një komp kaqë trim e që s’e kurcen gjaknë fare të humbasë duke copëtuar prej kombeve të dobët’ e të frikçimë! Mënt kemi, trimëri kemi, gjuhë të bukur’ e të lehtë kemi, e të mos dimë a të mos duamë t’i përdorimë gjithë këto për të mirën tënë, po të rrimë me duar lidhurë a, ajo q’është m’e keqe, të punojmë për humbjet tënë, të nxjerrimë themelet’ e kombit tënë me paditurit’ e me verbërit të vet!
A jemi Shqipëtarë? Besa, feja, puna, kujdesa, dëshira jonë, mendimi ynë të jenë për Shqipërimë e për shqipëtarërinë. Të shpjemë gjuhënë përpara, ta xgjerojmë’ e ta xbukurojmë me shkronja e me dituri; të hapimë shkolla, të mësojmë, të mos mbesë ndonjë Shqipëtar i paditur’ e që të mos dijë të këndonj’ e të shkruanjë; të ngremë shkollat’ e huaja nga Shqipëria e ta mbushimë mëmëdhenë tënë me shkolla shqip; djemtë tanë në pakë kohë të mësojnë të këndojn’ e të shkruajnë gjuhën e tyre edhe dituritë, q’u duhenë; me të qënë që gjuhënë e dinë vetiu e mundinë ta mësojnë në pakë kohë, do të kenë voli të mësojnë mjaft dituri; edhe bariu edhe bujku edhe mjeshtr’ i murevet do të mos jenë pa dituri.
Këto punëra janë nga të drejtatë tona; kush të mos na lerë të punojmë në këtë udhë të së drejtësë e të mirësisë, na ka rëmbyerë të drejtënë nga dora jonë; ësht’ e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me pëndë, me armë, që të çkëputimë të drejtënë tënë nga thonjt’ e tyre që na e kanë rëmbyerë. Nukë duamë të rëmbejmë gjën’ e tjatrit, po s’duam të lemë edhe gjënë tënë e të drejtën’ e sheshit të na i rëmbejnë me pahir. Të përpiqemi për të drejtët tënë, për gjuhët tënë, për kombërit Itënë, për të mirët të kombit itënë; kush tbë na qëndronjë përpara e të na ndalonjë në këtë udhë të shënjtuarë, ta shtyjmë, ta rëzojmë, ta shkelim’ e të shkojmë tutje! Të nxjerrrmë zënë, të thëresimë, të na dëgjonjë bot’ e qytetuarë, të na ndihin’ edhe ata në të drejtët të bekuarë, që duamë të mburojmë. Të mos trëmbemi nga gjëkafshë, të përpiqemi e të mos pushojmë gjer sa të fitojmë atë që kërkojmë; jemi në të drejtët, Perëndija është gjithënjë ndihmës’ i të drejtëvet’ Perëndija ësht’ e drejta vetë!
O vëllezrë Shqipëtarë! Të mos na gjenjë si ata t’egërtit’ e Australis’ e t’Afrikësë, që ven’ Evropjanët e i gënjejnë me ca ruaza e me ca dragole të qeltërta, e pasqyra të pafillta e u marrin vëndet’ e tyre nga dora. Të mos gënjehemi edhe na ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, që s’vlejnë gjë fare, e të lemë të drejtat’ e kombit e të mëmëdheut tënë në duar të të huajet e t’armikëvet tanë. Të thyejmë xgjedhënë, që po na rëndon mi xverkut që kaqë qint vjet e tëhu, të këputimë hekuratë, që po na shtrëngojnë këmbëtë, të hedhimë së sipërmi hijen’ e rëndë, që po na shkel e po na shtyp e s’na le të marrëmë frymë! Të mos rrimë të mpit’ e të ngrirë, të lëvizimë duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, t’ecimë dlirë n’udhët të Perëndisë, n’udhët të së drejtësë:
PERËNDIJA, E DREJTA, KOMBI, GJUHA! SHQIPËRIA, SHQIPËTARËRIA!
Ja qëllim ynë! Ja puna jon’ e shënjtuarë! Ja besa jonë! Gjith’ ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezëritë tanë! Në mest të Shqipëtarëvet të vërtetë s’ka nonjë ndarje, nonjë çarje, nonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezrë, të gjithë një trup, një mëndje, një qëllim,. një besë!