M’i lumtur’ i vëndevet në botë ësht’ ay, tek ndjehetë fort pakë dor’ e qeverisë. Sa të mundetë, qeverija të mos ketë të bënjë drejt për drejt me vëndëset. Për këtë punë duhetë të jenë katundëritë të goditura bukurë e vëndësitë të mos njohënë përveç këtyre edhe këto të njohënë qeverinë e të kenë të bëjnë me të. Pagesatë do t’i mbledhë katundërija e t’ia apë qeverisë; gjyqet’ e vegjëlë në mëst të botësë do t’i vështronjë katundërija; udhët’ e vogëla nëpër mest të pshatëravet, rnigat’ e qytetevet do t’i ndërtonjë katundërija; shkollat e para, tregjetë e të tjera punëra të qytetevet e të pshatravet si edhe pyjet’ e kopshtat’ e përgjithçime e arat’ e vreshtatë do të jenë nënë qyrërit të katundërisë.
Çdo qytet i vogëlë do të quhetë një katundëri (beledije), të mbëdhenjtë do të ndahenë më dy a më teprë katundëri. Nga katundet e pshatërat disa që janë afrë njëri jatrit e bëjnë gjithë bashkë një pellk a ri’eth, do itë zihenë një katundëri. Kështu çdo nënëgastrë do të jet’ e ndarë më disa katundëri.
Çdo katundëri do të ketë mbledhjen’ e përgjithçime të saj, në të cilët do të pshillenë ) gjithë burratë, që kanë ishkuarë të 20 vjettë e që kanë të pakënë një shtëpi e një arë a vreshtë a kopshtë a tjatrë gjë, që paguan të pakënë 5 copë (franga) në mott qeverisë a që di të shkruanj’ e të këndonjë. Kjo mbledhje e përgjithçime një herë në mott do të xgjedhë një katundar fnahije mydiri a beledije reisi), një nënëkatundar a ndihmës katundari, tre mise të këshillës së katundërisë, mjë krye, një nënëkrye edhe tre mise të gjyqërisë së paqësë (juges de paix.) Emërat’ e këtyre do t’i shkruhenë nënëqeverindarit, i cili atë çast do t’i dërgonjë ne qeverindari edhe ay do t’i vërtetonjë e t’i këthenjë. Ruanjësit’ e udhëvet e të pyjevet copëmbledhësitë (tdhsildarëtë), xhandarëri’ e katundërisë etj. do të jenë nënë urdhërit të kaltundarit. Dhëniet’ e vëndëset do të mblidhenë prej katundërisë me anët të copëmbledhësit edhe me ndihmët të xhandarërisë, kur të jetë nevojë, edhe do të dërgohenë gati në nënëqeverit. Gjithë gjyqet’ e vogëla, ndo për dhëoie e marje ndo për faje, do të vështohenë në gjykatët të paqës së katundërisë, e cila do të muntnjë të vështonjë edhe gjyqe më të mbëdhenj, po që të duanë të dy anëtë.
Kështu gjithë punët’ e vëndit do të vështohenë prej katundërisë edhe vëndësitë do të mos njohinë tjatrë qeveri përveç katundërisë, q’është e zgjedhurë prej atyre vetë. Qeverija do të mos përzjehetë përveç se në punërat të mbëdha e të përgjithçime, në punëra, të cilatë katundërija, me të mos mundurë të godinjë vetë, do t’ia dërgonjë nënëqeverisë.
Katundërija do të ketë dhëniet’ e saj, që do të mbledhë ndo nga shtëpit’ e arat’ e vreshtat’ e pyjet etj. ndo nga tregjet’ e nga të shiturat’ e të bleratë etj. Këto dhënie janë jashtë buxhesë edhe me këto do të kthehetë katundërija, të paguhenë ruanjësitë etj.