Bes’ e Shqipëtarit është edhe ka qënë gjithëmonë e ditur’ e e dëgjuarë hdër gjithë botët. Besënë, q’ep Shqipëtari, s’e mer prapë, s’e prish e e mban, gjer sa të ketë një reketim shpirti në kufomët të ti. Besa, q’e ka nderuarë gjer më sot Shqipëtarë, ajo besë do ta shpëtonjë sot nga gjithë reziket. Më parë se çdo gjë Shqipëtarëtë duhetë të lidhinë një besë të madhe e të përgjithçime në mest të ‘tyre e të bëjnë një lidhje e një bashkim, që të pushtonjë të tërë Shqipërinë. Çdo Shqipëtar do të futetë në këtë lidhje e në këtë besë. Të lenë gjaqetë e armikëritë në mest të tyre; ç’është bërë gjer më sot, ta harojnë; kush ka për të marë gjak, ta dhuronjë. Gjaku i Shqipëtarit është shum’ i vjejturë; pse të derdhetë kot? Pse të vritemi njëri me jatrinë, tek kemi nevojë të bashkohemi e ta derdhimë atë gjak kuntr’ armikëvet të mëmëdheut? Shqipëtarëtë, kështu të lidhurë me një besë të fortë e të bashkuarë me një lidhje, do të jenë si një d vetëm, trim e i fortë, i cili ka një dëshirë, një fjalë e një qëllim të vetëm. Kush i del kundreq atëhere Shqipërisë e Shqipëtarit e kush kuxon t’i rrëmbenjë a t’i shkelnjë të drejtën’ e ti, si ja bëjnë sot q’e gjejnë të ndar’ e të dobëtë?
O burra-ni, o Shqipëtarë! Zihuni me të’ dy duartë në besët, në lidhjet e në bashkimt, se kjo do t’ju shpëtonjë! Jo po në mos, ini të humburë. Mos vështoni bes’ e fe; myslimanë, katolikë, orthodhoksë, gjithë Shqipëtarëtë, sa jan’ e tek janë, janë vëllezrë. Gjithë duhetë të bashkohenë nënë fjamurit të shenjtuarë të Shqipërisë!! Ay Shqipëtar, që le vëllezërit’ e ti e ndahetë nga Shqipëtarëtë, për të bashkuarë me armikët’ e Shqipërisë, duke hequrë prej bese, ay është tradhëtor, ësht’ armiku i kombit e i mëmëdheut. Të këtillë Shqipëtarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhetë të vështohenë si armikë e jo si Shqipëtarë.
Lëvdatë i qoftë Zotit! Lidhjeja po bëhetë në Shqipëri, besa po forcohetë, bashkimi po xgjerohetë. Nga një çip’ i Shqipërisë u zu lidhjeja edhe ditë me ditë po përhapebë nëpër të tërë Shqipërit. Në kryet kjo lidhje u duk si e ndryshme, si e huajë nga qëllim’ i Shqipëtarëvet; po sa vete, po del në shesht që s’ësht’ pëllor, do të bëhetë një Egjypt’ e dytë. Bregoret’ e Muzeqesë munt të mbulohenë me vreshta e me ullinj; edhe luadhet’ e saj munt t’ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushinë jo vetëm Shqipërinë po edhe Evropënë.
Të hapurit’ e limanit të Durrësit, liman i gjer’ e i bukurë n’anët të veriut të këti qyteti, të cilënë Sulltan Mehmeti e ka mbyllurë me padituri të ti për të mos hyrë aniet’ e Veneçamëvet; të hapurit’ e grykës së këtij limani edhe të thelluarët’ e të brëndësimit do ta bëjnë këtë qytet të përsëritetë si ka qenë një herë qëmoti e të bëhetë një Trijest’ e dytë a një tjatrë Selanik. Edhe shumë të tjerë limane munt të hapen’ e të qërohenë nëpër anët t’Adriatikut, si Butrintoja etj. e shumë skela me tregëri të madhe të çpikenë e të venë mbarë.
Një shoqëri vaporësh munt të ngrihet e të punonjë vapore nëpër skelat të Shqipërisë edhe gjer në Triestë, në skelat t’Italisë e të Greqisë. Vaporë e anie munt të punojnë edhe nëpër këneta të Shkodrës, t’Ohrisë, të Prespësë etj. si edhe në ca nga lumënjtë, që do të hapenë.
Gjithë këto punëra si edhe pyjet’ e metaletë do të vështohenë prej ministrës së punëravet të përgjithçime. Çdo pyll do të ndahetë më disa gastra edhe, gjer sa të vinjë radha të pritetë gastr’ e funddtë, gastra, q’u pre të parënë herë, do të jet’ arriturë për së rish; ekështu gjithënjë do të pritetë lëndë nga pyjet edhe kurrë pyjetë do të mos mbarohenë, po të përsëriten’ e të jenë kurdo të lulëzuarë. Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith’ ant’ të Shqipërisë e të nxirenë kudo të gjendenë.
Edhe mjeshtëritë e tregërija si edhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën’ e kësaj ministre, e cila do të përkujdesetë të vejë mbarë në çdo vënt ajo mjeshtëri, në të cilët janë mësuarë vëndësitë: leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t’arrihet’ e të punohetë sa të mundetë më tepër, që të mos ketë Shqipërija aqë shumë nevojë të sjellë nga këto së jashtësmi.