Shqipëria është një cop’ e Tyrqisë s’Evropësë. Qëndrimi’ i saj si është sot është lidhurë me rojtjet të Tyrqisë n’Evropë; Tyrqia a do të ronjë edhe shumë kohë n’Evropë? Kësaj pyetjeje njeri s’i përgjigjetë dot a përgjegj’ e kësaj është jo. Tyrqia rojti shumë n’Evropë; pas kuvëndit të Berlinit dhjetë vjet besohësh të ronte; shkuanë njëzet, do-me-thënë rojti shumë. Kjo mbretëri s’ka bërë dhe s’bën gjë fare që të xgjatnjë rojtjen’ e saj. Si një i sëmurë, që s’bën ç’i thonë shëronjësitë e i vë krusmënë trupit të ti, ashtu edhe kjo mbretëri po bën gjithë ç’duhetë për të shkurtuarë ditët’ e saj. Nuk’ e dimë edhe sa kohë munit të ronjë n’Asi edhe është jashtë qëllimit tënë të flasimë për atë; po n’Europë jetën’ e ka fort të shkurtërë. Shqipëria s’ka bërë themel as ka lëshuarë rënjë më vetëhe; ron mi themelt të gremizurë të Tyrqisë e me rënjët të kalbura t’asaj. Me të rënët të kësaj stihije së madhe, do të bjer’ edhe Shqipëria e do të shtypetë nënë gërmadhat të rënda t’asaj.
Kombet’ e tjerë të Tyrqisë s’Evropës kanë zën’ e po bëhenë gati që kurthi, që të mundinë të qëndrojnë më vetëhe të tyre e të mos shtypenë nënë gërmadhat të Tyrqisë. Këta kombe ngjajnë m’ato barëra, q’ushqehenë e shëndoshenë nënë dëborët të dimërit edhe, kur hiqetë kjo barr’ e ftoht’ e e rëndë nga faq’ e dheut, ato zën’ e lulëzojnë e xbukurohenë në çast. Po Shqipëtarëtë, që kaqë qint vjet etëhu janë varurë më Tyrqit, sado q’e shohënë që kjo stihi e madhe, q’e thonë Tyrqi, ësht’ e shëmburë e ditë me ditë po i bjenë strehëtë, prapë s’heqinë dorë nga të psheturit nënë të. Kjo dëbor’ e kaqë qintsh vjet, që ka ushqyerë nënë të kombet e tjerë, Shqipërisë i ka djegurë rrënjëtë me të ftohëtit të saj; Shqipëria ka ngrir’ e është tharë në këtë dimërë të gjatë të tiranisë së zezë, me gjithë që s’është shkelurë aqë sa vëndet’ e tjerë.
Pun’ e Maqedhonisë u vu përmi cohët të gjelbërë të diplomatisë, a kështu a ashtu do të marrë një funt; Rumelia nukë do të mbesë si është; Tyrqet do t’u pritenë pakë thonjtë, e do të mos rjepinë më kombet’ e këtyre vëndeve: thirjetë kombevet do të dëgjohenë e të drejtat e tyre do t’u epenë. Atëherë Shqipëtarëtë a do ta nxjerinë zënë, a do të kërkojn’ edhe ata të drejtat’ e tyre? Apo do të përpiqenë gjer n’orët të fundit për të mbajturë tiranin’ e Tyrqet mi kryet të tyre e të tjerëvet kombe? Këtu është puna.
Sa afrohet koh’ e të ngriturit të tiranisë së zezë të Tyrqet, aqë çeletë shpres’ e shpëtimit të kombevet, që rënkojnë nënë të. Pamë më siprë që Shqipëtarëtë me kohë kanë qënë shokët’ e Tyrqet e jo robërit’ e tyre; po sot ata heqinë më të madhenë tirani, ata janë shkelurë e shtypurë më keq se gjithë. Kur është kështu, pse gjithë kombetë përpiqenë ta hedhinë së sipërmi këtë hije të rëndë, e Shqipëtarëtë duan ta mbajnë? Apo nukë shohënë që po i vënë krahëtë një muri, që po gramizetë e do t’i shtypnjë duke rënë mi ta? Shqipëtarëtë janë si një njeri, që ka rënë në dett e di të bënjë not mirë, po duanë, duke shpëtuarë, të shpëtojnë edhe Tyrqitë, të cilëtë kanë rën’ edhe ata në dett edhe s’dinë not; po këta të mallëkuarë nukë len’ atë që di not, t’i zërë nga duhetë e t’i nxjerë jashtë ujit, po i zën’ ati të dy këmbëtë a një këmb’ e një dor’ edhe s’e lenë të bënjë not. Kështu edhe vet komb’ i tyre po mbytetë edhe kombinë shqipëtar po e heq me vetëhe mu në funt itë detit e po e mbyt. Shqipëtari, që po e sheh këtë rezik me sy, pse e le vetëhenë në duart të këti të ligu e të pamëndi, që s’munt të shpëtonjë vetëhenë edhe as le ta shpëtojnë, po kërkon të mbytnjë me tradhëti edhe ata që duanë ta shpëtojnë? Ç’duhetë të bënjë një njeri, që bije në një rezik të këtillë? — T’i apë një shkelmë të shëndoshë këti tradhëtori, që kërkon ta mbytnjë, ta dërgonjë në funt të detit edhe të shpëtonjë vetëhen’ e ti. Kjo është udh’ e shpëtimit e jo tjatërë.
Tyrqia as munt të ronjë paskëtaj, as do të ronjë, edhe as duhetë të ronjë. Shqipëtarëtë po që të duanë të mos ndahenë nga Tyrqia, duhetë të humbasinë bashkë me të. Ky është një njeri i vdekurë; sado ta duamë të vdekurinë, duhetë ta vëmë në dhet; të duamë të mos ndahemi soje, është si të duamë të hyjmë në varrt me të bashkë. Ay qelbetë, u qelp, s’e mbaj më dot më, se kundërmon botënë.
P’andaj themi prapë që Shqipëria, si ka rojturë gjer më sot, paskëtaj s’ron as pakë. Le që Tyrqia ësht’ e vdekurë edhe s’munt të ronjë me të; po edhe sikur të ngjallësh kjo mbretëri e të ronte edhe ca koha, Shqipëria prapë do të mos muntte të ronte, se ngjallj’ e Tyrqisë është vdekj’ e Shqipërisë. Pamë më siprë qysh Tyrqitë u lidhinë duart’ e këmbëtë Shqipëtarëvet edhe i mbajnë t’i hanë e t’i përçajnë të tjerëtë (grekët, shqehtë etj). Shqipëria gjer më sot e ka mbajture kombërin’ e gjuhën’ e saj, po paskëtaj s’e mban dot, po s’bëri edhe ajo shkolla e të vejë mbarë në diturit; po qeveri’ e Tyrkut Shqipëtarë s’e le të hapnjë shkolla e të shpjerë përpara gjuhën’ e ti, kur të tjerëtë, armiqët’ e saj edhe të Shqipërisë, i le të dlir’ e të çpenguarë të bëjnë ç’të duanë.
Kështu të jetë që të ronjë Tyrqia edhe ca vjet, do të mos mbetetë më Shqipëri, po ky vënt do të jetë copëtuarë për jetë (në mes të grekëve e të shqehve).