- Gjëja që gjëndet rrallë — është e shtrenjtë, edhe e drejta — pse është e shtrenjtë — rrallë gjëndet.
- Gabimet që harrohen, përsëriten.
- Një fatkeqësi që vjen papritmas duket e madhe, fatkeqësia që shikohet për së largu dhe matet me kompasin e arsyes, nuk ndihet fare.
- Edhe fatkeqësia ia verbon njeriut sytë ashcu si lumturia; kush e ka pësuar mund të gabohet edhe me një shpresë fare të dobët.
- Njeriu është gjithnjë në dëm pse llogarit gjithënjë borxhet dhe mëkatet e tij.
- Sikundër që bleta prodhon mjaltë çdo vit dhe pjergulla jep rrush çdo vit, edhe njeriu, pasi të ketë bërë një mirësi, nuk duhet të ndalet duke u lavdëruar, por të përpiqet për të përsëritur atë mirësi.
- Gjuha është e verbër, po mirëkuptimi është ai që ia tregon rrugën.
- Kurora nuk është një e mirë, është një barrë e rëndë; nuk duhet ta kesh zili fronin e të kurorëzuarit, duhet uruar që të ketë sukses ai që duron një barrë të tillë të rëndë për dobinë e përgjithshme.
- Nënshtetasit e atij sunduesi, të cilit shkopi i drejtësisë i shkëlqen më shumë se shpata e trimërisë, janë të qetë e armiq të shpartalluar.
- Detyra e parë e atij që është në krye të qeverimit të një bashkësie është mënyra e të zgjedhurit të njerëzve që do të kryejnë punë.
- Ajo që bën të lumtur një komb nuk është vetëm mendja dhe zotësia e udhëheqësit të tij, por kryesisht morali dhe natyra e tij.
- Forca i shtyp kryengritjet, drejtësia dhe mëshira e bën të pamundshme përsëritjen e tyre.
- Ajo që e ngroh popullin e qetësuar pas kryengritjes ndaj qeverisë së tij, është që qeveria të harrojë kryengritjen e tyre, t’i konsiderojë si besnikë dhe t’i trajtojë me atë mënyrë.
- S’ka gjë më të vështirë se të larguarit e zakoneve të këqia nga një popull, e megjithëkëtë s’ka punë më të mirë se ajo.
- Kush dëshiron të vërë në rrugë të mirë një popull, më parë duhet të përpiqet të fitojë sirapatinë e besimin e tij.
- Madhështia është krimbi i pasurisë, kurse lakmia për famë, krimbi i lirisë.
- Talismani, për të qeverisur me lehtësi dhe për ta kënaqur një komb: nëpunësve dhe luftëtarëve — grada sipas zotësisë, bujqve — bukë, tregtisë — mbrojtje, letrarëve dhe dijetarëve — liri, shkencëtarëve dhe artistëve — nderim.
- Ndryshimi i gjuhës, i dokeve dhe i ligjeve i dallon kombet njërin nga tjetri; lakmia shkakton armiqësinë në mes tyre; vetëm tregtia përpiqet t’i bashkojë kombet.
- Keqbërja ia shqyen barkun shkaktarit ashtu si akrepi.
- Një pjesë e një bashkësie po të pranojë ndihmën e huaj për t’u ndarë më vehte, përveçse ka bërë fli të mirën e përgjithshme për të mirën c vet. edhe dobinë e vet ua ka lënë të huajve.
- Prika ka bërë që të dobëtit të bëhen me dëshirën e tyre skllevër të të fortëve.
- Sadoqë frika është e dëmshme në vetvete, të kesh frikë nga ligji dhe opinioni publik është e dobishme për individët dhe për shoqërinë.
- Një qeveri, e cila s’lë të qetë njerëzit e ndershëm, nuk është në gjendje të frikësojë të pandershmit dhe nuk mund t’i përmbajë ata, është një mijë herë më e keqe se anarkia; sepse ajo gjëndet kundër të pandershëmve bashkë me të ndershmit.
- Vendi kryesor ku zbret lakmia është varri i njerëzve të mëdhenj.
- Lakmia është hija e madhështisë.
- Ajo që tregon dobësinë e zemrës (mospasjen e kurajos), është kalimi nga frika në shpresë dhe nga shpresa në dëshpërim.
- Njerëzit e zakonshëm zemërohen për fjalët tallëse që thuhen kundër tyre; njerëzit me mendime (ose ide) të mëdha dhe të larta nuk u japin fare rëndësi, pse ata dinë se s’mund të preken nga ato fjalë.
- Po të mjaftonte vetëm përvoja për ta bërë njeriun të talentuar, të zotin, të drejtë dhe t’i mësojë mirësjelljen, aktorët e teatrove do të ishin njerëzit e parë në botë (që do të kishin përfituar vetitë e përmendura).
- Njeriu përpiqet të shërojë sëmundjet e trupit të tij, por nuk mendon fare për shërimin e atyre të mendjes.
- Nëse jeta është një dru i rairë, vdekja është pema e tij, nëse jeta është një varg vuajtjesh, vdekja është fundi i tyre.
- Të dashurosh është një lumturi, të kesh mëri është një vuajtje; dashuria është një shenjë nga parajsa e armiqësia nga skëterra.
- Është shumë lehtë të zbresësh nga vetitë e mira në vese të liga, nga liria në robëri, por është vështirë të ngritesh përsëri.
- Ka disa situata shumë të vështira, të cilat mund të kapërcehen vetëm me anë të drejtësisë, kurajos dhe zotësisë së vërtetë; atëherë (d.m.th. në gjendjen e vështirë) fama e gënjeshtërt, e fituar në kohën normale, nuk vlen kurrëgjë.
- Në botë ka shumë asi që mund të projektojnë reforma në letër, por ka shumë pak asi njerëz me zotësi për t’i vënë në jetë.
- Janë gjëra që nuk pajtohen: absolutizmi me lirinë, pakënaqësia me qetësinë, shkelja e ligjit me rregullin.
- Shumë rrallë del e mundur dhelpëria në luftë me nderin.
- Eshtë një zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit.
- Ata që i zë gjumi i pakujdesisë me nananinat e lajkatarëve, janë fëmijë në botën e mendjes e të zotësisë.
- Detyra e parë e qeverisë është të mos bëhet padrejtësi nga ana e gjykatave.
- Të gjithë ata që shkojnë në luftë, janë të fortë; por forca e disave është te krahët dhe e disave te këmbët e tyre.
- S’ka gjë në botë që nuk është më me zor se mendimi.
- Ata që tregojnë trimëri të madhe pa hasur në një vështirësi, të shumtën e herës, dorëzojnë armët porsa bien në vështirësi.
- Kur njeriu ka një mendje të shëndoshë dhe qëllime të mira, kjo është një mrekulli.
- Kombet e lira e duan sovranin e tyre, ata që janë të robëruar e kanë frikë.
- Mos u lodh të numërosh fajet e mikut tënd, sepse këtë shërbim e bëjnë me kënaqësi armiqtë e tij.
- Ai njeri që arrin të zhdukë një të mijtën e veseve të liga dhe të besimeve të kota të kombit të tij, ka bërë një të mirë shumë të madhe në botë.
- Porca, zotësia dhe fati mund të pushtojnë një vend; por atë vend nuk mund ta ruajë (që të mos dalë nga dora) askush veçse drejtësia.
- Njeriu që ka lindur i verbër është e pamundshme të marrë me mend se ç’është zjarri; megjithëkëtë ai di se në botë është një gjë që quhet zjarr dhe di se zjarri të ngroh.
- Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapëseprapë njeri është; njeriu që është i privuar nga këto dy të mira mund të jetë çdo gjë në botë, por njeri nuk mund të jetë.
- Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimin e asaj arme. Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinë e tij dëmton veten dhe të tjerët.
- Pika më e mirë e pasurisë është ajo që nuk është as shumë larg nga varfëria as shumë afër saj.
- Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has në vështirësi.
- Franklini thotë: “Diplomacia është të flasësh shumë gjëra kur s’ka gjë për të thënë dhe të heshtësh kur ka shumë gjëra për të thënë.”
- Nuk mund të prekë njeriu sedrën e atij që di gradën e vet.
- Ashtu siç e forcon lëvizja trupin, mendimi forcon mendjen.
- Puna e njeriut qëndron më shumë se eshtrat e tij (d.m.th. ndërsa eshtrat kalben një ditë pema e punës del në shesh).
- Njeriu nuk duhet të harrojë se mbetet pas tij (d. m.th. pas vdekjes) çdo gjë që ka bërë dhe çdo fjalë që ka thënë.
- Është lehtë të japësh një gjë, të kërkosh një gjë prej ndokujt është shumë zor; megjithëkëtë, ata që kërkojnë janë shumë, ata që japin fare pak.
- Rregulli dhe shpnekëria(1) krijojnë lumturi dhe qetësi që s’mund t’i sigurojë asnjëherë pasuria.
- Ahmarrja është një thikë me dy teha që vihet ndërmjet zemrës së ahmarrësit dhe armikut të tij.
- Bota është një shtëpi kumari (bixhozi). Ata që janë mjeshtër të lojërave, që luhen në të, zhveshin ata që nuk dinë.
- Gjëja kryesore që formon një komb është morali i tij.
- Vetëm armëpushim mund të ketë në luftën e dashurisë; paqeja nuk është e mundshme.
- Për çdo vuajtje që pëson zemra i ngarkon shumë faje mendjes; por dashuria e akuzon mendjen më shumë se të tjerat.
- Pjala e një njeriu të ndersbëm nuk është e shtrenjtë për të zotin, por është shumë e vlefshme për të gjithë.
- Fjala është dokumenti më i fortë midis njerëzve të ndershëm.
- Sikundër që pesha e barrës e lodh trupin, edhe ëndërrimet e tepruara e lodhin mendjen.
- Në ka pak qetësi në botë, edhe ajo gjëndet te njerëzit me mendje të lehtë, ata kënaqen me gëzime të vogla dhe harrojnë vuajtjet e fatkeqësitë e mëdha.
- Mashtruesit nuk jetojnë në sajë të mjeshtërisë së tyre, por në sajë të padjallëzisë së njerëzve të thjeshtë.
- Gjëndet shumë rrallë një grua që të mos e bëjë të pendohet të paktën një herë në ditë burrin e saj pse është martuar dhe të mos i ketë zili beqarët.
- Dashuria për arin hy në botë në shumë forma dhe quhet me shumë emra.
- Ambiciozi është një palaço; bëhet mik, bëhet armik si t’ia kërkojë interesi, bëhet këshillues, bëhet predikues, qan, qesh, shkurt çkado që bën bën për interesin e tij; asnjë punë e tij nuk është e sinqertë, në çdo punë të tij fshihet një interes personal.
- Është e preferueshme jeta e bashkëshortëve që jetojnë në grindje të vazhdueshme.
- Do të kishte shumë njerëz të lumtur në botë po të vazhdonte dashuria edhe pas martesës, si para martesës.
- Detyra e burrit ndaj gruas është ta dojë dhe ta mbrojë atë, ai që kërkon të bëhet sundues i gruas, del nga të qenët taurrë i saj.
- Është një tregti martesa që bëhet duke lakmuar pasurinë e gruas; është një çthurje martesa e bërë duke lakmuar bukurinë e saj; është një skllavërim martesa e bërë duke lakmuar pozitën e lartë të farefisit të saj; Martesë e vërtetë është ajo që bëhet me zgjedhjen dhe pëlqimin e të dy palëve.
- Burri që nuk është i mirë për gruan, nganjëherë është i mirë për fëmijët e tij; por gruaja që nuk është e mirë për burrin, edhe për fëmijët nuk vlen kurrë.
- Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
- Ia shton mosbindjen të pabindurit ai, me të cilin ka të bëjë, që nuk është i rreptë, e ajo që e bën të bindurin të mos bindet është rreptësia e përdorur kundër tij.
- Ligji, i cili cakton një dënim që dëmton njerëzinë aq sa edhe delikti vetë ose më shumë, nuk është ligj, por një shpagim kundër shoqërisë.
- Sado i madh të jetë faji i një njeriu, ligji nuk ia heq nga dora mjetin e jetesës.
- Sa e dëmton njeriun një dentist, i cili në vend të një dhëmbi të dëmtuar i heq një dhëmb të shëndoshë, duke qenë e ngarkuar për të ndeshkuar fajtorët — edhe gjykata që dënon një të pafajshëm, po në atë shkallë e dëmton njerëzinë.
- Gjykatësi, i cili nuk i ndëshkon fajtorët, mund të numërohet neglizhues, por një gjykatës që ndëshkon të pafajshmit është vetë një kriminel dhe gjakpirës.
- Kur dielli duket sheshit, a mund t’i thuhet gënjeshtar atij që thotë se është ditë?
- Gjykatësi, i cili ndëshkon të pafajshmit, njollos emrin dhe famën e vet.
- Njeriu trishtohet nga një gjë e vogël, e me një gjë të vogël ngushëllohet.
- Zbulimet dhe shkencat përparojnë nga shekulli në shekull, se mirësia dhe keqbërja ngelin të pandryshuara.
- Pasi njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me gjendjen e tij, perëndia i ka dhënë shpresën dhe vagullinë për t’u kënaqur.
- Po ta dinte çdo njeri se çka thonë të tjerët për atë në mungesë të tij, nuk do të gjendeshin dy miq në botë.
- Po të jenë të fjetura ndjenjat personale, janë të zgjuara e drejta dhe e vërteta.
- Njeriu është si diamanti: sa më pak njolla të ketë, aq më vleftë të madhe ka.
- Më e ndershmja grua është ajo, për të cilën nuk flitet.
- Në fjalorin e natyrës nuk gjendet fjala robëri.
- S’ka grua që ta ketë bjerrë çështjen e saj duke heshtur.
- Zgjuarësia te e shumta e grave nuk sjell shtimin e mendjes së tyre, por atë të marrëzisë së tyre.
- Te porta e nderit duhet të jenë roje mirëvetia dhe besimi.
- Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
- Burrat ankohen kundër grave lozonjare, por s’kënaqen nga ato me qëndrim të rëndë (serioz). (D. m.th. s’kënaqen as me njerën as me tjetrën).
- Gruaja e ndershme dhe shpneshë është stoli e shtëpisë, lumtëri e burrit, lavdi e grave.
- Është më lehtë të durosh fatkeqësinë se sa të shpëtosh me anë <të vetëvrasjes.
- Sado e vogël të jetë mirësia (që don të bëjë njeriu), prapëseprapë një sakrificë është.
- Sa më e madhe të jetë stolia e një gjëje, aq më e vogël është dobia e saj.
- Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është nje mashtrues.
- Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, e humbet vlerën kur realizohet.
- Pema e mirësisë është kujtimi i mirë që mbetet në mendje.
- Mirësia që të bën një tjetër, formon një detyrim; ai që nuk mund ta shpërblejë është një myfliz (i falimentuar) i njerëzimit.
- Brendia e njeriut është e mbushur me atë që quhet “unë”; ajo që mendon al në çdo kohë, është kuptimi i kësaj fjale.
- Mirësia e bërë me hipokrizi e mërzit shpejt të zotin.
- Njeriu i përngjan qypit, kur është bosh tingëllon më shumë.
- Kur njeriu rri duke menduar vetë me vete, të shumtën e herës mendon për lartësimin dhe lumturinë e vetë.
- Njeriu është një inxhinier, i cili çdo ditë vizaton planin e jetës së tij, mirëpo arkitekti nuk përfill asnjë nga planet e atij dhe nuk zbaton asnjërin prej tyre. Megjithkëtë, ky inxhinier nuk heq dorë nga hartimi i planeve.
- Po të mos ishte ëndërrimi për lumturinë e dëshiruar, nuk do të kishte njeri të lumtur në botë, sepse ëndërrimi i një lumturie është më i mirë se realizimi i saj (sepse pastaj do të dëshirojë një gjë tjetër).
- Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
- Të gjithë e duan thjeshtësinë, disa e lavdojnë. pak vetë e zbatojnë, asnjëri nuk e dëshiron.
- Është marrëzi të presësh shërimin e një vuajtjeje nga ai që e ka shkaktuar.
- Sa e ëmbël është mëshira, aq e hidhur është ta kërkosh (nga të tjerët).
- Mos diskuto me partizanin (e një çeshtjeje); sepse po të jesh pro anës që përkrah ai, diskutimi mba ron para se të ketë filluar, po të jesh kundër, duhet të grindesh me të.
- Nuk duhet diskutuar me atë, që hedh poshtë një çeshtje pa dëgjuar argumentet.
- Nuk mund të na bëjë të lumtur gjëja që nuk na e përmirëson gjendjen tonë.
- Çdo njeri që të do nuk mund te numërohet mik i vërtetë; miq të vërtetë janë ata që — përveç dashurisë — janë të taashkuar edhe në mendim dhe princip.
- Të miqësohesh me njerëz të ligj dhe vete të jesh i mirë, është si të jesh hamall qymyri dhe të mbesish i pandyrë.
- Gjuha është një organ i trupit. Nga ajo mjekët kuptojnë gjendjen shëndetësore të trupit e dijetarët atë të mendjes.
- Lot i vërtetë i syrit është ai që derdhet për fatkeqësi të vërteta.
- Sakrifica, e cila nuk i sjell ndonjë dobi njeriut, e sidomos shoqërisë, nuk është sakrificë, por marrëzi.
- Bota është banesa e njerëzimit, njerëzit ndryshojnë, por njerëzimi mbetet gjithmonë.
- Kush ka dhimsuri dhe ndjenja, njihet nga lotët e syve të tij; lotët e syve të derdhur nga çdo njeri, nuk janë të njëjtë.
- Për dashnorin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
- Njeriu, që të bëhet edhe më i zoti, nuk duhet të harrojë atë që ka mësuar.
- Njeriu që e çmon veten e tij shumë të zotin, nuk mund të kënaqet asnjëherë me punët e tij, sepse nuk mund të shohë asnjë shenjë në punën e tij nga zotësia e tij e ëndërruar.
- Është një punë e mirë të bëhesh më i zoti se shokët e tu; por është një punë shumë e rrezikshme të shfaqësh veten tënde si të tillë.
- Është një zotësi e madhe t’i shikosh dhe t’i kuptosh vetë punët e bashkë me këtë të dëgjosh vërejtjet dhe këshillat e atyre që kanë njohuri.
- Kush pëson një fatkeqësi, ngushëllohet kur edhe tjetri pëson një fatkeqësi të atillë, ose edhe më të madhe. Kuptojeni natyrën e njerëzve!
- Rrallë vjen fatkeqësia vetëm.
- Të dëshpërohesh për një gjë pa rëndësi, do të thotë të shpërdorosh një mirësi të lartë siç është jeta.
- Edukimi e mund natyrën, sepse e pastron zemrën e njeriut nga veset e liga, që ka vendosur natyra, dhe e mbush me veti të mira.
- Shkaqet kryesore që na brengosin janë interesi dhe lakmia.
- Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
- Profesioni më i keq është të jesh pa profesion.
- Njeriu me moral të mirë dhe me mendje të shëndoshë është lavdia e bashkatdhetarëve të tij.
- Gëzimi shkaktohet nga një gjë e vogël, por vlen sa një jetë që kalohet në mërzi dhe në mendime.
- Ashtu si ka nevojë trupi për ushqlm, edhe shpirti ka nevojë për edukim.
- Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.
- Të shumtën e herës janë të barabarta prirjet e njeriut ndaj së mirës dhe së keqes; veçse kontakti dhe edukimi dobëson njërën anë e forcon anën tjetër. Është lehtë të shdukësh ligësitë natyrale të njeriut me anë të edukimit; por është e pamundshme të largosh ligësitë që i ka rrënjosur në zemër të njeriut edukimi i keq dhe kontakti me njerëz të ligj.
- Edukata shumëherë i ngjan velit, i mbulon të metat e njeriut, por nuk i zhduk.
- Shumë vetë, duke u përpjekë të fitojnë konsideratë dhe nder, i humbasin ato.
- Janë shumë të pakët ata që ndodhen në mes të çthurrjes e çrregullimit dhe që janë të zotët të zgjedhin anën e pëlqyer.
- Ka shumë besimtarë (klerikë) në botë, të cilët e bëjnë popullin t’i neveritet feja.
- Shumica e atyre që nuk vlejnë për ndonjë punë në botë, për t’u ngushëlluar, bëhen asketë.
- Karakteri i butë bën që njeriun të duan të gjithë.
- Butësia e rreme është më e keqe se çdo ves tjetër; në vend që të simpatizohet nga të gjithë, bën që ta kenë mëri të gjithë.
- Butësia është e pëlqyer vetëm kur është bashkë me mendjen dhe zotësinë.
- Butësia e bën njeriun të fitojë gjithçka, përveç pasurisë.
- Butësia disaherë fiton më shumë se forca.
- Butësia e lindur nga dobësia, me shumë lehtësi kthehet në zemërim; butësia që ndodhet bashkë me forcën, është e qëndrueshme dhe e përhershme.
- Në bisedë duhet harruar të metat e çdo njeriu dhe duhet thënë meritat e secilit; por, sa për punë, duhet lënë mënjanë merita e secilit dhe duhet kujtuar të metat.
- Një cilësi që shumëherë e bën njeriun të arrijë një lumturi të madhe, më vonë shkakton privimin e tij nga ajo lumturi.
- Veset që, kur i kanë të tjerët na duken shumë të këqia, kur i kemi vetë na duken shumë të mira; shumë vetë, duke qortuar të tjerët, përshkruajnë veten e tyre.
- Pendimi është pranvera e vetive të mira.
- Pendimi, të shumtën e herës, nuk lind nga kryerja e një gabimi, por nga frika e pasojave të atij gabimi.
- Pendimi është një ndjenjë, e cila i mund të gjitha ndjenjat e njeriut.
- Pendimi lind nga vendimi i marrë pa u menduar.
- Ata të cilët blejnë çdo gjë që gjejnë me çmim të lirë, më vonë s’mund të blejnë gjëra, për të cilat kanë shumë nevojë. Për ta shtyrë njeriun që të blejë një gjë, duhet të jetë nevoja e jo rasti.
- Gjëja e panevojshme, sa do pak të kushtojë, prapë e shtrenjtë është; njeriut nuk i dhimbsen të hollat që jep për një gjë të nevojshme.
- Arka (e të hollave) dhe mësalla (sofra) janë dy anët e peshojes; po u çua lart njëra, ulet tjetra.
- Të hollat e fituara nga ahengxhinjtë dhe pijeshitësit kanë fare pak ndryshim nga ato që fitojnë kumarxhinjtë.
- Qyshkur gratë, në vend të gërshërës dhe të gjilpërës, filluan të mësojnë pianon, burrat u bënë trok.
- Është shumë lehtë të blesh një kësulë të re, por ajo kësulë e re kërkon të përtërisht dhe pallton.
- Ai që kursehet për një gjë të vogël të nevojshme, pëson dëm të madh; kush nuk ndërron një tra të kalbur të shtëpisë së tij, pa shkuar shumë kohë shtrëngohet ta ndërtojë shtëpinë rishtazi.
- Është më mirë të biesh i uritur se të zgjohesh në mëngjes nga kreditori.
- Po të vesh mënjanë një pjesë të fitimlt, e ke gjetur eliksirin për të kthyer bakrin në ar.
- Në vend që të ndërtosh dy oxhaqe, është më mirë të mbash një të ngrohtë.
- Kush don të ketë një shërbyes besnik, duhet t’i kryejë vetë shërbimet e tij, se s’mund të ketë njeri që t’i shërbejë me besnikëri më tepër se vetja e tij.
- Ashtu sikundër që gratë të shumtën e herës mbajnë në dorë një pasqyrë për të rregulluar të metat e stolisë së tyre, edhe shoqëria njerëzore nuk duhet ta largojë nga sytë pasqyrën e diturisë e të shkencës dhe të përpiqet që të përmirësojë të metat që sheh.
- Po të kemi bukën, mishin dhe qepët tona, tenxheren mund ta marrim nga fqiu.
- Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
- Po të luajë mësuesi ç’ka nuk bëjnë nxënësit.
- Ngatrrestari gjithmonë u futet njerëzve të mirë, sepse s’mund të fitojë gjë nga të ngjashmit e vet.
- Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
- I ligu i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda edhe më i zi.
- Mba largësi të madhe në mes teje dhe të ligut.
- E gjithë bota është një pasqyrë, çka bën njeriu, atë e sheh në të.
- Janë fare të pakta aksionet që bëhen në botë vetëm për t’i shërbyer atdheut ose njerëzimit; njerëzit janë skllevër të interesave personale; edhe sakrificat për hir të atdheut bëhen pse interesat personale janë të lidhura me ato të atdheut.
- Secili nga ata, që i shërbejnë bashkarisht një qëllimi, ka një qëllim të tijnë të veçantë. Kjo del në shesh kur arrihet qëllimi i përgjithshëm dhe fillon përçarja.
- Interesxhiu djeg shtëpinë e fqiut për të zier vezën e vet.
- Janë të pakët ata që bëhen të fortë e fitojnë influencë dhe i shërbejnë njerëzisë; shumë persona dëshirojnë të jenë të fortë e me influencë vetëm për t’u rënë në shpinë të tjerëve.
- Jeta e njeriut pas arritjes në pjekuri kalon duke vuajtur nga gabimet që ka bërë në rini dhe duke u përpjekë të ndryshojë mendimet e tij të formuara dikur.
- Ziliqari do të kishte plasur po të mos ëndërronte pusa nën këmbët e atyre që u ka zili.
- Si natyra që në çdo stinë të vitit merr një pamje tjetër, edhe e vërteta e sendeve e morali në çdo stinë të jetës duken në një formë tjetër.
- Ç’është shëndeti për trupin, forca dhe gjallëria është për mendjen. Ashtu sikundër që trupi i shëndoshë kryen çdo punë dhe përballon çdo vështirësi, edhe mendja e mprehtë dhe e gjallë e gjen zgjidhjen e çdo vështirësie dhe nuk mbetet asnjëherë në pamundësi.
- Shpnekëria(2) është vëllai i kopracisë, duhet kujdesur të mos bashkohen.
- Nuk mund të ketë pasuri pa shpnekëri.
- Ata që kërkojnë gjithmonë të kenë të drejtë, gati gjithmonë s’kanë të drejtë.
- Gjithësecili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është për t’u qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet; por s’ka poshtërsi më të madhe se të vesh atdheun në rrezik për interesa personale.
- Gjërat më të shtrenjta në botë janë nderi, dinjiteti dhe atdheu. Ata, të cilët për interesa personale sakrifikojnë dashurinë e atdheut, kanë sakrifikuar edhe nderin e dinjitetin e tyre.
- Asgjë nuk e mërzit njeriun sa fjala e atij që kuptohet se ç’do të thotë posa të hapë gojën.
- Qëllirni i fjalës është të thuash atë çka duan të mësojnë ata që dëgjojnë, ose të thuash një gjë që duan ta dëgjojnë. Mirëpo, nëntëdhjetë e nëntë për qind e fjalëve që fliten thuhen vetëm pse don të flasë ai që flet.
- Përsosrnëria e ligjit lind sigurinë, siguria punën, puna pasurinë.
- Mirëqenia dhe lumturia e njeriut varet nga një ligj i përsosur dhe nga zbatimi i tij të përpikët.
- Justifikimi nuk mund të jetë i dëlirë nga gënjeshtra; po të stërhollohet, kuptohet se është i përbërë nga gënjeshtra dhe lajka.
- Fajet e të tjerëve bëhen shkak të korrigjojmë tonat.
- Mirësia që bëhet në botë i ngjan një guri të hedhur në një shpellë të thellë, që sado që humbet që të mos gjendet më, për shumë kohë i dëgjohet jehona përreth.
- Pjala për njerëzi dhe dashamirësi, që del nga goja e ngatrrestarit dhe keqdashësit, trishton njeriun si fëshfëllimi i gjarpërit.
- Mos kij frikë nga arliku që të frikëson; ruaju nga arliku që të tregohet i shenjtë.
- Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
- Çka s’mund të të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku.
- Veset e liga aq shumë i kanë pushtuar rrugët e jetës sa që vetive të mira u ka mtaetur vetëm një rrugicë e ngushtë dhe e errët.
- Pasuria më e sigurtë është talenti dhe karakteri i pëlqyer.
- Pasi ambiciozi nuk do asnjeri përveç vetes së tij, as atë nuk e do kurrëkush.
- Të duash veten tënde do të thotë të mos duash të tjerët, të mos duash të tjerët do të thotë të mos duhesh nga asnjëri, të mos duhesh nga asnjëri domethënë të mos duash veten tënde.
- Njeriut i shtohet dashuria ndaj vetvetes, kur sheh se dashurohet nga të gjithë; kur e kanë mëri të gjithë, fillon të ketë mëri edhe veten e vet.
- Pleqëria nuk është jetë.
- Shumica e gjërave që na pëlqejnë janë në kundërshtim me të drejtën.
- Ashtu sikundër që trathëtia shkakton mosbesimin, edhe mostaesimi shurnëherë lind trathtinë.
- Atij që kërkon shumë gjëra, nuk duhet t’i jipet asgjë.
- Fqiu yt, i cili të mbyll një dritare të shtëpisë sate dhe mbasi të lë shtëpinë pa dritë, ndoshta të mbyll edhe portën dhe do të përpiqet të shembë edhe pullazin.
- Po ta mësosh qenin të të hajë këpucët e vjetra, mos dysho se një ditë do të të hajë edhe të rejat e do të të lërë zbathur.
- Mospranimi i një kërkese nuk lë vend për një kërkesë tjetër.
- Nuk është forca ajo që mbron të drejtat e një njeriu apo të një shteti, por guximi.
- Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
- Kush tregon trimëri pasi ka ngrënë dajak, tregon se nuk është i ngopur me aq sa ka ngrënë.
- Akrepin që gjen në shtratin tënd mos e hidh për tokë, mund të dalë përsëri në shtratin tënd dhe të të helmojë.
- Po e pe gjarpërin, shtypja kokën; po të gjeti të hutuar, nuk të lë gjallë.
- Nuk mund të qëndrojnë bashkë liria e forca shkatrrimtare.
- Krimet dhe barbarizmat më të mëdha që bëhen në botë, janë ato që taëhen në emër të lirisë.
- E keqja më e madhe në botë është ajo që bëhet duke u menduar për të mirë.
- Bashkimi i mëshirës dhe i forcës, në një vend sjell drejtësinë dhe lirinë.
- Në peshoren e drejtësisë, i dobëti është gjithmonë më i lehtë (atje ku mbretëron padrejtësia).
- Njeriu i rritur në robëri nuk mund ta dijë vlerën e lirisë, i rrituri në liri nuk mund të durojë robërinë.
- Nuk është për t’u çuditur po nuk u pa patriotizëm prej atyre që shiten si atdhedashës, sepse duke shitur herëpashere, natyrisht, u është sosur.
- Njeriu më i lumtur në botë është ai që jeton me mundin e vet e pa qenë falënderues i askuj dhe që u bën mirë pak a shumë të tjerëve.
- Sa më i varfër të jetë njeriu, më të pakta i ka nevojat; duke u pasuruar, pasi i shtohen nevojat dhe kështu, pasi ndodhet gjithmonë në ngushticë, pasuria ka fare pak vend në kapitullin për t’i bërë njerëzit të lumtur.
- Ai që tregohet filantrop kur është në mjerim, ndryshon mendim kur arrin në mirëqenie.
- Mund të ketë miq të sinqertë ndër ata që vijnë për ngushëllim, por rrallë ndër ata që vijnë për urim.
- Ka shumë nga ata që qajnë pse i dhëmb koka një personi në pozitë të lartë; por kur ai e humb pozitën, nuk qan njeri për të edhe sikur të vdesë.
- Sikundër që libri dëmtohet duke mos u hapur e lexuar dhe i ngjiten fletët njëra me tjetrën, edhe kujtimet e mtaetura në mendjen e njeriut harrohen po nuk u sollën në mendje herëpashere.
- Gruaja e burrit xheloz duhet ta konsiderojë të shoqin të sëmurë dhe të përpiqet të mos i largohet nga shtrati.
- Xhelozia është humnera e dashurisë.
- Xhelozia e burrit mërzit gruan; xhelozia e gruas të shumtën e herës kënaq burrin.
- Xhelozia vjen bashkë me dashurinë, por nuk ikën bashkë me të.
- Po deshe të kuptosh se cilin e do një fëmijë, jepi një dhuratë dhe shiko se kujt ia tregon — ai është ai që fëmija e do më shumë; po deshe të provosh se cilin do më shumë gruaja, provo të kundërtën e kësaj.
- Gruaja harron shpejt moshën e saj; por s’ka grua që të mos dijë sa vjeç është secila nga ato që njeh.
- Po shkove për t’u mbytur, zhvish petkat; ato i vesh burri i gruas sata.
- Sa do shumë shpenzues të jetë burri i gruas shpneshë, ai nuk hy në borxhe.
- Një punë prej pesë qindarkash që kryen gruaja në shtëpi me duart e saj, shpëton të shoqin nga një shpenzim prej 100 lekësh.
- Është e pamundshme të mos dashurojnë njëri — tjetrin gruaja e burri punëtor dhe të ndershëm.
- Gratë që kanë marrë një edukim të pakët, nuk i kënaq e mira me punë të vogla; por ato që janë të edukuara me të vërtetë, dinë se kjo është puna kryesore e tyre.
- Burri i gruas punëtore, por injorante, s’gjen kënaqësi në shtëpinë e tij dhe shtrëngohet ta kalojë kohën jashtë; megjithëkëtë jeton në mirëqenie dhe rehati. Burri i gruas dijetare, por që s’punon, në shtëpinë e tij gjen gjithmonë një shoqe për të biseduar dhe për t’u kënaqur në bashkëbisedim, por nuk i mbetet këmishë në trup. Sa i lumtur është burri i asaj gruaje që mban në një dorë gjilperën e në tjetrën librin.
- Nuk mund të ketë miq besnikë ai që nuk është vetë i tillë.
- S’ka gjë më të rrallë se dashamirësia.
- Cilësia për të bërë mirë dhe për të falur gabimet është hajmali e lumturisë.
- Mjerimi plotëson meritën e njeriut, por ia dobëson kujtesën.
- Gënjeshtari kapet më lehtë se topalli.
- Pasqyra më e bukur për njeriun është miku i vjetër që ia thotë të metat.
- Asnjë gjë nuk është e mbaruar kur çpiket e re; me kalim të kohës përmirësohet duke shkuar dorë më dorë.
- Mos i rri kaut përpara, mushkës prapa e imoralit në asnjerën anë.
- Puna më e mirë që ka bërë njeriu gjatë jetës së tij është ajo që e kënaq kur e kujton.
- Kush ka për udhëheqës shpresën, ka për shok varfërinë.
- Shpresa është ëndërra që shihet syhapur.
- Kuvendimi bëhet me bashkimin e halleve.
- Njeriu mendon veten e tij shumë të lartë, por po ta dëgjojë nga goja e një tjetri një të qindtën e lartësisë që ka menduar për veten e tij, mjafton me aq.
- Lajka është monedha qarkulluese më me vlerë në mes të njerëzve. Nga lajka njeriu ka vetëm këtë përfitim: duke dëgjuar për veti të mira, që nuk i ka, përpiqet t’i përvetësojë ato.
- Zbukurimi me fraza (të kota) i shkresave të rëndësishme është si lulëkuqet që mbijnë në arat e grurit; sado që ara duket shumë e bukur për ata që e shikojnë, lulëkuqja është e dëmshme për bujkun.
- Drejtësia sado që e hedh njeriun në shumë bela, më në fund e nxjerr në dritë.
- Njerëzit e shkencës janë vëllezër edhe sikur të jenë pjesëtarë të dy kombësive armike.
- Njeriu trim e shpirtmadh nuk e poshtëron armikun e tij, ai s’mungon të pohojë talentin dhe zotësinë e tij.
- Dituria nuk është për të poshtëruar të paditurit e për t’u bërë kryelartë, por është për të pasur dhimbësuri për të paditurit, për t’i stërvitur ata sa të jetë e mundshme, që t’i bësh ata të përfitojnë nga dituria që ke.
- Më i ligu i kopracëve është ai i diturisë, domethënë ai që nuk do të përfitojë njeri nga ato që di ai.
- Pema më e ëmbël është ajo e drurit që ka mbjellë njeriu me dorën e vet.
- Zgjuarësia dhe aftësia po s’qenë të shoqëruara me qëllimin e mirë dhe mirëdashjen, përveç që nuk hyjnë në punë, shkaktojnë edhe shumë dëm.
- Diamanti kudo që të jetë, sado që diamant është, nuk e beson njeri për të tillë kur është në gishtin e skamnorit.
- Ndërsa të metat e grave i kanë edhe burrat, meritat që kanë gratë janë të posaçme për to.
- Te gruaja është zemra, te burri është mendja më e fortë.
- Është e dyshiratë ndershmëria e atij që thotë se s’ka njeri të ndershëm në botë.
- Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre.
- Pati e fatkeqësia kanë edhe ngushëllimin e tyre.
- Njerëzit për të shtypur një tjetër, e shumëherë një të njohur të tyre, presin t’i rrëshqasë këmba.
- Po të merrej taksë për bukurinë dhe urtinë, nuk do të ishte nevoja për tagrambledhës, sepse çdo njeri këtë taksë do ta jepte duke e sjellë vetë. Më e çuditshme do të ishte se këtë taksë do ta jepnin para të tjerëve ata që do të kishin fare pak bukuri dhe mend.
- Gratë shumë rrallë bëjnë ligësi; të shumtën e herës bëhen shkak ose mjet i keqbërjeve të burrave.
- S’ka argëtim më të mirë për njeriun se puna.
- Puna është një godinë shumë e stolisur përbrenda dhe shumë e shëmtuar nga jashtë. Kush e shikon nga jashtë, s’don të hyjë, kush hy, gjen rehatinë e tij dhe s’don të dalë.
- Puna që është për t’u bërë, është një barrë në shpinën e njeriut, puna e kryer — një kolltuk i butë.
- Komandant më i zoti është ai që përdor vetveten.
- Po të mos ishte vdekja, a nuk do të ishte një vdekje jeta?
- I varfëri duhet të mbulohet me perden e nderit.
- Ka asi që vdesin për nderin, por ka më shumë asi që vdesin nga pandershmëria.
- Njeriu nuk duhet të ndahet nga një njeri i drejtë, por i pafuqishëm, për t’u bashkuar me një ngatrrestar të fortë; sepse, sado që i drejti i pafuqishëm s’ka mundësi të bëjë ndonjë të mirë, ngatrrestari i fortë është i zoti të bëjë çdo ligësi.
- Njerëzit s’kanë zili për atë që hyp në minare, kanë zili për atë që hyp dhe këndon bukur. Nuk thuhet i lumtur për atë që merr një nëpunësi të lartë, thuhet i lumtur për atë që plotëson mirë detyrën që ka marrë.
- Njeriu është i përbërë prej dy gjërash: një është trupi, i cili është i përbashikët me shtazët e tjera; tjetra është shpirti i marrë hua nga bota shpirtërore (ose ideale). Te disa njerëz përbërja e dytë është më e madhe, te këta shihet një ndjenjë e lartë; te të tjerët është më e madhe përbërja e së parës, te këta është ndjenja e ultë; këta të i’undit janë të afërt me shtazët: kush i përngjan ariut, kush majmunit e kush skiles.
- Njerëzit dallohen nga shtazët me ndjenja, me mend, me talent dhe përsosmëri. Sa më shumë ndryshim të ketë njeriu nga shtazët, aq më shumë njeri është.
- Nuk është faj për kalin pse nuk fluturon; por është faj të mos ecën mirë; nuk është faj pse qeni s’di të flasë, por pse s’mund të nuhasë. Nuk është faj për njeriun pse s’mund luanin, por është fajtor pse i mungon nderi e turpi, drejtësia, mëshira, besnikëria dhe dashamirësia.
- Është skllavëri t’i nënshtrohesh dëshirës së një njeriu, por nuk është t’i nënshtrohesh një ligji dhe rregulli. Gjithçka në natyrë, të gjithë yjtë që janë në qiell i nënshtrohen një ligji e një rregulli.
- Ligji është ekuilibri i shoqërisë njerëzore.
- Po i qethe dhentë një ditë më vonë, ferrat fitojnë ca kilogram lesh.
- Mos harxho sapun për plaçkën që lahet me ujë të ftohtë.
- Ata që janë bërë të përmendur me anë të veprave të tyre, ndoshta i kanë pasur fqinjtë e tyre më të urtë dhe më të ditur se ata vetë; por pasi ata s’kanë ndonjë vepër, nuk i njeh njeri.
- Nuk vlen asgjë mendja dhe zotësia e atyre që nuk u shihet puna.
- Kur do të nisësh një punë, mos mendo për vështirësitë që do të hasësh, sepse vendimi i prerë dhe vullneti mundin çdo vështirësi dhe të dërgojnë ku dëshiron.
- Nuk është për t’u qortuar ai që perkrah një gjë që e merr për të mirë; është shumë gabim të quhet njeri ai që di se është e keqe një gjë dhe e përkrah atë.
- Do të ishim të gjithë të lumtur po të çmonim nderin, mendjen dhe diturinë aq sa i japim rëndësi pasurisë, pozitës, gradës dhe dinjitctit.
- Ashtu sikundër që të hollat e arta dhe të argjendta të një shteti shkojnë edhe në tokën e armikut të tij, edhe mendimi e fjala e drejtë e një njeriu duhet të pranohet edhe nga ata që nuk e duan.
- Ta quajsh njeri atë që s’ka mendje, di’turi, nder dhe sjellje të mira, vetëm pse është në formën e njeriut, është si ta quash mollë një copë dylli, vetëm pse i përngjan mollës.
- Në aktet e para të shfaqjeve teatrale nëse fitojnë gjithmonë pasanikët, gjykatësit, oficerët dhe personat me influencë, në aktet e fundit të shumtën fitojnë të varfërit, lypësat, të shtypurit dhe të pafajshmit; kështu është edhe në jetë.
- Gjysma e fjalëve që flasin njerëzit miciis tyre përbëhen nga lëvdatat e të sharat për njëri-tjetrin e pjesa më e madhe e gjysmës tjetër është për ajrin, ujët, të ngrënët dhe të tjera gjëra pa rëndësi si këto, për të lodhur nofullat. Edhe shumica e fjalëve për punë bëhen më shumë se sa duhet dhe janë të padobishme.
- Njeriu nuk duhet të flasë pa kuptuar se ajo çka do të thotë është e dobishme ose do të shkaktojë kënaqësi.
- S’ka fjalë më të keqe se fjala e mirë e folur pa vend.
- Sipër sofrës nuk duhet të ketë libër e sipër tryezës së punës, gjellë.
- Në vend që t’i ai’rohesh një pasaniku, afroju një dijetari; kopracia e pasanikut s’të lë të përfitosh nga të mirat e tij; nga dituria e dijetarit, përveç që do të përfitosh, edhe nuk do të humbësh nderin tënd.
- Ai njeri që ka dëshirë të ketë një at që të mos ecën këmbë, pasi ta zotërojë këtë, nuk e zë gjumi natën për një karrocë.
- Asnjë gjë nuk futet në dorë pa dhënë diçka për të. Gjërat që mendohet se arrihen pa pagesë, janë blerë me vlera të mëdha si liria, nderi dhe dinjiteti.
- Kur të shohësh se për një çështje preferohen të tjerët kundrejt teje, mendo nëse ky preferim bëhet pse ata janë më të talentuar dhe më të zotët se ti, apo është e kundërta? Në është se preferimi është bërë nga talenti dhe zotësia e tyre, duhet të gëzohesh pse në atdheun tënd ka njerëz më të talentuar dhe më të zotët se ti; nëse është e kundërta, duhet të gëzohesh që nuk je në radhën e tyre, se është e qartë që këtë preferim e kanë fituar me një poshtërsi dhe me një punë jo të pëlqyer.
- Kur çdo njeri merr diçka nga tregu e ti nuk merr, mos i kij zili ata, sepse ti i ke në xhep të hollat që shpenzuan ata. Kur çdo njeri nderohet dhe kap një pozitë, ti, po mbete i privuar, mos u hidhëro, sepse nderi që ata kanë dhënë ka mbetur fitim pranë teje.
- Mos i vë t’aj fatit dhe rastit; po të hetosh punët dhe mënyrën e jetesës së njerëzve që u ke zili, do të kënaqesh me fatin tënd.
- Heronjtë e lashtë kanë fituar famë duke u zëne dhe mundur me diva shumë frikësues dhe me shtazë shqyese. Sa shumë diva dhe shtazë shqyese ka në pyllin e gjerë brenda zemrës së çdo njeriu; hero i vërtetë është ai që i mund këto e që pastron zemrën e tij.
- Njeriu kur është pranë të mëdhenjve s’duhet të kujdeset vetëm për t’i kënaqur ata, por të ketë mendjen të mos sillet në atë mënyrë që cenon nderin dhe dinjitetin e vet, sepse përveç që ndaj tyre do të humbë nderin dhe dinjitetin e vet, por as s’do të mund t’i kënaqë më dhe as që ka për të qenë pranë tyre.
- E shumta e njerëzve në vetmi pëlqejnë mendjen e tyre, e kur janë në shoqëri shkojnë pas mendjes së të tjerëve; por njeriu i madh nuk harron mendimin e vet as në vetmi as në shoqëri dhe as nuk heq dorë nga mendimi i tij.
- Ai që u shfaq dashuri të huajve, provon se është nga banorët e rruzullit të dheut dhe se zemra e tij nuk është një dhomë e veçuar, por një botë e gjerë që ka të bëjë me të gjitha anët e vendit të zemrave.
- Asnjëri nuk armiqësohet me njeriun modest; kryelarti ka fare pak miq.
- Është një hipokrizi të tregohesh shumë fetar.
- Njeriu nuk duhet t’i shfaqë as meritat as aftësitë e tij, as s’duhet të shpallë të metat dhe veset që ka, sepse e para është e shëmtuet, e dyta nuk sjell ndonjë dobi.
- Mendimet janë si diamanti, sa është zor të gjenden aq është zor të përpunohen.
- Mos e përçmo tjetrin pse tregon padijeninë e tij në një çeshtje; ka mundësi që në një çështje tjetër të ketë dituri më shumë se ti. Ai që ti e ke kritikuar pse nuk është i zoti në të ngarë të kalit, mund të kritikojë ecjen tënde.
- Vdekja i gjen ca njerëz në gjysmën e rrugës së parajsës e ca në gjysmën e asaj të skëterrës.
- Njerëzit më të mëdhenj në botë janë ata që kanë lënë vepra të mëdha; veprat më të mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerëzore.
- Njerëzit me famë të gënjeshtërt u ngjajnë pjatave të porcelanit të varura për stolisjen e një dhome; sado që duken shumë të bukura, prapa tyre s’gjen gjë tjetër veç pluhur e merimanga.
- Nata është krijuar për t’u qetësuar, e dita për të punuar, ata të mjerë që punojnë natën janë të shtypurit nga shoqëria njerëzore, përtacët (parazitët.) që nuk punojnë ditën, janë kusarët e shoqërisë njerëzore.
- Mund të numërohet i urtë në botë, vetëm ai që kupton shkallën e mungesës së urtisë së tij.
- Trimi i mirë e din sa i pret shpata.
- Kush del në pullazin e xhamisë, kur shikon tëposhtë, e kujton veten lart në qiell, kur shikon minarenë që është më sipër, sheh se ku ndodhet.
- Nuk është burrëri t’i japësh shpullë atij që i ka duart të lidhura.
- Kush dashuron me një të parë, harron me një të parë.
- Është marrëzi t’i japësh këshilla të shurdhit.
- Kush ta vërteton çdo fjalë që flet ti, nuk pranon asnjërën prej tyre.