- Konfuci thotë: “Çdo njeri po të kishte dëshiruar të jetë i ditur aq sa dëshiron të jetë i bukur, nuk do të kishte injorantë në botë.”
- Kalorësi në det dhe barkatari në tokë nuk vlejnë gjë.
- Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk është i ditur.
- Po deshe të ahmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua itjetër.
- Ata që janë të kujdesshëm, shohin që përpara fatkeqësinë dhe i shmangen asaj; ndërsa të pakujdesshinit i dalin përpara dhe zhduken prej saj.
- Vlefta e ujit kuptohet kur shterret pusi.
- Shkenca zbulon të fshehtat, ndërsa mjeshtëria (arti, industria) i krijon gjërat.
- Kur njeriu do të marrë një vendim, duhet të parashikojë edhe rreziqet; por, pasi të ketë vendosur dhe të jetë duke e zbatuar, nuk duhet të mendojë kurrgjë, d.m.th. në marrjen e vendimit të jetë frikacak e në zbatim të jetë trim.
- Bakoni, filozof i madh anglez thotë: “Lavdia e atij që komandon shkon krahas me lavdinë e atyre që komandon; s’ka lavdi të komandosh një tufë shtazësh. Të jesh kryetar i shumë skllevërve, është një ofiq i poshtër.”
- Po të mos frynte era në dete, s’do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të ecte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë; por nuk do të ishte edhe njeriu.
- Një proverb spanjoll: “Më mirë të thyhesh se të përkulesh.”
- Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, kij frikë heshtjen e tiranit.
- Njeriu, gjësë që dëshiron i shikon vetëm anën e mirë, asaj që shtie në dorë, vetëm anën e ligë.
- Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.
- Konfucio thotë: “Njeriu i përsosur nuk tundet nga vendimi që ka marrë, shkon mirë me shoqërinë, por nuk bën pjesë në të.”
- Po ai: “Njeriu i përsosur, kur sheh se po i kalon jeta, dëshpërohet duke menduar se nuk po le pas shumë vepra të dobishme, të cilat do ta mbajnë të gjallë emrin e tij.”
- Fati ia zgjat dorën guximtarit.
- Mos t’i ankohet fatit ai që bjerr rastin.
- S’ka njeri të lig që të mos jetë miqësuar me të tjerë, duke mos u njohur si i tillë; s’ka njeri të mirë që të mos jetë përbuzur nga disa të tjerë, duke e kujtuar për të lig.
- Disa njerëz i bëjnë mirë gjithkuj, por jo vetes së tyre. Këta i ngjajnë një ore të varur në murin e jashtëm të shtëpisë, i cili u tregon kohën të gjithëve, përveç atyre të shtëpisë.
- Dielli nuk e ruan për gjithë ditën bukurinë e mëngjezit; asgjë nuk e ruan forcën e saj që ka në fillim, me kalim të kohës e bjerr atë. Pra, atë që ti dëshiron të jetë gjithmonë e fortë, përpiqu ta fillosh më me shumë forcë se sa nevojitet.
- Konfucio thotë: “Njeri i përsosur nuk është ai që flet fjalë të bukura; por ai që e bën atë që thotë, dhe thotë atë që mund të bëjë.”
- Po ai i nderuar thotë: "Kush zë dituri e shkencë dhe nuk vret mendjen e vet, ka bjerrë kohën kot, ai i cili pa zënë dituri e shkencë vret mendjen (përpiqet, mendon) dhe përpiqet që të zbulojë gjërat e zbuluara lodh kot mendjen e tij.
- Në të vërtetë, shkenca për njerinë është të dallojë atë që di nga ajo që nuk di.
- Ai që zgjedh si model kaligrafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atë plotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukur se modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriu të madh në sjelljet dhe veprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por në është se korrigjon sjelljen e tij dhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imituar si nga mendimi ashtu edhe nga sjellja.
- Pozitës, që nuk është fituar me të drejtë nuk i shihet dobia; ajo është punë e përkohshme.
- Edhe dëshira e të sëmurit për t’u shëruar edhe shpresa e tij se do të shëndoshet, është një lloj shërimi.
- Jeta ndodhet gjithmonë para një armiku siç është vdekja. Ndërsa jeta nuk zotëron asnjë mburojë, asnjë armë, vdekja ka armë të forta, në çdo pikë që ta sulmojë jetën, është e qartë se do ta mundë atë.
- Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës.
- Njeriu mund të arrijë lartësinë e virtytit dhe të përsosmërisë, por keqdashësi ia lidh litarin për këmbe dhe e tërheq teposhtë.
- Për të jetuar njeriu rehat në botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: një torbë me florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronzi, një zemër prej hekuri.
- Zemra e një njeriu që ka pësuar një fatkeqësi të madhe i ngjan një tasi të mbushur plot rae ujë; një lëvizje e vogël bëhet shkak të derdhet.
- Kush vdes me nder, edhe pse e bjerr jetën, fiton famën.
- Një filozof mblodhi nxënësit e tij dhe i pyeti se cila është gjëja më e mirë në botë për njeriun. Njëri tha: “mendja e përsosur”, tjetri: “shoku i mirë”, një tjetër: “fqiu i mirë” dhe një tjetër: “kujdesi dhe largpamja”. Filozofi puk pëlqeu asnjerën. Më në fund, njëri porsa tha: “është zemra e mirë”, filozofi: “Po, tha, po të jetë kjo, janë edhe ato që thanë të tjerët.”
- Njeriu duhet të përpiqet që lumturinë të mos e ketë vetëm për veten e tij. Një grua kur vajti pranë një burimi, ku kishte takuar të dashurin e saj kur ka qenë e re, kujtoi atë lumturi dhe tha: “Ashtu sikundër kam qenë e lumtur njëherë në këtë vend, tani le të lumturohet një tjetër”. Nxori unazën e saj shumë të shtrenjtë dhe e la aty.
- Mos u prish me shokët e tu për t’i mbajtur anën një njeriu me pozitë; sepse po të ndahesh nga ky, s’ke ku të strukesh.
- Njeriu i përsosur mund të ketë pak faje, por të mëdha.
- Ca pak të meta të një njeriu nuk ia ulin vlerën; njollat e diellit nuk e pengojnë fare ndriçimin e tij.
- Vlera e njeriut kuptohet pasi të ketë vdekur, sepse, kur është gjallë, cmira dhe mëria vlerat e tij mund t’i kthejnë dhe t’i bëjnë të duken të meta.
- Po të nderoheshin dhe të çmoheshin dijetarët kur janë gjallë ashtu sikundër lartësohen pas vdekjes së tyre, nuk do të mbetej njeri pa u bërë dijetar në botë.
- Kush ndërton pallate në erë — qoftë dhe në ëndërr — ia mbërrin qëllimit pa shpenzuar asnjë lek.
- Po t’i sodisish me kujdes kombet në botë, nuk shihet asnjë komb i egër që të mos zotërojë pak a shumë ndonjë zakon të mirë, nuk ekziston asnjë komb i qytetëruar që të jetë i dëlirë nga disa vese barbare dhe sjellje të dëmshme.
- Shtëpia e gruas shpneshë duket për së largu.
- Ai që çohet të ahmerret për çnderimin që i është bërë, është çnderuar dy herë.
- I vobegti mund të jetë i ndershëm, perversi jo!
- Nderi ndodhet rrallë aty ku s’ka hyrë mjerimi dhe vuajtja.
- Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që le mangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë.
- Është gabim i madh të përdorësh në punë të vogla atë që mund të kryejë punë të mëdha.
- Selvini dhe kavaku bëhen më të gjatë se çclo dru, por nuk japin pemë.
- Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.
- Për të kuptuar se cili nga disa djem do të bëhet njeri i madh, duhet t’i mbledhësh ata të gjithë bashkë dhe t’u tregosh një ndodhi të dhimbshme; kush do të preket dhe do të qajë, ai do të bëhet njeri i madh.
- Njeriu zemërgur dallohet nga shtazët e tjera vetëm si rod.
- Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.
- Konfucio thotë: “Njeriu me mendje të përsosur dhe me përvojë s’ngutet kur do të vendosë për një punë; guximtari nuk trembet nga asnjë gjë dhe ai që do t’i shërbejë njerëzimit nuk ndikohet nga mirëqenia apo fatkeqësia e tij.”
- Kanë pyetur një filozof të përmendur: “Ç’është vdekja?” “Më tregoni mua ç’është jeta, t’ju them ç’është vdekja!” — është përgjegjur.
- Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.
- Zgjuarësia të shumtën e herës hy në punë për të gjykuar punët dhe sjelljet e të tjerëve.
- Një anglez, kudo që të ndodhej, meqë dyshonte se nën tryezat dhe pas perdeve ka përgjues, kujdesej shumë kur do të fliste. Pra, pasi në një çip të zemrës së njeriut qëndron një përgjues i tillë siç është ndërgjegjja që shënon çdo fjalë dhe çdo punë të tij dhe, pasi i shënon, ka zakon t’ia kujtojë dhe t’ia trokasë në kokë të zotit, njeriu duhet të ketë gjithmonë kujdes për f jalët dhe punët e tij — qofshin të hapta, qofshin të fshehta.
- Pasuria nuk e vlen mundimin që heq njeriu për ta fituar, kujdesin që nevojitet për ta ruajtur dhe më në fund hidhërimin e shkaktuar kur humbet.
- Janë të shumtë ata që puthin atë dorë, të cilën dëshirojnë ta presin (kafshojnë).
- Meqenëse shporri i ëndërrimit është dëshira, ky kalë (d.m.th. ajo që ëndërron) kalon gjithmonë përtej mundësive (për ta arritur).
- Zogu që ka jetuar i lirë, ia del të shpëtojë nga kthetrat e skifterit; ndërsa zogu që ka shpëtuar nga kafazi, mbasi ka në mendje vetëm ikjen nga kafasi, bie në kthetrat e armikut të tij.
- Edhe në jetëshkrimet e njerëzve më të mëdhenj shihen disa vogëlsira. Jeta e njeriut është një godinë e përbërë nga mermeri dhe balta.
- Njerëzit e kanë gurin e provës për të dalluar floririn; por floriri është vetë gur prove për të dalluar njerëzit.
- Ashikun të gjithë e kujtojnë për të marrë; por s’ka filozof më të madh se ai. Për atë s’ka asnjë ndryshim midis bareshës dhe princeshës. Baresha që dashuron ai është më e lartë se princesha.
- Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.
- Ëndërrimi çdo gjë nuk e tregon ashtu siç është. por ashtu siç dëshirohet. Prandaj vetëm ëndërrimi është që bën të shijohet bota dhe jeta.
- Kur të njihesh me ndokënd për herë të parë, kujdesu të kuptosh nëse po përpiqet të dëgjojë ato që thua apo të dëgjosh ato që thotë ai.
- Edukatë në bashkëbisedim nuk është vetëm të flasësh f jalë të mira. Është konditë të mos flasësh fjalë të ligë dhe të mos e lesh tjetrin ta thotë.
- Gruaja dredharake është një trëndafile, që çdo gjeth të saj e mban një njeri, ndërsa të shoqit i takojnë vetëm gjembat.
- Zakoni është një prangë për njerëzit e përsosur e idhull për vulgun.
- Duhet menduar për të ardhmen, por as të tashmen nuk duhet t’ia bëjmë fli së ardhmes. I urti nuk pranon të jetë sot fatkeq për të qenë i lumtur nesër.
- Një fjalë e urtë e shqiptarëve: “Koka bën, koka pëson. Zemër, ç’ke ti që rrënkon?”
- Goja kalon kufirin, dëmin e paguan mendja.
- Në qoftë se ka dy dijetarë të pagabueshëm, njëri është prova.
- Atij që rrit sorrat, me siguri një ditë do t’ia nxjerrin sytë.
- Duhet t’ia këputësh kokën pulës që han te ti e vezët i bën te fqiu.
- Nuk zihet në gojë litari në shtëpinë e të varurit.
- Ujku, në vendin ku gjen një qengj, po në atë vend kërkon përsëri.
- Zakonin që njeriu e ka përfituar në djep, e le në qivur.
- Guximtarin nuk e vret plumbi e frikacakun mund ta vrasë krisma e pushkës.
- Nuk mund të dalë puna e madhe nga dora e atij që nuk i përfill të voglat.
- Më i poshtri i njerëzve është ai, që tregohet i rreptë kundrejt butësisë dhe i butë kundrejt rreptësisë.
- Në qoftë se për njeriun ka në botë person më të lig dhe të poshtër se djalli, është ai, që para teje shitet mik yti e pas shpine vepron si armik.
- Turma mendon se e drejta është aty ku sheh forcën, por e drejta me forcën bashkohet shumë rrallë.
- Turma është e deshiruar për gjëra të jashtëzakonshme.
- Vendi më i lumtur është ai ku ndihet sa më pak dora e qeverisë.
- T’i ndalosh me forcë zakonet e liga të kombit do të thotë t’i shpallësh luftë atij; gjëja që nevojitet është të ngresh kombin në shkallë që vetë të heqë dorë nga zakonet e liga.
- Pjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vandi.
- Figura morale e njeriut është rruga që ndjek.
- Përpiqu të imitosh vetëm punët e mira të njerëzve të mëdhenj.
- Nuk është forca që e bën shtetin të qëndrueshëm, është dashuria e nënshtetasve. Sovrani, i cili gëzon dashurinë e nënshtetasve të tij, as ka nevojë për top, as ka frikë nga topi i armikut.
- Godina që ndërtohet pa u mbështetur në godina të tjera, sa më shumë që lartësohet aq më shumë i shtohet rreziku. (Edhe këtu Samiu ka parasysh qeverinë turke të kohës së tij, e cila nuk mundi të marrë pjesë në ndonjë koalicion).
- Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.
- Kundërshtimi (d.m.th. opozita) është armiku i forcës dhe i dëshirës; por, po të mos jetë kundërshtimi — as forca nuk duket as s’i mbetet shije dëshirës.
- Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeverisë një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat.
- Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë; kjo punë ka taërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë — hallet e tyre, gratë — qeverisjen e shtëpive të tyre, adhuruesit — adhurimin, tregtarë: — fitimin dhe mjekët — të sëmurët e tyre.
- Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.
- Traktati i pranuar nga mundja, bie poshtë porsa të forcohet i munduri.
- Aleati i fortë, të shumtën e herës, është më i rrezikshëm se armiku.
- Aleata i fortë është zot i shokut të tij.
- Një qeveri mizore kërkon rastin të ndëshkojë të pafaishmit, të thyejë guximin dhe të heqë lirinë.
- Qeveria tirane, pasi në vend të drejtësisë mbështetet në forcën, ka nevojë për forcë edhe më të madhe.
- Edhe qeveria më mizore përpiqet t’i tregojë të ligjshme veprimet e saj.
- Tirania më e poshtër është ajo që shtyp mendimin.
- Një qeveri mizore i kupton fajet e saj vetëm atëhere kur shtrëngohet t’i mbështetet opinionit publik, të cilin e ka zhdukur vetë.
- Tirani më i poshtër është ai që është rritur nën regjim tiranie, sepse e ushtron tiraninë e tij me formë ahmarrjeje.
- Tirania lind nga frika, sovrani që ka frikë nga nënshtetasit e tij, është i shtrënguar t’i frikësojë ata.
- Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomos nga historianët.
- Kur lakmia për famë dhe madhështi pushton shpirtin, nuk le vend për asnjë ndjenjë tjetër. Kur kjo lakmi hap gojën, natyra (e njeriut) hesht.
- Mossuksesi e thyen dëshirën dhe guximin, por nuk mund t’i zhdukë; trimëria e thyer nga një mundje e madhe, mund të përmirësohet me një fitore të vogël.
- Ata që qeverisin një shtet, duhet të mësohen t’u qëndrojnë dallgave dhe fortunave të opinionit publik, të mos i bëjnëmë të rrepta fortunat, por të përpiqen t’i qetësojnë ato.
- Forca e armatosur e përdorur kundër së drejtës dhe lirisë, është ajo që do t’u shkaktojë vdekjen atyre iqë e përdorin.
- Liria, nga ndonjëherë, nuk mund t’i mbrojë partizanët e saj; por nuk i vret me dorën e vet ashtu siç bën forca absolute.
- Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzin lajkatarët.
- Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.
- Mizoria e mizorit mund të vrasë disa keqbërës; por drejtësia e të drejtit (qeveritar) ia than rrënjën keqbërjes.
- Nuk është mirësi t’i falësh tjetrit fajin e tij, duhet ta harrosh. Faji i falur pa e harruar nuk fshihet, mbetet i skalitur në zemër.
- Spiunët dhe agjentët e fshehtë janë miza që lëshojnë larva në plagët që i janë hapur trupit ië shtetit; për të merituar rrogën që marrin i tregoj në për kriminelë dhe fajtorë njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm. (Sulltan Hamidi kishte formuar një rrjetë të madhe spiunazhi në gjithë perandorinë e Turqisë osmane, fijet e së cilës i mbante vetë në duart e tij. Shënim i përkthyesit.)
- Ashtu sikundër i sëmuri që dëshiron të ndërrojë klimën me shpresë që të përmirësohet, edhe shoqëria, me besimin për t’u qytetëruar, dëshiron të ndryshojë gjendjen.
- Pishtari i historisë tregon se drejtësia shkon paralel me paqen, dashurinë e me konsideratën dhe se lakmia për të pushtuar gjithë botën, veset si fanatizma, rebelimi dhe mizoria iënë mbrapa fatkeqësi që vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe bëjnë që pasardhësit të mallkojnë paraardhësit e tyre.
- Historia është një procesverbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm.
- Paanësia është ajo që shkruan historinë, historia që shkruhet nga anësia, nuk është histori, është përrallë.
- Epokat që përmenden shkurt në histori, janë epokat më të lumtura të njerëzisë.
- Historia, që i jep formë drejtësie mizorisë së mizorit, është më e keqe se 100 mizorë.
- Mendimet (ose idetë) është e parnundshme t’i dallosh nga dobitë (ose interesat), asnjëri nuk e përkrah një ide po nuk e kuptoi se është në dobi të përgjithshme ose të atij vetë.
- Sa më shumë të kundërshtohet një ide, aq më shumë bëhet e fortë (e fuqishme).
- Çthurja morale e një kombi kuptohet nga sa janë denimet e caktuara në ligjet e tij. Sepse janë fajet e rënda që nevojitin dënime të rënda.
- Sa do që të jetë i pafuqishëm opinioni publik, prapëseprapë e tremb qeverinë tirane. Për këtë shkak qeveria tirane, mbasi ta ketë shkatërruar dhe zhdukur opinionin publik, përpiqet ta vërë atë në gjumë me dhelpëri.
- Forca shkatërrimtare që shtyp trupat, nuk mund ta shtypë mendimin, përkundrazi — duke u shtypur trupi, forcohet mandimi; ushqimi i mendimit është gjaku i derdhur nga mizoria.
- Ligji s’ka forcë kundrejt opinionit publik. (Më mirë: “Opinioni publik nuk mund të mposhtet me anë të ligjit.”)
- Vetëm opinioni publik është baza e lirisë, forca e edukimit, udhëheqës i qeverive.
- Si mendimi ashtu edhe gjykata duhet të gjykojnë personat e jo rodet (e njerëzve); sepse në është i mirë ose i lig një njeri, s’ka të bëjë me rodin e tij.
- Janë të rrallë ata që i caktojnë vetes së tyre një princip; principi i shumicës mbështetet në interesin e tyre. Kur janë të vegjël ata (d.m.th. që s’kanë kapur një pozitë), kërkojnë liri dhe barazi, kur rriten — bëhen partizanët më të flakët të absolutizmit.
- Nuk mund të jetë i mirë morali vetiak i popullit të një vendi, kur morali i përgjithshëm është i prishur.
- Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.
- Është e sigurtë zhdukja e një vendi ku njerëzit mposhtin ligjin e forca të drejtën.
- Është e kotë të presësh punë të mirë nga një qeveri, që bën transformime jo për t’u vyer ideve, por personave, e interesin e përgjithshëm e përdor si maskë për interesa personale.
- Një ide e lartë ndërton një shtet e opinioni publik e forcon dhe e zbukuron, ndërsa interesi personal e shkatërron atë.
- Në çdo vend doket dhe zakonet janë më të forta se ligjet. Prandaj, për të përmirësuar një vend, para se t’i ndryshosh ligjin, duhet bërë përpjekje më parë për t’i zhdukur doket dhe zakonet e tij (të liga).
- Po të mos kishte robëri në botë, as që do t’i dihej emri lirisë.
- Të përpiqesh për të zhdukur dëshirën për liri të lindur në mendjen e një kombi, është si të duash ta mbytësh në ujë një calik të mbushur me erë.
- Ligji i ndërtuar në bazë të shtypjes, mbjell në opinionin publik farën e zemërimit e të mërisë dhe mbledh frytet e kësaj fare.
- Kur shteti bashkohet me dëshirën e kombit, njëqindfishohet forca e tij.
- Krenaria ka shkaktuar prishjen e shumë shteteve dhe të kombeve.
- Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi. Ata që janë në krye të punës, po bënë dallime, janë armiq të shtetit dhe të kombit, sepse kështu bëhen shkak grindjeje dhe përçarjeje, e këto janë helmi më i rrezikshëm për një shoqëri.
- Aq sa forcohet tirania dhe veprimi arbitrar i një qeverie, aq pakësohet edhe forca e saj.
- Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë.
- Deshira për liri dyfishon forcën e një kombi.
- Nuk janë armiqtë e saj ata që zhdukin lirinë, të shumtën e herës është teprimi i përkrahësve të saj.
- Kur është liria në djep, përkorja duhet të jetë daja i saj.
- Liria nuk mund të shkojë përpara pa moderacion, ajo nuk mund të jetojë pa moral të mirë.
- Ndërsa era e shuan qiririn, — zjarrin e shton; edhe forca mund ta shtypë mendimin përparimtar të një personi, por e zemëron edhe më shumë opinionin publik.
- Në besimin e thjeshtë s’ka fanatizëm e në diturinë e vërtetë s’ka krenari; hipokritët janë fanatikë e injorantët që dinë diçka të vogël bëhen krenarë për atë çka dinë.
- Pasi njeriu të ketë besuar se një besim është i kotë, është e pamundshme të ndryshojë mendim dhe të besojë përsëri.
- Një popull që s’ka opinion publik, nuk mund të numërohet për komb.
- Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
- Qëllimi i lig, edhe sikur t’i dalë mirë fundi, prapëseprapë po i keqë shtë.
- Keqbërësit s’mund të besojnë se ekziston mirëbërja.
- Në periudhën e një qeverimi mizor nuk flitet as për meritat e të mirëve as për ligësitë e të ligjve, njerëzit dallohen sipas pozitës dhe mjerimit të tyre.
- Merita dhe talenti që qëndrojnë të heshtur dhe të fshehur në periudhën e tiranisë, fillojnë të ndriçojnë porsa lind drejtësia.
- Nuk mund t’i shërbejnë një kombi ata që nuk janë të pajisur me moral të mirë.
- E liga që mund të rezultojë nga një qëllim i mirë, është më e mirë se nga shërbimi i bërë me qëllim të lig.
- Nganjëherë merita shkëlqen në një komb të çthurur, por ajo nuk mund ta ndriçojë ambientin.
- Po ta zmadhosh një punë, e ke zvogëluar.
- Puna më e rrezikshme në botë është zmadhimi i të metave të armikut dhe fshehja e meritave të tij.
- Zmadhimi (egzagjerimi ose tepërimi) është themeli i të metave tona, burimi i shkarjeve e i gabimeve tona dhe shkaktues i vuajtjeve tona. Edhe kur nuk arrin të na bëjë keqdashës, lakmues, ahmarrës dhe mizorë, na bën maskara.
- Çdo gjë ndryshon në sipërfaqen e tokës (në botë); shtohet, bëhet e përsosur, plaket, bie dhe, më në fund, del përsëri në shesh.
- E vërteta ka hipur në krahët e kohës dhe shkon përpara pa ndërprerje, me pishtarin që ka në dorë largon errësirën dhe i djeg budallenjtë që i dalin përpara për ta shuar.
- Janë shumë pak në botë ata njerëz që nuk mund t’i plagosë fjala e drejtë.
- Shumë rrallë gjendet njeriu, që ka guxim të thotë fjalën e drejtë para të mëdhenjve; vdekja e një njeriu të tillë është një humbje e madhe për njerëzinë.
- Kthimi i së kaluarës është i pamundshëm, pritja të shumtën e herës është një shpresë e thatë, koha që zotëron njeriu është e tashmja; por — ah! — e tashmja është si zhiva (që rrëshqet), e pamundshme të pushtohet, prandaj jeta mbetet e përtaërë nga shpresa për të ardhmen.
- Vobegësia dhe vështirësia e madhe zhduk ndjenjat e dashurisë për atdheun e të dëshirës për liri dhe e bën të lehtë durimin e tiranisë.
- Si te njerëzit, ashtu edhe te shtetet, sa shtohet pasuria dhe fama aq shtohet edhe lakmia.
- Sa do që njerëzit e mëdhenj zhduken fizikisht, idetë e tyre mbesin në veprat e tyre dhe bëhen të pavdekshme.
- Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.
- Modestia dhe thjeshtësia është një e mirë, të cilën çdo njeri dëshiron ta shikojë te tjetri, por nuk don ta ketë vetë.
- Qeverisja e racës njerëzore me edukim është shumë më e lehtë se qeverisja me ligj.
- Aq është e nevojshme drejtësia për njerëzinë, sa që për të gjitha padrejtësitë që bëhen; ndihet nevoja të bëhen nën perden e saj.
- Forca mund të mundë armikun, por shpirtmadhësia është ajo që bën atë të bindet.
- Moda i ngjan vërshimit të fortë të përrenjve të shkaktuar nga shiu, nuk duhet të ndërtosh murë para tij të përbërë nga mendja dhe arsyeja, sepse ku është me forcë të shemb, duhet pritur t’i pakësohet forca.
- Lavdimi më i pëlqyeshëm është ai që del nga goja e armikut të të lavduarit.
- Faji më i madh në botë është t’i mbash anën atij që s’ka të drejtë, e të jeshë armik i të drejtit.
- Zotësia, për të cilën në gjendje të qetë nuk pyet kush, kërkohet në kohën e rrezikut.
- Fatkeqësitë e mëdha lypin zotësi të mëdha (për t’i përballuar).
- Ka vetëm një rrugë për të arritur njeriu në stacionin e së dejtës e të vërtetës, e ajo është të dallojë paditurinë e gabimin e tij, edhe ta pohojë kur s’ka të drejtë.
- Realiteti nuk mund të arrijë kurrë në shkallën ku arrin ëndërrimi, prandaj ëmbëlsia që shihet në pikturën e një piktori e në vjershën e një poeti, nuk mund të gjendet në natyrë.
- Arti njerëzor konkuron natyrën.
- Prehja në pleqëri bën të harrohen vuajtjet e pësuara në rini. Zbavitja dhe dëfrimi në rini bëhen një barrë pendimi në pleqërinë, që kalohet me vuajtje dhe vështirësi.
- Njeriut mund t’i marrësh çdo gjë, vetëm shpresën nuk mund t’ia heqësh! duke ia rritur shpresën njeriut mund t’i marrësh ç’ka ka dhe ç’ka s’ka.
- Elokuenca mund të bëhet shpatë e trimërisë, mburoja e të pafajshëmve, por nga ndonjëherë bëhet udhëheqëse e dredhisë dhe e intrigës.
- Mëria, epshi, dashuria dhe besimi (feja) ia verbojnë njeriut sytë, ia mbyllin veshët, pushtojnë rrugët nga do të hyjnë në zemër arsyeja dhe e vërteta.
- Zemërimi, ahmarrja, smira dhe mëria janë armiqtë më të mëdhenjë të njerëzimit.
- Ëndërrimet, madhësMia, pasuria, fama e lavdia janë lojëra të jetës. Ashtu si fëmija që s’qëndron dot pa lojëra, as njeriu nuk jeton dot po nuk ndërtoi ëndërrime.
- Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë të numërohen për të mëdhenj, është mosharrimi i mirësisë që u është bërë nga ndokush.
- S’ka ligësi më të madhe në botë se mosmirënjohja. Shërbyesit e njerëzimit, kundrejt veprave të tyre të mira që kanë bërë, shpresojnë, të paktën, të dëgjojnë një falënderim, të shohin pak nderim, por kundrejt tyre mbahet një qëndrim mospërfilljeje e harrese dhe shumëherë bëhen objekt mërie, armiqësie dhe përbuzjeje. Kjo gjendje i bën ata të pendohen pse janë njerëz.
- Mosmirënjohja i bën mirëdashësit keqdashës, mirëbërësit — dorështrenjtë.
- Ai që ushqen mendim të mirë për çdo njeri, pasi të ketë gabuar disaherë, detyrohet të ketë keqkuptim për çdo njeri. Nga këto dy punë, e para bën njeriun të pendohet e e dyta e bën të turpërohet.
- Nuk zgjat shumë dashuria me njeriun që dashurohet me një të parë (pa e sprovuar karakterin e tij).
- Një i pacipë bashkohas i Sokratit e kishte sharë atë; dishepujt e tij, duke parë se ai (Sokrati) nuk iu përgjegj, e pyetën për shkakun. “Në është se një qen ju kafshon këmbën, a edhe ju do t’i kafshoni këmbën atij”, u përgjegj.
- T’i përgjigjesh me të njëjtën mënyrë punës së personave të çthurrur, të njohur mirë nga populli si të tillë, do të thotë të bëhesh pjesëmarrës i poshtërsisë së tyre.
- Vjedhja është një ves i lig, por t’i vjedhësh mbulesën Qabesë është një faj shumë i madh, gjithashtu mashtrimi është një punë e ligë në çdo rast, por mashtrimi në letërsi është poshtërsi e madhe.
- Është palaçoliëk të jesh pro ose kundër një pune pa u thelluar dhe pa qenë i zoti ta kuptosh nëse është e drejtë apo jo.
- Me një shpifje, populli nuk bjerr simpatinë dhe bindjen e mirë që ka për një person, ai që ka fituar mërinë e popullit, edhe sikur të bëjë një shërbim, nuk pëlqehet nga asnjëri.
- S’ka dyshim për meritën e atij që fiton simpatinë e popullit.
- Ai që përshëndet mikun e mjeruar, është më i lartë se ai që, sipas rregullit të besnikërisë dhe të dashurisë, jep jetën për mikun e tij të fatshëm.
- S’ka ndonjë ndryshim midis miqësisë së rreme që të gjendet rasti për t’i grabitur tjetrit shpirtin, gjënë e nderin dhe të miqësisë së bazuar në interes e në prapamendim.
- Miqësia është një virtyt shpirtëror; sa faj i madh është ta ndyejsh atë me interesa dhe keqdashje të iidhura me poshtërsitë e botës.
- Njeriu, të cilit i bëhet një përkrahje në kohë të vështirë, edhe pasi i kalon fatkeqësia i përgjigjet bamirësisë me panjerëzi, është më i poshtri i të gjitha krijesave.
- Mos u mashtro pas lutjeve të mashtruesit kur shtrin dorën në sofrën (mësallën) e tij, sepse për një kafshatë që do të marrësh, do të japësh shumë gjëra e ndoshta do të akuzohesh se i ke vjedhë lugët.
- Hamendja është një bela e njeriut. Njerëzve të mirë ua tregon të mirë njerëzit e ligj dhe të ligjve ua tregon të mirët të këqinj.
- Hiq dorë nga miku që të flet për dashurinë që ka për ty, sepse këtë e bën ose për ndonjë përfitim, ose për ndonjë qëllim të fshehtë.
- Të l’lasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shanjë.
- Është më lehtë për udhëtarin të ecë një ditë se të kthehet mbrapsht një orë.
- Cmira dhe xhelozia janë si mikroskopi: gjërat më të vogla i tregojnë të mëdha, dyshimet dhe hamendjet — të vërteta.
- Nuk mund të gjuash në bulevard; zbulimet e deritashme janë bërë nga ata që shëtisin në rrugët e ngushta të diturisë dhe të shkencës.
- Eëndësia e një vepre matet duke e krahasuar me dobinë e saj; s’ka asnjë rëndësi vepra që nuk sjell asnjë mirësi në botë.
- Përpjekjet që bëjmë për të mbuluar të metat dhe fajet tona, po t’i bënim për të përmirësuar ato të meta dhe faje, shoqëria njërëzore nuk do të ishte në këtë gjendje.
- Dita e nesërme është ajo kur do të punojnë përtacët dhe ditë kur të marrët do të bëhen njerëz të mëdhenj.
- Oj ti njeri që shikon kot qiellin për të kuptuar yllin (fatin) tënd, shiko zemrën tënde, zemrën tënde!
- Sovrani, që merr vetë në dorën e tij qeverisjen e vendit dhe nuk i shtrohet ndikimit të askujt, mund t’i prishë qejfin parësisë, por do të kënaqë atë masë që është baza e shtetit:
- Po të ishte i mundshëm kthimi i kohërave të kaluara, ato kohë nuk do të dukeshin aq të ëmbla.
- Dijetari spanjoll, Lope De Vega, thotë: "Duke u kënaqur me 2 — 3 lule të lulishtes sime dhe me 2 — 3 piktura që kara në dhomën time, kam shpëtuar nga robëria e tre tiranëve, siç janë: lakmia, shpresa dhe frika.
- Në ujët që fle, mos fut as gishtin.
- Një gjilpërë taëhet shtyllë hekuri, po të vihet me kohë në vendin e saj.
- Kënaqësinë që të jep lumturia kur e ëndërron, nuk mund ta japë kur realizohet.
- Vetëm ata që janë të sinqertë e duan njeriun e sinqertë.
- Nuk mund të bashkohet në një vend sinqeriteti me lajkën.
- Këmbët e trimit janë krijuar për të qëndruar, e të frikacakut për të ikur.
- Të mos mendohet se është trim ai që shëtit i armatosur.
- Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve të tij.
- Kur mbyllet një portë, perëndia hap një tjetër.
- Diogjeni thotë: “Liria vjen nga të menduarit e vdekjes, duke mos pasur frikë nga ajo.”
- Po ky filozof thotë: “Të skllavërosh njeriun që është me të vërtetë i lirë është si të nxjerrësh një peshk në tokë.”
- Qeni nuk kafshon foshnjen, sepse ai nuk e ka frikë atë.
- Njeriu që ka zemër të dëlirë nga mëritë dhe dëshirat, jeton i lirë edhe nën robërinë më të rreptë; ai që ka veti të kundërta me këtë, edhe sikur të jetë në mes të lirisë së vërtetë, prapëseprapë nën robëri është.
- Njeriu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit, prapëseprapë i lirë është.
- Shumëherë harrohet mirësia që i bëhet njeriut, por keqtaërja nuk harrohet kurrë.
- Më i ligu ves është të tregosh dhe të përhapësh një turp ose një fshehtësi të një tjetri që ti e di.
- Të fshehtat që mësojmë janë amanet i perëndisë në zemërat tona; të mos e shpërdorojmë amanetin për inat të njerëzve.
- Është shumë lehtë të ruash nga çthurja një komta që nuk e ka mësuar atë, por është shumë vështirë të shpëtosh atë që është mësuar.
- Petkat e mëndafshta dhe gëzofat e shtrenjtë shuajnë zjarrin e kuzhinës.
- Shumë persona rrinë të uritur për të zbukuruar sipërfaqen.
- Gruaja është më e mira makinë qepëse në botë.
- Frika dhe shpresa në zemrën e të shtypurit janë dy kala të forta në dorën e mizorit.
- Gjëja më e mërzitshme për njeriun është të shohë sjellje të keqe nga njeriu që ka dashur.
- Të jesh nën urdhër të shumë vetëve është më mirë se të jesh nën robërimin absolut të njerit.
- Easti është kurajo për njerëzit; i ngathëti dhe përtaci nuk gjejnë rast për të bërë gjësend, veçse për të fjetur.
- Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.
- Fjalët e gjata të shumtën e herës fliten nga mungesa e aftësisë për të shfaqur qëllimin me pak fjalë; nga fjalët që disa flasin gjatë një ore nuk mund të nxirret as një kuptim që mund të tregohet me dy fjalë të vetme.
- Ndërsa për fjalën shihet nevoja çdo minutë dhe për këngën një herë në muaj ose në vit, njerëzit nuk i japin rëndësi mësimit për të kuvenduar, sa përpiqen të mësojnë këngë.
- Aty ku do të gjesh një tapë (shisheje) kërko të gjesh edhe një tjetër; aty ku do të dëgjosh një fjalë të drejtë, mos u mërzit të dëgjosh edhe një tjetër.
- Veza që ke në dorë nuk shkëmbehet me pulën që është në treg.
- Një kapidan (komandant anijeje) mund të mbysë nga pakujdesia brenda një minute anijen e vet që e ka përdorur gjatë 40 vjetve. Njeriu, nderin dhe famën që ka fituar gjatë gjithë jetës së tij mund t’i zhdukë në një minutë me një punë të papëlqyer ose duke folur një fjalë të ligë.
- Haxhxhaxhi (një mizor arab) dhe Xhengizi janë më pak mizorë se keqdashja që vepron në brendësinë e çdo njeriu.
- Në treg shiten edhe lulet edhe bari, ai që dëshiron të stolisë dhomën merr lulet, ai që do të ushqejë gomarin merr barin. Mendimet që thuhen e që shkruhen në botë ca janë të drejta, ca gënjeshtra; i urti pranon të drejtat, e i marri gënjeshtrat.
- Dy gjëra e bëjnë njeriun njeri: njëra ndërgjegjja, tjetra principi. Duhet të puthet dora e atij që ka një ndërgjegje të lirë dhe një princip të drejtë.
- Shërtaimi që duhet bërë skamnorëve nuk është ai për t’u lehtësuar jetesën, por gjetja e mjetit për t’i shpëtuar nga varfëria.
- Servilizmi është udhëheqës i tiranisë.
- Fshatari e çon në vend fjalën e dhënë, por premton shumë rrallë.
- Kundrejt rrezikut nuk duhet shkuar me ngutësi, kundrejt përgatitjes duhet shkuar me shpejtësi.
- Duke qenë se njeriu është i përbërë nga trupi dhe shpirti, edhe të mirat që mund të arrijnë në botë ca i përkasin trupit e ca shpirtit. Sa shtohen të mirat, e trupit (materiale) aq pakësohen ato shpirtërore (morale), dhe kur tajerren të mirat trupore, fiton shpirti.
- Ashtu si anijet që sigurojnë takimin dhe marrëdhëniet midis tokave, prodhimet e një vendi i dërgojnë në një vend tjetër, edhe librat krijojnë relatat midis shekujve, duke i bartë idetë e një shekulli te një — ose te disa — shekuj të tjerë.
- Po t’i bësh ndonjërit ndonjë padrejtësi dhe të mos shohësh kundërshtim nga ai, mos vazhdo në atë punë duke thënë se e gjeta rastin, sepse kali që bart një peshë prej një kuintali nuk mund të bartë 2 kuintalë.
- Durimi është më e madhja trimëri.
- Shiu që bie në kohë të ftohtë nuk nxjerr lule.
- Mos qëndro në mbledhje ku fliten të palara; në qoftë se do të ndodhesh rastësisht, mos u kënaq vetëm duke heshtur vetë, po përpiqu të heshtin ata; po nuk ia dole, ik.
- Duke kuvenduar herëpashere me të çthururit, njeriu pa kuptuar bëhet i atillë.
- Njeriu që është i madh, në të vërtetë është i vogël — në dukje.
- Në punë nuk nevojitet teprimi dhe rreptësia, vazhdimi duhet; nuk është shiu që bie me vrull një ose dy orë ai që i nevojitet bujqësisë, por shiu që bie lehtë lehtë disa ditë me radhë.
- Njeriu kurdoherë duhet të lodhë mendjen me shkencën që merret vetë, por kur bisedon me të tjerët nuk duhet të flasë për punët e veta. Kur diplomati do të bisedojë me arkitektin, duhet të flasë për ndërtimet e arkitekti kur të Msedojë me bariun duhet të flasë për dhentë.
- Po kërkove një mik besnik, përpiqu të miqësohesh me një njeri që ka pak miq.
- Dëshira është një lloj sëmundje, që zgjat disa orë, disa ditë dhe rrallë disa muaj, janë shumë të rrallë në botë ata që vazhdojnë një vit me një dëshirë.
- Prirjet sensuale (epshet vijnë e shkojnë, por mbresat mbeten dhe ia ndyejnë jetën njeriut.
- Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
- Në është se ka një komandant që vret vartësit e tij, dashuria është.
- Njeriut i vjen turp të bëjë një punë të papëlqyer para një tjetri, por s’ndien që njolloset emri i tij para historisë dhe njerëzimit.
- Mos u tërhiq nga një punë dhe mendim që di se në të vërtetë është i drejtë dhe i pëlqyeshëm, porse në sytë e turmës i keq; në është se ty atë ditë të kritikojnë, do të vijë dita që do të të lëvdojnë.
- Po të varej eiita nga turma, njerëzit nuk do të shpëtonin kurrë nga errësira.
- Ka shumë pak nga dijetarët e kohës së kaluar që sot na çuditin me shërbimet që i kanë bërë mendimit, shkencës dhe njerëzimit e që të jenë dashur dhe çmuar nga bashkëkohasit e tyre.
- Ndërsa shkaku i dënimit të mendimtarëve të lartë, si Sokrat dhe Galile, ka qenë shpirti dhe idetë e tyre, ata që i dënuan nuk u kujtuan se duke i zhdukur fizikisht, i shërbyen shpirtit dhe ideve të tyre, shenjtëruan emërat dhe vërtetuan mendimet e tyre të larta.
- Personat me influencë, që duan të ahmerren kundër dijetarëve, po t’i shtypin ata — u kanë shërbyer qëllimeve të tyre. Për t’u ahmarrë kundër tyre duhet t’u falin gjëra, duke u prishur moralin dhe ulur famën e tyre.
- Fjala nuk njihet nga tringllima, si ari; fjalët e mira dhe të drejta të shumtën janë të ashpra, ndërsa fjalët e liga e dhelparake janë të buta.
- Nuk duhet stolisur që të dukesh i bukur, por që të mos dukesh i shëmtuar.
- Kur njeriu me karakter të ulët arrin një pozitë të lartë ose pasuri të madhe, s’ka as farefis, as miq.
- Gjysma e vitit është e ftohtë, gjysma e nxehtë; mbetet pa ngrënë kush gjen shkak të ftohtët e të nxehtët dhe nuk punon.
- Nuk është rrobaqepës ai që vesh petka të bukura.
- Kush djersitet duke ngrënë, dridhet kur punon.
- Kau lidhet për brirësh, njeriu për goje.
- Po vdiq njeriu që i ke dhënë fjalën, detyra e mbajtjes së fjalës bëhet edhe një herë më e shenjtë.
- Nuk janë pozita dhe grada ato që e bëjnë njeriun të lakmojë, por është konsiderata që ka populli për pozitën dhe gradën (që e shtyjnë njeriun për t’i lakmuar).
- Mendimi s’kuptohet nga sasia, por nga pesha; mendimi i një dijetari nuk mund të krahasohet me mendimin e një mijë injorantëve.
- Tjetër gjë mendon kalorësi, tjetër ati (kali) i tij.
- Nevojiten 20 ditë uri për të ngrënë bukën 15-ditëshe.
- Është lehtë të ecësh këmbë në rrugën e sheshtë, por është zor të ecësh me kalë në vend të thepisur.
- Le Kanor një nga shkrimtarët e Spanjës, thotë: “në kohën kur paqeja mund të ruhet me ndershmëri, të preferosh luftën është njësoj sikur të shembësh shtyllat e anijes në det në një kohë të bukur.”
- Lufta u ka ardhur njerëzve nga shtazët shqyese; paqeja është vetia e natyrshme e njeriut.
- Kush don të hajë zogun më parë i shkul puplat.
- Nuk është turp të jesh në nji mendim të gabuar, por të ngulësh këmbë në të, mbasi të kuptosh se je i gabuar, është faj i madh.
- Punët e mira nuk duhet ndyrë me fjalë të liga.
- Të japësh nga pasuria është një bujari, por bujaria e vërtetë është të japësh zemrën.
- Çdo gjë e keqe, e keqe është; por është më i keq imitimi i punës së ligë.
- Është marrëzi të lëvdohesh me një gjë që është zhdukur e që mund të fitohet përsëri. Kur çdo njeri ka mundësi të lartësohet (perfeksionohet), pse të lavdërohet me stërgjyshërit e tij?
- Ai që zbaton urdhërin që ka marrë dhe ai që e ka dhënë (atë urdhër), që të dy kanë bërë të njëjtën detyrë.
- Sa e lirë është fjala në botë, aq e shtrenjtë është puna.
- Çdo njeri të sjell ujë pasi të jetë djegur shtëpia.
- Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.
- Nuk është varfëria ajo që e mundon njeriun, është lakmia, nuk është pasuria ajo që e bën të kënaqur, është moslakmia.
- Gjarpëri nuk e ndryshon natyrën e tij pse është në një enë prej ari; njeriu i poshtër dhe ngatrrestar sa do pozitë të lartë dhe pasuri që të ketë, prapëseprapë nuk shpëton nga poshtërsia dhe keqbërja.
- Në vend që ta stolisish shtëpinë tënde me pajisje të shtrenjta, piktura e lule, stolise me nder e sedër dhe me qeverim të mirë.
- Mezi jepet e drejta kur kërkohet me rrugë të drejtë dhe jo me anë të dhuratave e të ryshfetit.
- Mirëvajtja që është në mes të dy familjeve fqinje, duhet të jetë edhe në mes të dy shteteve fqinje.
- Njeriu e quan veten e tij fatkeq po të humbasë një çiflik, një pozitë ose simpatinë e një personi, për të cilin ka nevojë, ndërsa s’kujtohet t’i shtirë në dorë ato që ka bjerrë, të mirat — si nderin — sedrën dhe thjeshtësinë e tij.
- Gratë s’mund të përmbajnë veten e tyre në tri gjëra: të kalojnë para një dyqani mode dhe të mos ndalen; të shohin një dantellë dhe të mos pyesin për çmimin; të shohin një fëmijë të vogël dhe të mos e puthin.
- Në qoftë se nevoja është nëna e çpikjeve, shkenca dhe puna janë babai i tyre.
- Sa më me vështirësi të shtihet në dorë një gjë, aq më e vlefshme duket; ajo që është e pamundshme të realizohet, dëshirohet më shumë se çdo gjë tjetër.
- Është një padrejtësi dhe abuzim kundër ligjit të fyesh një të dënuar me të shara dhe fjalë të hidhura.
- Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa të dënohen të pafajshmit.