Arritmë në fund të punimit t’onë, Mirë ose ligësht, punën e bëmë me ndërgjegjje, me bindje dhe si detyrë. Besojmë se gjith ç’kemi thënë ësht e damkosur në kend me të vërtetën e forcuar prej historis, prej traditave dhe prej logjikes së ngjarjevet.
Me cilësin t’onë si Shqiptar, kemi bindje për sa kemi thënë dhe besojmë se kemi kryer një detyrë duke thënë botnisht. Kemi pasur një qëllim, i cili ësht të bëjmë të njohur popullin Shqiptar duke treguar origjinën dhe fazat prej të cilavet ka qënë i shternguar të shkojë gjat xhvillimeve të shekujve, për t’arritur në ditët t’ona; e pershkruam si ç’ësht, me cilësit, më të metat, me nevojat dhe me shpresat e tij.
Duke qënë i haruar, kemi dashur ta sjellim në kujtimin e popujve të qytetruar; duke qënë i përbuzur, e mbrojtmë kundra qëllimeve të këqia; duke qënë i ngarkuar me çpifje, u munduam t’i apim të drejtë.
A ësht një krim të duam vëndin t’onë? Ç’ka ësht një cilësi, një burni për të tjerët nuk mund të jetë tjetër send për né. Kemi guximin e mendimit t’onë dhe zëmrën që digjet me dëshirën të shohim Atdhenë t’onë, fatbardhë dhe të math, donim që të mos dalë i turpuruar në pranësinë e kombeve të qytetnuar, të nderçëm dhe punëtorë.
Ky ësht shkaku që na shtyti, ndjena që na dha guximin.
E thamë qysh në fillim, se ky punim nuk ësht as i regullt as i plotë, për të qënë kësisoj lypsen shumë, ësht një punim për kujtimin, një sqen’ e fjeshtë, një kanavac’ e përgatitur për një studim që do të lypte një xhvillim të math.
A do të kthehemi përsëri në këtë çeshtje? Vetëm Perëndia e di. Por të tjerë më të aftë e më të ditur mund të merren me këtë subjekt për interesen e shkencës: Dëshirat t’ona do të shoqrojnë gjith ata që do të studjojnë Shqiprin dhe Shqiptarët, se pse detyra të ngrehç mbë këmbë një popull që ka rënë, ësht një përpjekje fisnike.
Nuk jemi ekskluzivistë. Duam vëndin t’onë, por duam aq dhe mbase më shumë të vërtetën dhe drejtësinë. Në qoftë se jemi në gabim, le të na i tregojnë, do të korrizhojmë vetë-vehtëhen. Në qoftë se mendimet t’ona nuk’ kanë bazë, le të na i bëjnë t’i shofim, dhe nuk do të dyshojmë as pak që të rjeshtohem’ nga an’ e së vërtetës. Gabimi për njerzit ësht. «Erraze humanum est». Një turp i remë kurrë nuk do të na shtije të përkrahim një parim fallco, se pse qysh kemi guximin e mendimit t’onë, ashtu kemi dhe guximin të pohojmë të pa drejtat dhe gabimet t’ona, kur i konstatojmë. Një pohim i tillë nuk çnderon as pak.
Greqis i dhamë të drejtë, sa do që madhëria e shkuar e s’aj s’ka nevojë për voten t’onë për t’i u impozuar admirimin e brezave të më pastajmë. I njohim titullin si nëna e qytetrimit. Përulemi përpara gjenis të pa imituëshmë të s’aj. Kush guxon të përdorij pendën nuk duhet të mos dijë se sa i detyrohen racës Greke njerzia, shkencat dhe artet, kësaj race me një lëng të fortë që ka mbulluar botën mbarë me glorien e s’aj.
Por ky nderim i singjertë q’i bejmë Greqis nuk duhet të shtypij dashurinë t’onë që kemi për Shqiprinë; ësht Atdheu jonë dhe dëshërojmë t’a shohim fatbardhë e të bashkuar nën hijen e Sulltanit. Para pëlqejmë ta qajmë të vdekur se sa ta shohim të coptuar për fitimin e fqinjëve t’onë.
Nuk duam që populli Shqiptar të humbas tipin karakteristik të tij, zakonet, legjendat dhe gjuhën e vetë. Këto janë begatit e vetma që na kanë lënë etnit t’onë. Dëshërojmë t’i ruajmë.
N’ësht se këjo dëshirë ësht e pa drejtë, le të na i provojnë.
FUND
Pashko Vasa