Luâni é gjarpeni

Nje hére te gjitha shtâzet, ne mal é ne fushe, gjendéshin ne tundjé te madhé. Luâni, mbréti i 'tyné, bânté dasme é perandaj te gjitha lypséj te ndodhéshin atjè, é keshtù po bânéshin gati t’i siéllnin kanisqé mbrétit. Édhè gjarpeni mori ne goje nje trândafill te bukur, é vaté édhè ai ne dasme t’i a jipté dhânderrit.

Kur te gjitha kafshet u-mblodhen, nisen te dilnin nje nga nje mé radhe perpara luânit é t’i falnin dhuratat. Luâni i mirrté mé te kenaqun dhé u thoshté te rrinin mé radhe. Mâ se fundi, duké u-héqun barkazi, u-aferua édhè gjarpeni mé trândefillin é bukur ne goje. Po luâni, kur é pau, i foli per se largu é i tha: Âsht kot te lodhésh é te mundonésh, o gjarpen, te vinsh prane méjé, sé nuke te qasinj; nga te gjitha kafshet i prés mé gezim dhonetiet, po nga ti s’dua gjâ. Ik, hiq-u shpéjt ketèj, i deshirofsha kanisqét é tua; mé ty nuke dua miqesie!

Perralla na trégon qe mos te présim kurre te mira nga njériu i lik.

Pjesa e radhës
Te korrat

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB