Nje hére nde nje kohe nje korp kish vjédhun nje cope mish; si é mori ne goje, fluturoi mbi nje drû te nalte é atjé po rrinté é po é hanté.
Per fat te kéq te tij, nje dhélpene vinté rrotulle aty afer é cila, si pau mishin qe kishté korbi zuni t’i a kishté cmire; po qysh t’i a rrembénté? Korbi ishté majé drunit, dhélpena s’kish krahe qe te fluturonté!.. Po, m’atê, u-kujtua sé kishté ndegjuar ne végjelie sé korbi ishté i trashe, dhé i pelqénin lajkat. Vajti pra ne drû, ngriti koken dhé mé nga-dalé nisi t’i flisté korbit: «Mire dita, o zot i math! Qysh me jé? Kam shume dite qe s’te shoh! Beso-me sé ne kete jéte s’ké mik tjater si mua, askush s’te don sa une. Po si mos mé te dashun? Ké kaqe te mira ne véhté! Shtati i yt âsht i math, pendet te zéza é te bukura, gusha, krahet, kâmbet, bîshti jane shum mâ te mira nga te zoqvét é tjére. Pastaj fluturon kaqe mire sa as shqiponja as tjatre s’t’aferonét dot! Vétem zânin s’t’a kam ndegjuar, po ne qofte sé ké édhé zâ te mire atehéré ti mé te vertéte do te bânésh mbréti i zoqvet.»
Korbi per te paren hére i ndegjoi te gjitha atò levdata dhé u-gezua téper sé pandéhté sé dhélpena i a tha mé te dréjte, dhé zuni te shprésonté qe te bâhéj mbréti i shpêzavét. É, per t’i dhâne proven dhélpenes, qe ai kish édhè zâ te bukur, hapi gojen é thirri dye hére: kra, kra! Po, mjérisht, sa hapi gojen te therristé, i ra copa é mishit per dhé. Dhélpena, qe po é pristé mé goje hapune, é rrembéu mé vrap dhé é hângri duké qéshun.
Korbi é pau é i érdhi shum kéq, édhè i tha dhélpenes sé nuke pandéhté qe do t’a genjénté é t’i mirté mishin nga goja; po dhélpena i u-pergjéq:
«O miku i dashun, per te rrojtun mire ne kete jéte, duhét te kémi ment shum, te njohim véhtén t’one, te mos jémi kokeléhte é te mos bésojem te gjitha sa na thone bota; atà, qe te ngjajen ty, é pesojen si ti é mâ kéq!»
Luigj Gurakuqi