Dy gjéla po hahéshin nje hére é po pergjaknin shoqi—shoqin: rrahéshin mé krahe, mé sqép é mé kethétra te kâmbevét. Shum u-munden gjér sa njéni é mposhti tjatrin é é vuni ne t’ikun. I munduni vajti mé kryé unjun, u-mbloth ne pléh te vét édhè aty po rrinté urtisht. Po mundesi, duké u-mburrun, fluturoi mbi nje mur te larte édhè i a nisi kânges. Duké kenduar mburréj é thoshté: «A me shihni? une jam qe é munda tjatrin sa qe do te fshihét sa hére te me shohe! S’ka tjater kendés si une, te gjithe i mundinj é, kuj t’i a mbanje, lé te vinje te matémi; une s’i trembém kuj!»
Keshtù po flisté gjéli madheshtor, kur nje shqipé é madhé u-duk ne qiéll mbi rêe; kerkonté gjâ per te rrembyér, sé kish unje te madhé. Per fat te kéq te tij, pau gjélin majé murit, ra mbi 'tê si rrufée é rembéu me kethétra dhé u-ngjit mé 'tê perpjéte.
Édhè kejo pralle na meson sé Pérendia atà, qe mburrén, i prishe.
Luigj Gurakuqi