Délja âsht kafshe shtepiaké qumeshtoré, nga atò qe é pertypin te ngrânet per se dyti.
Délja é ka koken shum te ngushte perpara, syt é véshet as te medhânj as te végjele, s’ka lésh ne turî as mjékerre ne nofulla. Trupi i 'saj âsht i mathe, kâmbet te shkurta é te holla é pa lésh, qe mbarojen nde thundre te çamé dysh. Trupin é tâne é ka te mbuluam mé lésh te dendun te bute é rut. Mâ te shumen léshi i délés âsht i bardhe, po ka édhè délé mé lésh te zi. Ketyné u thémi llaja. Délja ka zâ te bute, qe thohét blégerim.
Ne kohe shum te vjétera dhenet kane qene édhè atô t’égra nde pyjé é nde malé; pastaj i sbuti njériu é i solli ne verrî. Délja gjendét kudô; po ca jane te medha, ca te vogla; ca kane bisht te gjate, te trashe é plot mé lésh, ca é kane te shkurtun é te holle; mâ te shumat nuke kane brina, po jane disa te paka qe kane é ketyné u thémi kerruta.
Délés, sa âsht é vogle, i thone qenq; mashkulli kur rritét quhét dash; femna, sa âsht pa pjélle, thohét qengjé; kur piélle, quhét délé. Délévét, kur jane shume, u thémi mâ mire dhene; é qengjavét u thémi shqérra a shtjérra. Dashi ka ne koke dye brina te forta. Délja rron gjer ne dhéte vjéte; dashi munt te rronje édhè pêsemedhéte.

Délja han bar, krundé, sâne te bute; ujin é don te paster é nuke é pin kur âsht turbull. Âsht shum hamesé kur gjen mé ngrâne; kur s’ka prape qéshe véhtén duké gjéllitun. Délja mérr shpéjt shume semundjé, nga te cilat mâ é kéqja âsht kelbaza; i semuhét mushkenia dhé é zen kolla. Délja rritét fort shpéjt; pas nje motmoti piéll é bâhét mâme. Piéll gjér me téte vjéte nje qenq a dy ne mot; nga nje hére mbétét shtérpe. Mbétét barse vétem njezét é nje jave, perandaj munt te pjélle édhè dye hére ne mot kur i zoti t’a véshtronje mire, t’i jape mé ngrâne mjaft é mos t’a mundonje mé t’écun, é sidomòs kur rron ne visé te ngrohta. Ne kohe te prentvéres é te véres dhenevét u vêen kripe mbi rrasa qe t’a lepijen é t’i marre étja, psé kur dhenet pijen uje é hâan bar é déga te njoma mahén é forcohén. Duké kullotun délja nuke kercèn andéj é ketèj, po mbétét shume kohe nde nje vent mé koke unjun; Kur âsht vétem blégeròn. Ne dimen dhenet kullosin ne verrî, ne vére malévét te larta.
Kur jane shume dhene bashke u thémi tufe, grigje a kopée. Ç’do tufe dhenash ka nje dash qe u shkon perpara dhenevét; nje a dy qenj, qe mprojen nga ujku é nga bishet é égra; é nje a dy barinj qe i ruajen, i kullosin, i mjélin. Pa bari é pa qenj kopéja s’mbétét é gjalle, psé dhenet i mbyte bisha é u pin gjakun, pas qe atô s’kane as arme as ment qe te mprohén nga armiqt é 'tyné. Zoti i math u dha gjithe kafshevét arme per mprojtjé; cavé brina, ca dhâmbe, cavé thonj, cavé kâmbe te shpéjta. Délés i kishté dhâne brina, te cilat i kish kur rronté malévét; po ç’ate dite qe ra ne dore te njériut u-sbut faré é tani s’bân tjater véç sè miélét, qéthét, len t’a thérin. Brinat i harroi sé mâ s’i duhéshin, é mbêti si fosnjé é vogle, é cila nje çike po t’a lâje é âma humbét; ashtù édhè délja nje çike po te largonét nga qenjt é nga bariu bié me nje hére ne goje t’ujkut.
Délja âsht kafshe é bute, é mire é qe s’bân kurre te lige; po s’ka tjatre kafshe mâ te pamentshmé é mâ te friqeshmé sé ajô. Trupin é ka te dobet, mendjén é fjétune; mberthèn syt mbe, nje vent é i mban per shume kohe pa tuntune. S’âsht faré é sgjuare, nuke din te méjtonét é te kéte kujdès per véhtén é 'saj. Atjè ték kulloten trembét é arratisét pa ditun sé psé, pa menduar ku vété, pa pasun ndonje rrézik perpara syvét. Kur pastaj ndodhét ne rrézik, délja nuke din te trembét si qeni é si kali, po rrin pa tundun é mban koken perpjéte pa é kethyém as ne te djathte as ne te majte é, ne vent qe t’iknje a te mprohét, shkon pa menduar kundre rrézikut. Keshtù qe ka mbétun fjala é vjétre: «Vajti si délja ne goje t’ujkut!» Kur jane tufe é ndegjojen ndonje rrézik é vétmja pune qe dijen te bâjen âsht qe mblidhén é shtypén shoqé mé shoqé duké blégeritun. Krisma é flaka é pushkes, vétetima é gjemimi i trembin kéq dhenet. Kur ndodhe qe mérr zjarr kesolla ku jane dhenet, duhét t’i nxjérrin andèj mé shum mundim psé ato véte, jo vétem qe s’dijen te dalin é te shpetojen, po, si te vérbera, kethéhén perseri mbrenda édhè pas qe i nxjérrin, é ndonje hére pervelonén é digjén faré.
Dhenet tundén é écin pa ditun sé ku véne; s’kane ndonje méjtim, s’kane vullnét. Véne si te vérbta pas dashit, pas bariut, pas qenit. Atê qe don dashi é bâjen pa dashun édhè atô. Hidhét é kercèn dashi, hidhén é kercéjen édhè dhenet; len kulloten dashi é leshohét ne vrap, édhè atô présin te ngranet é ngasin pas 'tij; hidhét dashi, duké shkuar uren, ne lum, dhenet zhytén mbrenda édhè atô, é jo per t’i ndihun dashit, po psé nuke dijen ç’te bâjen tjater.
Délja s’kupetòn faré. S’ka tjatre kafshe si délja qe mos te dije t’a mpronje véhtén é 'saj as nga njériu as nga égersinat. Kur é zen njériu t’a thérnje, ajô nuke ndihét aspak; i ven thiken ne fyt, por ajô s’hape gojen; é thérin é ndegjòn é mjéra shume dhembjé, po délja nuke nxiér zânin vétem tunde nje çike kâmbet. Ç’do gjâ qe t’i bâje njériu, délja nuke zêmerohét kurre; munt njériu t’a shtynje, t’a rrahe, t’a ngréhe per kâmbé a per bishti é ajô s’ndihét. Vétem ndonje hére kur i marrin qengjin blégerin nga pak; por édhè atehéré s’tundét nga vendi, nuke ashperohét é nuke therrèt si bâjen kafshet é tjéra kur u marrin te végjelit.
Shume hére délja ne kohe te dimenit dél nga kesolla é iken é mérr fushat plot mé bore é qendrôn nde mést te bores si é marre mé koke perpjéte. Ndonje hére i zen bora duké kullotun jashte, é dhenet mbétén ne vent te patunduna; nuke kujtohén te futén ne ndonje shpélle a nen ndonje drû, po unjén é rrijen é mbulohén mé bore.
Délja kurre s’mesonét; vétem barin njéh dhé stanin é kesollen é 'saj. Dye gjâna qe i mbétén mâ fort ne mendjé jane drita é madhé é muzika. Dhenevét u pelqèn shum kur bariu i bié fyéllit duké ndenjun ne majé te shkâmbit; duké é ndegjuar kullosin mâ mire. Naten kur jane n’érresine, rrijen mé koke unjun é s’ndihén, po kur ne mengjès sbardhét drita, atehéré zâan é tundén é blégerojen. É âma é njéh pjéllen é véte, por édhè shqérrat i njohin t’âmat sadò shume dhene qe te jéne.
Done mé thâne sé dhenet é ndegjojen mire ndrimin è kohes; si kur do te zâje ére é madhé é do te nise shiu si édhè kur do te kthiéllét prape koha dhenet é kupetojen shume ore perpara.
Shqérrat kur jane te végjele lozin gjithenje, hidhén perpjéte, kercéjen, brédhin prane bariut, i cili i perkedhéle é i ferkòn mé dore é u jép therrimé.
Dashi âsht shum i forte é mesonét é vrét mé brina. Déshet zihén é vriten mé brina é nuke pushojen gjér sa te thyhét njeni nga 'ta; ndonje hére i çajen koken njeni tjatrit.
Dhenet jane shum te névojeshmé per njérin. Po te mos ishin dhenet do te na mengonin shume gjâna; psé atô na japin mishin, qumeshtin, léshin. Mé qumesht bâjem djathin, gjalpin, dhallen, kosin, gjizen; mé lésh bâjem pélhuret mé te cilat vishémi, é mbulésat é rânda per nétet é dimenit. Na japin prape lekuren, qe na duhét per kepuce, per opinga, per rripa é per névoje te tjéra; mé éshterat é mé brinat bâjem shume gjâna te duhuna; mé zorret bâjem kordhezat é muzikes, llastikat, é te tjéra. Dhenet ne funt na pléhenojen arat, livadhét, kopshtinjét.
Luigj Gurakuqi