KRYE I PARË Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari,
Rrogtari, Puntorija e Kishës
§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës
Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue: a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.
§. 2. Tagri i Kishës
“Kisha ban tym në famulli.”
- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
- Kishës i duhet ba pjesë në gjobë të famullis.
- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.
§. 3. Paperlimsija e Kishës.
“Kisha nuk gjobitet.”
“Kisha s’ka peng me kend.”
- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.
- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gjoba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.
§. 4. Ndera e Kishës.
“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”
- Kush dhunon kishën ka detyrë gjoben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
- Gjoben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka
- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.
- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)
Vorret
§. 5
- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter. - Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
- Kush fjaliset, a shan e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në gjobë si per Hije të kishës.
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.
- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gjoben kishës për nderë të marre, e gjoben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë gjobet: Meshtari ka tagër me e falë.
- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagër me i marr gjoben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.
§.7. Rregullimi i pasunis së kishës
- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagër me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.
§. 8. T’emnuemit e famulltarit.
- Famulltarin e ven Ipeshkvi në Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekë prej Famullije.
§. 9. Tagri e detyrët e Famulltarit.
- Famulltari ka tagër me mësue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypë puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të Meshtaris.
- Famulltari, për sherbim, qi i ban Famullis, ka tagër me marrë të dhetat e kishës, mbas Kanunit të vendit ku gjindet kisha.
- Famullia nuk ka detyrë me i a çue famulltarit të dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrë e do t’i bajë me puntorë të vet.
- Famulltari ka tagër me marrë frytin e pasunis së kishës si të tokave, ashtu dhe gjave të gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
- Famulltari ka detyrë me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrë Kanuni i kishës; e ma teper edhe do sherbime, si me thanë; me bekue shpijat, me thanë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullis etj.
§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.
“Prifti asht ndorja e Famullis.”
“Prifti s’bjen më gjak.”
“Prifti s’çohet në be.”
- Kush ven gjojë në Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorë më te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija asht në detyrë me e lypë nderen e Famulltarit të vet.
- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
- Me vra dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpis së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’gjobiten, edhe Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit
- Rrallë e gati kurr s’çohet Meshtari në be 1) e vetun per punë të madhe fort.
- me ndollë qi Meshtari çohet në be, a per me dlirë vendin a per poronik, ky vetem do të njehet e do zehet per njizet-e-kater vetë.
- Kur Meshtari ban be, tuj kenë se xehet per njeri i drejt e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi ai të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bes para Unjillit.
- Me ra Famulltari nen gjobë s’e kapë Kanuni: asht puna e të Parit të vet.
- Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun në Kanu n’emen të Famulltarit.
- Meshtari i Famullis mundet me i u matë edhe me i ra ndokuj e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në fjal para Kanunit.
§. 11.- 1.- Rrogtari i kishës asht lirë me punue në shtek të vet.
- Rrogtari i kishës kudo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnis së vet, aj shkon e tregon n’emen të Famulltarit.
- Me e tundre kush rrogtarin e kishës me fjalë a me punë, zehet se tundon Famullitarin, e bjen në gjobë të kishës mbas Kanunit.
- Gjoba, qi mirret per punë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit, por kishës e katundit.
- Me vra kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullis së vendit, ndiqet vetem prej shpis së të vramit; por, në kjoft se asht i katundit të huej, atëher e ndjek edhe Famullija, në të cilin rrogtari kje vra.
§. 12
- Me nga kush puntorët e kishës, bjen në gjobë të Famullis.
- Sado puntorë me pasë për të kenë në punë të kishës gergasi lan vetem nji gjobë, por ma të randë.
- Gjoba, qi merret per ngase të puntoris së kishës, dahet ndermjet kishës e puntorve.
PJESA NDESHKIMTARE
§. 13. Kuptimi i ndeshkimit. Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam.
§. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve. Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bam kundra kishës.
§. 15. Të dhanunat e ndeshkimit. Fajtori, qi ka fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.
§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishës, janë njikëto:
- Të gjykuemt per dekë;
- Të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
- Të djegunt e shpis ;
- Të Lanunt e tokës djerr a të premt e pemve;
- Gjoba me gja të gjalla ;
- Gjoba me pare.
V.O. mbas kanunit gjoba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.
§. 17
- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.
- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e mshehë në kishë, pa dije të Famulltarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh gjobë per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka gjob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.
- Kush të vjedhë në qelë a banë të Famulltarit, do të lajë dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka gjobë Bajrakut.
- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit, ka 100 grosh gjobë kishës, e 100 desh e 1 ka gjobë Bajrakut.
- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famulltarit, do ti laj10 desh gjobë.
- Kush t’i shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka gjobë Bajrakut.
- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr) per disa vjet.
- Aj, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
- Me i folë ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh gjobë Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis së fajit.
- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per gjobë.
- Me nga kush me fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gjoben e 10 deshve.
- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka në ket vathë.