ΠΟΝΗΜΑ
Ἡ Θήρα τῶν ὀρεινῶν,
ὁ Θεὸς τοῦ Τομάρου ὄρους
Συνταχθὲν ὑπὸ Κωνσταντίνου Χριστοφορίδου
τοῦ ἐξ Ἐλβασανίου, 1884
Συνηρημένη γεγικὴ διάλεκτος καθομιλουμένη
εἰς τὴν Μέσην Ἀλβανίαν[1]
Prej
Konstandin Kristoforidhit Elbasanasit 1884
[Gegënishte pa bashkim zânoresh (contraction,) qi flitet në Shqipnit të Mesme].
* * *
— Ç’múj âshtë ndashti?
— Kalëndur.
— Sa ka múji sot?
— Sot ka pesë-mbë-dhitë dit.
— Thuj së dul ende ky múj.
— Falemi nderësë Zotit,
ç’farë mot’ i mir áshtë.
Ashtë koh’ e bukurë,
Ka mbajtur koh’ e mirë.
S’ka bám lagësinë.
Ka qenë mot’ i thatë: po s’ka bám gjith’ aqe të ftofëtë, sikurse áshtë për të bâm: âshtë posi ditë vere.
— I qofshin falë zotit t’ynë!
— A dalimë nesër për gja?
— Dalimë.
— Me të vërtetë.
— Po, besa.
— Mbë ç’anë ja mbajmë?
— Vemi ndë malt të Tomorrit.
— Po atie të vemi, e të gjujmë: sepse atie ka shum’ egërsina.
— Atie ka ende bisha, atie ka thi t’egërë e ujq, e çakaj, e arij, (harusha) e drénj, e kaptuj, e dhi’ t’egëra, e skile, e lepuj. Pra atie ka ende fëllaza mali: ndë marrshin erë qentë e biemë mbë ndonjí tufë të madhe, kemi me vram shum’ asosh.
— Nesërë pra të dalimë për gja.
— Fort mirë.
— Cilinë vêmë të parë ndë gjat për me prím përpara, e me urdhënum.
— Vemë Mark-shalë-gjatinë:
— Po i mirë âshtë Mark-shalë-gjati
— Ai âsht’ i vëjym.
— Ai áshtë gjatar i vjetërë, ati s’i friketë syni ásht’ ende trim s’bie i gjallë n’dorë t’anëmikut, áshtë burr’ i dheut.
— Urdhëno pra, o Mark, qish duhet me bám, se tyj të kemi të parë.
Mark-shalë-gjati urdhënon e thotë: Posa të hyni ndë katunt epuni zá burravet, kush të detë me ardhë nesërë për gja, letë bàhetë gati çë sonte, ende nesërë me natë pa zbardhëllym (pa zbardhë drita) të dali në Kodrët të Kuqe e të presi shokët, për me ubám pak së paku sindo nja katrë-dhitë a pesë-dhitë bura sepse sa má shumë gjatarë të jenë, kaqë má mir’ áshtë për të gjujtunë, atëhere mundemi me rrethum pyllinë shtrëngutë mos me na shpëtum gjá e gjalë pa vram; ende ju, o bura, shkoni, me kohë ndë për shtëpit tuaj e lani pushkëtë (pistoletë) e lyni me voj, mos ndryshkenë, báni gati pluhunin’e zjarrmit (barotinë) e plumbatë: e shtupatë, e gjithë qish duhetë për gjanë: gjithë-si-cili letë marri ende bukën’ e ti me vetëhe: venë mos marri as-pak, sepse pihet’e dehetë, mbasandaj prish shoqëninë: venë kemi me pim ndë për shtëpit, mbassi të këthehemi prej gjajet. Pa ndëgjoni ende ma.
— Urdhëno zotëni (thonë gjatarëtë.)
— Shkoni ndë për shtëpit tuja pa perënduu dilli (pa ránë dilli) e bàhi gati për nesërë, mbasandaj hani darkën, e bini e flini shpejt, qi të ngrihi nesërë herëtë, ende kur të zán’ e të këndojnë gjelatë dilni ndë Kodrët të Kuqe mbë të mungullumit, qi të gjindemi ndë rrázët të malit Tomorrit pa lemë dilli (pa dalë dilli,) e të qarkojmë pyllinë. Kështu pra, o trimat’ e dheut.
— Fort mirë, zotëni, kështu kemi me bám. Bàfshi natën’ e mirë o shokë!
— T’ungjatë jeta! t’ungjatë jeta! (thonë gjatarëtë ende shpërdahenë ndëpër shtëpit të veta.) Ndë nesëret vinjënë gjatarëtë dy kah dy, tre kah tre ndë Kodrët të Kuqe.
— Mirë mëngjes! mirë mëngjes!
— Mirë se erthtë! mirë se erthtë!
— Ç’kohë áshtë?
— Ashtë natë. Do ende shumë me gëdhim, s’ka perëndum yll’ i dritësë, po këndojnë gjellatë. Një ke po vinjënë gjithë gjatarëtë, po vinjënë tufë, tufë.
— Mirë se erthtë! mirë se erthtë!
— Si ugëdhitë?
— Mirë, po zotënia juj?
— Mirë desh zoti.
— S’pasëka ardhë Mark-shalë-gjati?
— Ende s’ka ardhë, po sikur’ ta mbërrinjë ende ai ndashti.
— Një ke po vien.
— Ai vet’ áshtë.
— Mirë mëngjes, o gjatarë!
— Mirë se erdha, zotëni.
— A jeni mbledhë të gjithë?
— Po, zotëni, të gjithë këtu jemi, s’ka mbetë njeri pa ardhë.
— Binuni trumbetavet gjasë më ardhë sa kanë mbetë mbrapa.
Ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty!
— Ku janë këta shërbëtorë? (pyt Mark-shalë-gjati.)
(Shërbëtorët e shqiptarvet ishin grekë mb’atê kohë, të cilit’ i kishin zânë të gjallë ndë luftë të Moresë, ende i njifin për të hujë, e jo për bij shqipëtarësh qi lutshinë Hien’ e Tomorrit, ende kishën shqipenë për shënjën’ e Zotit.)
— Urdhëno, zotëni, një tek jemi këtu; (thonë shërbëtorëtë.)
— Pa ndëgjoni, o shërbetorë, sot mbas mies-ditë t’u hipni kualvet e të vini sindonjá njizet vetë ndë rrázët të malit Tomorrit, atje ku të ndëgjoni krismën e pushkëvet për me na shërbym e për me na ngarkum gjanë, qi kemi me bàm, ndë dashtë Zoti për me na sbardhë armëtë.
— Fort mirë, zotëni, (thonë shërbëtorët).
— Ende mdani vesh, o shërbëtorë, se qish po u them juve.
— Urdhëno, t’u ngjatë jeta! shikoni, o të ngratë, të mos i afrohi fort malit Tomorrit, po të rrini nji shenjë pushke lark rràzësë malit, sepse mali i Tomorrit ka Hie të randë, e u shuplak, a heth ndonjí koqe rrëfeje e ju bie ndë majët të kresë, e u depërton tej mb’-a t’-anë, e u vret, e s’u lê të gjallë.
— E dimë, Zot-o, e dimë, se ende t’emá ë ashtu e vrau me rrufe, e doq e përcëlloj, e e báni posi kërcû të zi.
— Ashtu pra ta dini, të mos shkelni ndë malt të Tomorrit se áshtë vend i mirë àshtë mal i shenjtënushim, aty e ka të ndenjunit zoti i shqipënisë që run malësinë. Ai na ka rujtunë neve malësorëtë, e s’kemi ránë n’dorët t’anëmiqet gjer mbë sot ende na ka me rujtunë kurdo, sepse atë kanë pasë lutunë pleqtë t’anë të vjetëritë, e gjyshatë t’anë, e stërgjyshatë t’anë, e katrëgjyshatë t’anë e gjithë të parëtë t’anë të motshimitë.
— I qofshim falë, i qofshim falë zotit të madhit të jetësë! (thonë gjatarëtë.)
— Ai áshtë zot i fortë, (thotë Mark-shalë-gjati) ai àshtë qi vràn qillinë me miegull’ e me re, e shkrepëtin, e bubullin e heth me rrufe, e bie shi e breshën e borë: ju mos na shikoni neve, sepse vemi ndë malt të Tomorrit e gjujm’atie e shkelimë mb’atë vent të hienushim sepse neve na njef Zoti i Tomorrit, se jemi Shqipëtarë, e bij shqipëtarësh, neve s’na bán gjá Hieja e Tomorrit, po na pret me të mirë’ e na run e na ndif, e na sbarth armëtë. Ashtu pra ta dini.
«Këtu áshtë për të shënum se shqipëtarëtë ndonëse u bànë të krështénë disa prej asish ndë gjindoret të parë (nji qint vjet mbas Krishtitë), e të gjithë ndë kohët të Kostandinit Math, Perandorit të Bizantit ende mbasandaj shumë prej asish u këthynë e u bànë Muhamedanë, si shkeli Turku dhen’ e shqipënisë, me gjith këté s’e kanë harrum besën’ e vjetërë qi kanë pasë lutunë përint’ e parë, të motshimitë pa ardhur Krishti e Muhameti ndë botët.
Mali i Tomorrit dirgjetë mun ndë mest të Shqipërisë, ende áshtë ma i math se të gjithë maletë e shqipënisë: shqipëtarët’ e qujënë Tomorr, ende kur flasinë për atë, thonë «mali i Tomorrit» d.m.th. mali i të Mirit = τὸ ὄρος τοῦ Ἱεροῦ[2] = mali i Hiesë, sepse Hie d.m.th shqip Θεὸς[3], Zot sikurse thonë, ende vend i mirë [ἱερὸς τόπος[4]], vënt i shenjtënushim. Të gjithë shqipëtarëtë thonë mbas fjalësë qi kánë lánë pleqt, e parë (οἱ Πελασγοῖ)[5] se Oràkulla e Dodonësë (τὸ μαντεῖον τῆς Δωδώνης)[6] ka qënë ndë malt të Tomorrit përandaj ende priftënit, e Dodonës kanë pasë qenë qujtunë Tomorrë [të mirë = ἱεροὶ (Τομόρροι)[7]]. Të gjithë shqipëtarëtë mbesojënë ngjer mbë sot se mali i Tomorrit áshtë i hienushim (θεῖος, ἱερὸς)[8] ende se aty e ka të ndejunitë Hieja e pleqët të parë (τῶν ἀρχαίων Πελασγῶν)[9], d.m.th. shqipëtarëvet vietërë, përandaj për mot ngjitenë ndë majët të malit Tomorrit, e i lutenë Zotit»
— A jeni gati, o burra shqipëtarë? (pyt Mark-shalë-gjati.)
— Gati jemi.
— Ai i kini mbushë armëtë.
— Plot i kemi.
— Lëshoni qent’ e langonjtë me prim përpara, báhi vark dy nah dy, e shpëjtoni kámbëtë të zamë malinë pa ljem dilli.
Gjatarët bajshin udhë e ecinë me vrap posi er’ e fortë tek shkelinë kàmbëtë mbi dhet tringëllinte toka e u turintë dheu e gjëmojshin maletë. As na këndoni një kàngë o djelm të ri të ndihemi të gjallë tek shkojm’ udhësë, (thotë Mark-shalë-gjati).
— Ç’kànkë të zamë? (thonë djemtë)
— Këndojmë kànkên’ e Skender-begut, Gjergj-Kastriotit.
— Me zá të naltë, apo me zâ të poshtërë? (pysinë dielmtë).
— Me zà të naltë e të hollë, (thonë dielmtë,) qi të ulurinjë dheu e të gjëmojnë malet.
Dielmëtë zàn’ e këndojënë kështu:
As na këndo ti, o Vashë,
(ὁ ποιητὴς ἐπικαλεῖται τὴν Μοῦσαν)[10]
Nji kankë me zà të trashë,
Të ta ndegjojmë me veshë,
Ashtu gëzum të jeshë!
Kush àsht’ ai burr qi po vien,
Si hán’ e plotë kur shkëlqen,
Armatosun kánt e kánt;—
Vesh’e ngjesh nd’ar e nd’argjent,
Skënder-beu luftëtari,
Trim’i math Shqipëtari.
— Ashtû pra, ashtú pra, u lumtë goja, o dielm, e u hangrëshim dasmetë! këndoni ende shpejtoni kàmbëtë, se e mberrím ende për pak herë zamë rrázën’ e malit, njù ku e kemi përpara ndër sy e u afruam malit.
— Shikoni o shokë, (i thotë njani tietrit,) shikoni se si qenka mbulum maj’ e malit Tomorrit me niegull’ e me ré! shif, shif, si shkrep mali, e ndsir shkendija t’arta e t’argjánta! Rri Zoti atie, rri e Madh’ e jetës atie, rri ai qi run shqipërinë, e s’na lé të biemë n’dorët t’anëmiqët.
— I qofshimë falë ati Zoti, Hieja e ati na mbuloftë, e na rujtë, e na zbarthtë armetë ndë luftë.
— As më thuj, kush i shërben Zotit Tomorrit?
— Shqipet’ e malit i sherbejënë, ato janë engjujt e ati: përandaj ende neve na thonë shqipëtarë sepse lusëmë zotin’ e shqipevet ende jemi të fortë posi ato, ende shokët e atyneve: tek kanë bamë çerdhetë (gradatë) shqipetë ndëpër shqembet e ndëpër shkrepat të malevet, atie kemi ngrefë shtëpiët, ende na malësorëtë.
— Me të vërtetë ashtu si thu ashtë.
Mark-shalë-gjati thëret, e thotë, qendroni aty, o burra shqipëtarë se e mberrim, rrini përdhé e prahi pakëzë herë, se ndashti po zamë e gjuejmë.
Gjahtarët’ ulen përdhé, prahenë.
Mark-shalë-gjati u ngre mbë kambë e tha:
— Pa ndëgjoni, o gjatarë, rrethoni ate pyll qi keni përpara, qarkoni a dandurë, mos na shpetojë gja e gjallë pa vramë: zini pritat gjithë-se-cili prej jush, e qëndroni njizet e pesë hapa kambësh lark njani tietrit: mos shtini mb’ijë, se vritni shoqi-shoqinë, po shtini drejtë: lëshoni qent’ e lagojtë të bjenë mbas erësë, e të çojën egërsinatë kah shtrokullatë (kah shtrofkullatë) ende kur të ndegjoni zanin e trumbetësë parë, asaj trumpetësë madhe prej brinit kaut, qi kan me u ranë në atëhere sbrazni (dëkoni) pushkëtë të gjithë përnji herë, e nderseni qentë, e klethitni me za të hollë e me za të trashë që të tremben’ egërsinat’ e pyllit, e të dalin jashtë, ende mbë ç’anë t’ja mbanë, epni za shoqi-shoqit tuke ranë trumbetësë. Shkoni pra e zini pritatë, e mos luni vendit krejt’ qëndroni si burra të fortë, gjuni si gjahtarë të mirë, armëtë mos i nxini.
Ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty! (bie brin’i gjasë)
Ha ha há! ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejënë qentë.)
Kam kum! kam kum! kam kum! (lefinë qentë.)
Taf tuf! taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
— Prit-e o Mark!
— Prit-e o Gjergj!
— Prit-e o Gjon!
Taf tuf! taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka!)
Ha ha ha! ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejënë qentë.)
Kam kum! kam kum! kam kum! (lefinë qentë.)
Ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty! (bie brin’i gjasë.)
— Prit-e o Kolë, se po të vien nji thiu i math, qi m’i ka dhambëtë nji pëllamb’ e nji përçik nxierrë jashtë nofullas! Vene pushkën mbë sy! shënoje mirë! bier-i mbë lulet të ballit! a e vrave! të lumtë!
Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejënë qentë.)
Kam kum! kam kum! (lefinë qentë.)
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
Ty ty ty! ty ty ty! (bie brini.)
— Prit-e o Ndrekë, se të dul përpara nji dre me nji palë brinj të mëdhenj!
Taf! i ra drênit mb’ijë, edhe e depërtoj plumbi têj mb’at-anë: drêni ra mbë gjunj, ende derdhi lot prej sysh! Ah, se ç’bana unë! (thotë gjatari) mâ mirë të mos e kishje vram atë drê: shif, si i derth lot prej sysh, e qan posi njeri!
Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë.)
Kam kum! kam kum! (lefinë qentë.)
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
Ty ty ty! ty ty ty! (bie trumpeta.)
— Bier-i ati kaprulli qi po të shkon përanë!
Taf! e koditi me plump!
— Bier-i ati ujku qi po shkon aty drejti!
— Mos e vra! mos e vra! (thotë tietri), let’ i lëshojmë qente ta shqerrin’ e ta bajënë copa copa.
Ha ha ha! ha ha ha! ndërsejënë qentë
Lëshohenë qentë tue lefë kam kum! kam kum! e i hidhenë mbë shpinë e e venë poshtë, e e kapshojnë me dhambë, e i shqerrinë barkunë, e më ta bajënë copa copa!
— Se ç’mirë më ja bâtë ati ujku qi na ha dhentë!
Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë)
Kam kum! kam kum! (lefinë qentë.)
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
Ty ty ty! ty ty ty! (bie brini.)
— Prit-e, o Mark se e ke!
— Bier-i, o Gjerq, se po të vien!
— Vra-je, o Gjon, se po të shkon përanë!
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
— Bier-i, o Filip, asaj dhie t’egërë që po rri mb’ate brek mbali! âshtë trembunë prej qensh! shëno-je mirë!
Taf! e koditi me plump ijë mbë’ ijë! Dhia e egërë posa ndieu plumbinë qi e shpoi tej uhuth çë nga shkamb’ i naltë, e ra poshtë mbë dhet pa frymë!
— Të lumtë dora o gjatar i mirë!
Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë.)
Kam kum! kam kum (lefinë qentë)
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
Ty ty ty! ty ty ty! (bie brini.)
Nje ku bani ball (nje ku u duk pa beft) nji harush, e murgëtë! ishte e madhe sy! sa nji gomare, edhe ecëte dalë kah dalë mbi të katërë kâmbët: posa e panë qentë, e rethunë përqark: atëhere harusha ra ndë bisht, edhe u ugre mbë kámbë posi njeri, apte gojënë nji kut të gjánë, e pëlliste si lopë, ende mpështynte qentë, e i lakte me mpështymë.
— Bier-i o Gjerq, se e ke përpara! shino-je mbë krahanur, se po të rri mbë kàmbë posi njeri.
— Vra-je, se po të përqesh!
— Mos e vritni! mos e vritni! (thotë Gjergji,) se po vete unë vetë, e po e zá të gjallë!
— Mos o Gjergj, se të kapshon me dhambë!
— Pushoni: ju s’dini gjá: harusha nuku kafshon me dhambë, po të shtrëngon me të dy durët’ e para e të mer frymënë: të pshtyn me gojë, e të lak e të ban qull: sill ende me gurë, e të godit: po e sill gurë për së mprapthi, jo për së mbari: ngjitet ende ndë majët të drunit posi njeri, po ndëpër ato dega qi janë shul s’mundet me ecë: unë s’e kam frikë harushënë kurrë, (thotë Gjergji,) ende vetepër mbi harushenë, e i fut një thike ndë zemërët, ende harusha bie pa frymë mbi dhet.
— Të lumtë, o Gjerq. (thonë shokëtë.) se qenëke burr më të vërtetë.
Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë.)
Kam kum! kam kum! (lefinë qentë)
Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka.)
Ty ty ty! ty ty ty! (bie brini)
— Prit-e o Mart!
— Bier-i, o Mërkurr!
— Vraj-e, o Prent!
Ham ham ham! ham ham ham! po lefinë qentë, ende kishin rrethum nji ferrë të madhe. Bërrsht! bàni ferra, ende dulë nji dos’ e egërë me dhitë këlysh të vegjëlë.
— Bier-i asaj dose, o Lekë!
Taf! i ra me plumb Leka, ende e goditi ndër shpatullat: dosa ra përmbys e gjallë.
— Bier-i ende nji herë tjetërë, o Lekë, se s’ka cofunë.
Taf! e goditi ndë lulet të ballit, ende dosa nuk’ undi e gjallë ma. Dërqtë s’daheshinë prej samësë, po rishin’ afër’ asaj sepse kujtojshinë se àshtë e gjallë.
— Ejani, o gjatarë, (thotë Leka) e zîni këta dërq të gjallë se nuk shkëputenë prej s’amësë.
Vinjënë gjatarëtë, e i zanë të gjallë nji kah nji, e i lidhënë për kambësh, e lân ndë bythët të nji lisi.
— Këta dërq kemi me i piekë ndë hellt, e kemi me i ngrânë tuke pim vênë kur të vemë sonte ndë shtëpi.
Kam kum! kam kum! kam kum! lenë qentë.
— Prit-e, o Toskë atê skile, se e kánë vúm përpara qentë, e po ta bienë drejtë.
Taf! sill me pushkë Toska, po i shkoi plumbi kot, s’mundi me e goditë, sepse skileja bani dredha, ndërroi udhënë.
— Ah, e mallkumeja! (thotë Toska), se më la pushkënë ndë faqet pa vram atë!
— Bier-i ti, o Gegë asaj skileje!
Taf! sill Gega mbë skilet, e i a këputi bishtinë plumbi, po atë s’mundi me e vram.
— Ah, ajo dinake që vieth pulatë natënë se më turpënoi pushkënë! (thotë Gega.)
— Prit-e ti, o Arbën, atë skile, se po të shkon përanë!
— Ah, ndë të lansha të gjall’ unë tyj, Zoti më marrtë jetënë! (thotë Arbëni,) ende shtie me pushkë taf! nde e goditi ndë kryet.
— Të lumtë, o Arbën, se na sbardhe faqenë! (thonë shokëtë.)
Kur venë gjatarëtë me e marrë atë atíe ku dirgjej mbi dhet, ajo ungre përnjiherë mbë kambë, ende iku me vrap: sepse bánte ashtu sikur kishte cofunë.
— Binij, o gjatarë, binij asaj skileje, se u turpënum.
Taf tuf! taf tuf shtienë me pushkë të gjithë gjatarëtë, ende e vrasënë.
— Prit-e, se po të vien!
— Bier-i, se e ke përpara!
— Vra-je atë lepur, se po të shkon përanë.
— Mos e vritni! mos e vritni! leta zánë qentë të gjallë, se e kanë vumë përpara.
Posa e pa me sy langoi, u lëshu me vrap, ende me dy tri hapa kámbësh e zuni për qafe, ende po e binte të gjallë; po kjentë ja rrëmbynë prej gojet, ende po e ndukinë me dhambë.
— Rrëmbenia qenet atë lepur, (thonë gjatarëtë,) se po i anë mishtë, mbasandaj s’gjujnë má.
Ende ata shkëputnë lepurinë prej dhambësh qenet.
Ty ty ty!
ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty!
ty ty ty ty!
ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty!
— Kush i bie kësaj trumbete kështu: (pyesinë gjatarëtë.)
— Lini pushkëtë! lini pushkëtë! e mos gjuni má, o gjatarë, (urdhënon Mark-shalë-gjati, i pari gjasë,) mjaft má, se u ngrys, e po na zê nata këtu ndë pyll Mbëlithni gjanë qi keni vram, ende e bini nd’atê bythë lisi, se ndashti vinjën’ ende shërbetorëtë, e ngarkojënë.
— Fort mirë, zotëni, po të kishim gjujtun’ ende pakëzë herë, (thónë gjatarëtë.)
— A nuk’ u lothtë gjithë ditën e lume se gjujtuni; S’lodhenë burrat prej gjasë.
— Nuk po gjujmë má, e s’ka mbetunë kohë: tietërë herë, ndë dashtë Zoti.
— Fortë mirë, zotëni, fort mirë.
— Ç’áshtë ajo kalori qi po vien: (pyt Mark-shalë-gjati.)
— Jànë shërbëtorëtë, kàn ardhë ndë rràzët të malit, ende po ngjiten’ e po vinjënë këtu ku jemi na.
— Sbrit shpejt, o Gjerq, e thuj-u atyne shërbëtorëve t’i kushtohenë Zotit mà pari, pramá të ngjitenë ndë malt, mos hedhi ndonji koqe rrufeje prej majësë malit, e i vret bashkë me gjithë kafshatë qi kànë prum me vetëhe.
Ende Gjerq-Toska u shkëput posi koqeja e plumbit tatpietë kurrizit malit, ende përnjiherë u gjint ndë rrázët, e gërthet për së largu, e pyt shërbëtorëtë tek po ngjiteshinë përpietë, a i ukushtutë Zotit Tomorrit; I u kushtum i u kushtum Zotit math, qi na rujtë, e na mbuloftë me hien’ e vet.
— Ecëni shpejt pra, ngitni kualtë, se na zùni nata!
— Një ke e mbërrim.
— Erthtë, o shërbëtorë; (thotë Mark-shalë-gjati.)
— Erthmë, t’ungjatë jeta!
— Sa veta kemi ardhë;
— Njizet vetë me njizet kual.
— Ngarkoni pra shpejt e shpejt atë gja qi áshtë atie garumbullë.
— Ku ta ngarkojmë gjith’ atë gja: ju paseki vram gjithë bishat’ e gjithë’ egërsinat’ e pyllit.
— Ngarkoni shpejt, e mos flitni tepërë, se na zúni nata këtu. Ende si të ngarkoni barrëtë, ngitni kafshëtë me vrap, të báhi er’ udhësë, e të vini drejt e ndë shtëpit teme aty të shkarkoni barrëtë, se na po shkojmë përpara jush.
— Shkoni përpara, o gjatarë, e ecëni me vrap, të zámë katundinë me kohë para se t’eret’ e të na zánë nata mb’udhë: si të vemi ndë shtëpi, atie po dajmë gjanë, e po e bájmë kaqi piesësh, sa gjatarë jemi ende shtiemë shortë me marrë gjithë se cili piesën e vet qi t’i bierë e të vejë ndë shtëpit të vet, të hajë e të pijë e të bajë zemërën’ e mirë.
Greqisht: «Vepër. Gjaja e malësorëve, Zoti i malit të Tomorrit. Hartuar nga Kostandin Kristoforidhi, nga Elbasani, 1884. Dialekti gegë me tkurrje [zanoresh], që flitet në Shqipërinë e Mesme.» Kopertina greke thotë «me tkurrje», ndërsa shënimi shqip më poshtë «pa bashkim zânoresh». ↩︎
τὸ ὄρος τοῦ Ἱεροῦ – greqisht: mali i të Shenjtit. ↩︎
Θεὸς – greqisht: Zot, perëndi. ↩︎
ἱερὸς τόπος – greqisht: vend i shenjtë. ↩︎
οἱ Πελασγοῖ – greqisht: pellazgët. ↩︎
τὸ μαντεῖον τῆς Δωδώνης – greqisht: orakulli i Dodonës. ↩︎
ἱεροὶ (Τομόρροι) – greqisht: të shenjtë (Tomorë). ↩︎
θεῖος, ἱερὸς – greqisht: hyjnor, i shenjtë. ↩︎
τῶν ἀρχαίων Πελασγῶν – greqisht: i pellazgëve të lashtë. ↩︎
ὁ ποιητὴς ἐπικαλεῖται τὴν Μοῦσαν – greqisht: poeti i thërret Muzës. ↩︎
Kostandin Kristoforidhi