Pjesa 2

Durrësi, - me shtëpitë e bardha, me kullat rrumbullake të mbetura nga Koha e Mesme, me kodrat e murrme prej shkëmbi të prerë maja-maja si nga dora e njeriut që i bëjnë një kurorë të rëndë përmi krye - duket për së largu, për udhëtarin që afrohet nga deti, një qytet përrallë dhe bukurie i shtrirë pranë valëve. Por i pari kontakt me Barkaret e limanit e prish menjëherë atë lodër të mendjes dhe e vë njeriun përpara një vërtetësie jo aq të pëlqyer. Barkat iu afruan anijes së avullit, dhe dr. Gjëlpëra hodhi një sy mbi njerëzit që vozitnin: Ishin shembëllë shumë të varfra të racës së njeriut: njerëz të zinj e të verdhë, të ngrysur, të mvrenjtur, të parrojtur, të pakrehur, probabilisht të palarë, njerëz të mërzitur nga bota dhe nga vetja e tyre, që nuk shihnin. Dr. Gjëlpëra u habit shumë, dhe në një italishte të thyer pyeti një oficer të anijes si qe e mundur të ndodheshin barkare nga Malta ose nga Aleksandria në një liman të Shqipërisë.

Ma che Maltesi, che Egiziani sono proprio albanesi[1] - u përgjigj oficeri duke shkuar.

Dr. Gjëlpëra mori valixhen e tij në dorë, zbriti shkallët e pasigurta të anijes së ndryshkur dhe hyri në një barkë me ca udhëtarë të tjerë. Në doganë u doli përpara një turmë e errët, njerëz të verdhë me fytyra të lodhura, dy policë brutalë i shtynin me të mëngjër e me të djathtë dhe udhëtarët hynin në binanë e doganës. Këtu doganierët, me fytyra të palara e të thartuara, nisën të gërvishtnin plaçkat. Dr. Gjëlpëra kish kapërcyer shumë kufij, po asgjekundi s’kish gjetur një tërbim kërkonjës aq të madh. Ç’shikonin? Në bënin hetime policie? Si nuk u pati shpjeguar njeri se dokumentet e dëmshme nuk lihen në valizat? Në mundoheshin të gjenin lëndë fiskale për të mbushur arkat e shtetit, si nuk i kish stërvitur guverna të bënin ndryshime në mes të dengëve malli, që janë për marketat edhe të një valize udhëtari me plaçka të trupit? Apo në këtë vend të lumtur valle, mos goditeshin me një taksë edhe brekët e udhëtarëve? Doganieri që çërmonte valizen e dr. Gjëlpërës zbuloi një kuti të madhe me pluhur për të fshirë dhëmbët: menjëherë futi dy gishtërinj të palarë, me thonj të zinj dhe nisi të rrëmojë që të shohë se ç’kish brenda. Pyeti në ç’punë hynte ky toz?

“Për të fshirë dhëmbët,” - tha Dr. Gjëlpëra.

“Axhaib!” - bëri doganieri, pastaj thirri një shok dhe i tha, - Shiko se ç’thotë ky njeri: këtë e paska për të fshirë dhëmbët!"

Që të dy doganierët qeshën duke shfaqur nofullat të ndryshkura dhe gjysmë të kalbura.

Ollur shej diil” - tha doganieri i dytë, - Dhëmbët s’janë pisqolla ose çibukë që të fshihen: këtu kardashëm, ka ndonjë hile: dale ta gërvisht dhe lëre kutinë."

Dhe nisi ta trazojë me dy gishtërinj jo më të paqmë se të doganierit të parë. Si e trazoi mirë, “Vaz gjeç,” - i tha shokut, - kjo është ndonjë budallallëk Frëngu, s’na prish punë."

Si fliste ashtu, disa nga këmisha me dhjamë mbi këmishën e bardhë të dr. Gjëlpërës, ra një gjë e vogël, e murrmë, e cila nisi të lëvizë. Dr. Gjëlpëra e zuri dhe e vuri në dorë të doganierit:

“Ky është malli juaj, merreni.”

“Oh, s’është gjë, një morr vetëm,” - tha doganieri, e vuri mbi një thua dhe e shtypi me thoin tjetër, pastaj i fshiu duart mbi pantallonat.

“Ja dhe një tjetër, - tha doganieri i parë, - po lëre do ta hedh mbi dhe, se është gjynah të vrasim një gjë të gjallë.”

“Po unë nuk e lë të gjallë, sikur të pëlcasë!” tha doganieri tjetër dhe, duke u ulur me sytë e tij prej mace e gjeti morrin dhe krak! - “E vrava! Morr i majmë paska qenë qerratai” - tha.

“Je njeri pa shpirt!” - u përgjigj shoku i tij. Dr. Gjëlpëra e kish vëzhguar në heshtje këtë skenë të çuditshme:

“Tani që morri nuk është më i gjallë, s’ka kuptim të ziheni,” - tha mjeku ynë: - Po jam i mendjes që duhet t’i bëjmë një mbulesë të ndershme viktimës."

Dhe duke zbrazur kutinë me pluhurin e ndotur përmbi morrin.

“Tani, - tha, - i ngritmë viktimës një monument- ment të bardhë: dhe në qoftë se ca më vonë e merr era dhe s’mbetet gjësendi, duhet të ngushellohemi me kujtimin që çdo gjë në botë është efemere. Zotërinj, ku janë monumentet funerale të Nimrodit, të Nabukodonasorit dhe të njëqind luftëtarëve me famë?” - Doganierët dëgjonin gojehapur. “A kam leje tani të largohem?” - pyeti dr. Gjëlpëra.

“Kini për të paguar pesë napolona”, - thanë doganierët.

“Pesë napolona! Po pse?”

“Se keni shumë çorape, shami, këmishë, dhe jakë. Një njeriu të vetëm nuk i duhen, as çereku i atyre që keni ju në këtë valizë.”

Dr. Gjëlpëra kuptoi se ishte me kot t’i zgjaste fjalët me këta njerëz, paguajti, mori deftesën, mbylli valizën dhe u largua nga dogana. Po tek po dilte, e zuri një polici dhe i dha urdhër ta vazhdonte në zyrë të policisë. Kryetari nisi ta pyesë duke e shikuar në sy me një armiqësi të thatë:

“Zot, - i tha, - për ç’qëllim keni udhëtuar në Shqipëri?”

“Se jam shqiptar, dhe desha të vizitoj vendin tim.”

“Kush jua heq harxhet e udhës?”

“Asnjeri.”

“Halld ettin! Po s’e paguajtën, çan koken te udhëtojë njeriu?”

Dhe fytyra e kryetarit të policisë u ngrys më tepër,

“Dëgjoni, - tha doktori. - Jam i pasur, pse të mos bëjë një udhëtim për të çlodhur mendjen dhe për të kënaqur shpirtin tim?”

Posa dëgjoi për pasuri, fytyra u zbut menjëherë dhe nënqeshi. Nxori një kuti cigaresh dhe ia zgjati mjekut.

“Zoti doktor, - tha komisari, - mos i merrni për keq pyetjet e mia. Janë formalitete pa rëndësi, po kam detyrë t’i mbaroj.”

Pastaj iu kthye policit që kish prurë Dr. Gjilperën dhe i tha të porositë dy kafe të mira. Kur doli polici jashtë, komisari afroi fronin pranë doktorit.

“Zoti doktor, më dukëni njeri i mirë dhe ju nderoj me të vërtetë. Le të flasim shkoqur. S’vjen njeri për qejf në Shqipëri, kur mund të shkojë kohën e tij në kafeshantanet me famë të Evropes. Ç’interes ju pruri në këtë vend të mallkuar?”

Dr. Gjëlpëra kish nisur të shohë në thellësirat të errëta të këtij shpirti barbar, dhe kuptoi se do të ish kohë e humbur t’i jepte shpjegime të kthjellëta.

“Zoti komisar, jam i pasur dhe s’kam nevojë për gjësendi. Po e dini që sa më tepër të ketë njeriu, aq më tepër i pëlqen ta shtojë pasurinë.”

“Tabit” - tha komisari.

“E mejtova, - vazhdoi dr. Gjëlpëra, - se po të vija në Shqipëri dhe të shisja ca hapa të çuditshme që shërojnë pa-një pa-dy gjithë sëmundjet e botës, aq sa dhe njerëzve që kanë mbetur me një mëlçi u rritet mëlçia tjetër, posa të gelltitin ato hapa, - mejtova se do të kem myshterinj sa të dua dhe do të fitoj para pa masë.” -

“Haj-haj. - tha komisari, - ja tani kuptova, dhe mund t’ju thom se do të bëni punë shumë, ndonëse do të gjeni në Tiranë një mjek me famë, një nxënës të mesh-hur Habibullah Pashait. Ky mjek quhet Dr. Emrullah dhe bën çudira. Do ta kini kundërshtar të rrezikshëm: po jam i bindur se do ta mundni.”

Qëndroi pak, nënqeshi dhe vazhdoi duke ulur zërin e duke shikuar Gjelpërën në sy:

“Zoti doktor, kam grua dhe fëmijë, dhe s’janë mirë nga shëndeti, Kini mirësinë të më falni ca ilaçe?”

Dr. Gjëlpëra e shikoi në sy dhe kuptoi qëllimin të këtij barbari të korruptuar.

“Zoti komisar, s’kam prurë ilaç me vete, se ky udhëtim i parë që po bëj në Shqipëri është vetëm për të shikuar vendin dhe për të zënë një shtëpi. Po këtu në Durrës, pa fjalë, ka ilaçe: dhe në qoftë se më jepni leje, dëshiroj t’ju bëj një dhuratë që t’i blini vete.”

Dhe pa pritur tjetër përgjigje nga komisari, veç kënaqësisë së shfaqur me një buzëqeshje, nxori çantën i numëroi gjashtë bileta 50 liretash njëra. Komisari i vuri shpejt në xhep duke i shtrënguar dorën, dhe e largoi fronin e tij. Atë çast u hap dera dhe hyri polici me të dy kafetë, e la tepsinë në tryezë, dhe duke u ulur pranë komisarit, i tha turqisht:

“Kur bëhej kafeja, unë përgjoja prapa derës, dëgjova dhe pashë, dua hisenë time.”

“Hesht melun, se unë s’të ha hakën!” - u përgjegj komisari gjithë në gjuhën turqisht, pastaj vazhdoi shqip: – Zoti doktor Gjëlpëra është njeri i ndershëm, më dha provat: duhet t’i ndihmojmë që të vejë rehat në Tiranë. Automobili niset në dy orë. Lëre zotërinë e tij në një hotel që të hajë e të çlodhet: pastaj kur të afrohet ora, shko merre zotin doktor dhe shpjerë në automobil, ku në qoftë se s’ka vend, duhet të ketë."

Polici salutoi, dhe pasi dr. Gjëlpëra i shtrëngoi dorën komisarit, dualën që të dy jashtë. Posa u mbyll dera, komisari u hodh nga vendi i tij dhe ngjiti syrin në vrimën e kyçit. Polici me doktorin qëndruan në divan dhe kuvendonin. I thotë polici me zë të ulur:

“Zoti doktor, dëshiroj t’ju mbaroj punë dhe t’ju shërbej me çfarëdo mënyrë. Po bëjeni dhe ju një të mirë. Kam gruan dhe vjehrrën të sëmurë. Më falni ca ilaçe, zoti doktor.”

"Me gjithë zemër, – përgjigjet doktori, dhe i vë në dorë 2 bileta nga 50 liretash njëra. Kur dualën në oborr komisari hapi penxheren, dhe duke ngritur gishtin deftonjës të dorës së djathtë.

“Edhe unë të pashë, iblisl – i tha policit turqisht, – tani ti hisenë tënde e more vetë!” – dhe mbylli penxheren pa pritur përgjigje.

Udhës dr. Gjëlpëra i foli policit:

“Dëgjoni. Shikoj se jeni një djalë i kuptuar. Kam nevojë për ca këshilla, dhe do të jem mirënjohës me prova të shëndosha, më të shëndosha se provat që i dhashë komisarit. Unë kam ardhur këtu me qëllime mirëbërëse: po ndonëse shqiptar nga burimi, jam rritur jashtë dhe s’kuptoj aspak mendjen dhe mënyrat e këtij populli. Në politikë s’dua me asnjë mënyrë të trazohem, as dreq për dreq, as tërthori, as sheshazi as fshehtazi. Megjithatë, kuptoj se këta do të gjejnë pengesa. Pa fjalë, kam në dorë ilaçin, mund të kthehem andej nga kam ardhur, shpëtoj nga gjithë mërzitë. Po, shkaqe që s’mund t’i merrni vesh, shkaqe të mendjes, të shpirtit, si të them – më shtyjnë me forcë që të vij të rri këtu dhe të mundohem në mes të këtyre njerëzve. Është njëfarë mirësie, në doni të kuptoni, jam njëfarë i çmendur po vetëm në atë pikë. Tani dua të di, në Tiranë, kush mund të më japë lehtësira, kush mund të më vërë pengesa në këtë zanatin tim të mjekësisë, zanat në të cilin kam ndër mend të zhvilloj ca sisteme të ndryshme nga ato të vendit. Ju jap fjalën si njeri i diturisë që jam dhe s’di gënjeshtra, se këshillat dhe fjalët tuaja do t’i mbaj për vete dhe nuk do t’i shfaq kurrë njeriut burimin e informatave të mia.”

Polici heshti dhe vazhduan udhën.

“Zoti doktor, – tha më në fund, – kemi dhe dy orë derisa të niset automobili. Më thatë qepari se doni të bëni një drekë me vezë të ziera dhe me pemë. Shtëpia ime është këtu afër, Nuk jam i martuar dhe rroj në shtëpi me dy shokë, edhe ata policë, të cilët tani ndodhen në detyrë e sipër. Në shtëpi mbajmë pula, dhe mund t’ju ziej vezë të ditës, që nuk do t’i gjeni në asnjë llokantë, dhe sa për pemë, kemi në bahçe shumë dhe të mira. Po deshtë, urdhëroni të vëmë në shtëpi time: atje s’do të na prishë njeri muhabetin dhe muret s’kanë vesh. Do të flas zgjedhur dhe do të mbeteni i kënaqur.”

Dr. Gjëlpëra e pëlqeu mendimin, dhe që të dy hynë në shtëpi të policit.

Polici e çalli doktorin te oda më e mirë, dhe shkoi të ziejë vezë e të mbledhë pemë. Dr. Gjëlpëra u ul në një fron prej kashte, pranë një tryeze prej errëzitë bardhë, të mbërthyer me gozhdë. Kish edhe katër frona të tjerë prej kashte në odë. Muret ishin të lyera me gëlqere dhe dy reklama fabrikash, me bojëra, përfaqësonin artin në këtë rreth të varfër. Dr. Gjëlpëra kujtoi kasollet e fshatarëve në Suedi, me mobila të rënda prej dushku të skalisur, me gravura të bukura në muret, dhe me velenxa, të ngrohta në truall: dhe çuditej pse kjo odë, më e “mira” e një shtëpie e mbajtur nga tre policër shqiptarë, të mos ish më e hijshme dhe më e pëlqyer. Të tre ndënjësit ishin të rinj, kishin punëra të rregullshme, rroga dhe bahshishe: - pse nuk ndiejnë nevojën e një rrethi më të bukur?" Ish në këto mendime, kur polici u thye me vezët dhe pemët, dhe me takëme prej neqeje. Dr. Gjëlpëra hëngri pa folur. Kur mbaroi, ndezi një cigaretë dhe i tha policit:

“Tani jemi që të dy gati dhe me nge për të kuvënduar.”

“Zoti doktor, - tha polici, - duhet, e para e linjës, të kuptoni mirë dy gjëra për të bërë punë në Shqipëri. E para është, që këtu hiçnjeri s’merr ryshfete.”

“Atë e kuptova”, - tha doktori.

“E dyta gjë, - vazhdoi polici, - është që këtu të gjithë presin dhurata.”

“Dhe dhurata me ryshfetin kanë ndryshim”, - tha doktori.

“Shumë ndryshim, - vazhdoi polici. - Tani, zoti doktor, në një vend ku asnjëri s’bën kabull të marrë ryshfete, po të gjithë presin dhurata, si i bëhet halli atij që ka hall?” T’u japësh të gjithëve është e pamundur. Të mos i japësh hiçnjërit, është marrëzi, se atëherë jo vetëm s’mbaron dot punën tënde, po të vënë dhe pengime. Fjala vjen, të ndalojnë të gjesh shtëpi: ka shumë shtëpi të zbrazura në Tiranë, po s’t’i japin. Ti, axhami, s’merr vesh pse: Parake, njeri i mirë je, po s’ta vënë veshin. Te kenda të gjesh gjëra taze për të ngrënë, nuk t’i shesin, ose që të flasim më drejtë, nuk të lënë të të afrohen njerëzit që i kanë për të shitur. Hajde, të thoni, ose ulëndos - s’të lënë të punosh. Ke ilaçe? Dale t’i tretëm t’i shohim a janë të paqme. Ke vegla dhe makina? Dale t’i zbërthejmë që të shohim se mos janë të dëmshme për Shtetin. Ke libra dhe dorëshkrime? Dale t’ia japim një komisioni që t’i këndojë. Komisionet përbëhen nga njerëz që s’i dinë të gjitha shkronjat, librat e tu s’i ke për të parë më me sy. Në qoftë, fjala vjen mjek - siç është shkolla juaj, zoti doktor, - nuk të njohin diplomën. Punë pra, siç thashë dhe më parë, qëndron kështu: S’dhe hiç, e ke punën të humbur: t’u japësh të gjithëve është e pamundur. Esenca është: t’u japësh ca. Ca, - po cilëve? Këtu, zoti doktor, duhet t’ju them një gjë me rëndësi. Shqipëria në këto të dhjetë vjetët e fundit, shyqyr Zotit, ka mësuar shumë nga fqinjët, veçan nga Italia. Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe Kamorrën, hiçgjë tjetër. Për makaronat s’kemi nevojë, se kemi patatet tona: Kamorrën e kemi marrë dhe, shyqyr Perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë. Tani, zoti doktor, çfarëdo pune, hall, nevojë që të kini, e vetmja mënyrë e shpejtë, e sigurtë, e lirë, që të bëhet dëshira juaj, është të jini nën, mbrojtjen e Kamorrës së madhe, ku s’ka as vjedhje, as shpërdorime, po çdo gjë është e parashikuar dhe rregulluar sipas udhës tuaj. Në qoftë, zoti doktor, se ambicia juaj është të vrisni ndonjë njeri, ose disa njerëz, do t’ju kushtojnë gjashtëdhjetë napolona për krye."

Këtu Dr. Gjëlpëra ia preu fjalën policit duke siguruar se ambicia e tij nuk qe të vraret.

Polici vazhdoi:

“Në qoftë se dëshira e lartë e shpirtit tuaj ishte të vidhni ose të digjni shtëpi, çmimi është…”

Po dr. Gjëlpëra ia preu fjalën:

“I ndërshëm zot, qëllimi im është vetëm të noj si mjek që t’i shërbej këtij populli.”

“Në qoftë ashtu me të vërtetë, - tha polici, - ini nevojë vetëm për lehtësira, dhe tarifa për këtë Ishte e unjur: tridhjetë napolona në mot.”

“Mirë, - tha dr. Gjëlpëra, - jam gati t’i jap: po kujt, ku, dhe kur?”

“Ajo është e lehtë”, - tha polici.

“Do t’jua jap unë porositë e duhura. Kryetari i përgjithshëm i Kamorrës është ministri Salemboza: këshilltar i tij është i shkëlqyeri Abd’-el-Katl. Ju pagesat do t’ia bëni Abd’-el-Katlit. Po Abd’-el- Katlin nuk mund ta shihni pa qenë i dorëzuar nga një axhent i Kamorrës. Do t’ju vë unë në marrëveshje me axhentin Nr. 5 të seksionit 11, një i qojtur Ibn-el-Kelb. Tarifa e një axhenti për të paraqitur një kandidat të ri përpara këshilltarit Abd- el-Katl është pesë napolona. Kur të vini në Tiranë, të zbrisni në hotelin që t’ju thom unë, dhe menjëherë të thërrisni Ibn-el-Kelbin. Kur të vijë ky, t’i thoni të fala nga ana ime dhe të zini buzët tuaja me tre gishtërinj, Ibn-el-Kelbi do të vërë një gisht në majë të hundës. Atëherë ju do të kruani veshin e djathtë me dorën të mëngjër. Ibn-el-Kelbi do t’ju pysë sa rrota ka automobili: të përgjigjeni që ka pesë rrota. Ibn-el-Kelbi do të qeshë: dhe ju t’i thoni se kini një amanet nga mua dhe t’i numëroni të pesë napolonat. Ibn-el-Kelbi atëherë do t’ju pysë ç’hall kini dhe do të shkojë t’i japë raport Abd’-el-Katlit. Të nesërmen do të vijë t’ju marrë në hotel dhe do t’ju shpjerë përpara këshilltarit, Këtij, pa humbur kohë, i shfaqni punën tuaj: pastaj t’i levdoni Salernbozen, dhe t’i thoni që jeni habitur me rregullën dhe përparimin e Shqipërisë, dhe veçan me zhdukjen e ryshfetit. Atëherë Abd’-el-Katl do t’ju thotë se jini i pranuar, dhe menjëherë të nximni t’i nemëroni 15 napolonat për këstin e parë. Radha e këstit të dytë do të vijë pas gjashtë muajsh. Abd-el-Katl, - në i bëfshi përshtypje të mirë, round t’ju thotë të piqeni dhe me kryetarin e madh të Kamorrës, Salembozen. Duhet të dini që Salemboza, si gjithë njerëzit e mëdhenj, ka ca dobësira të vogla, dhe njëra nga këto është se i pëlqen të mësojë ç’bëjnë princet e Evropës në jetën e përditshme, që t’i marrë dhe ai për shembull. Ashtu, zoti doktor, rregullohuni pas nevojës.”

Dr. Gjëlpëra, i habitur nga këto të gjitha aq t’ ra dhe të papritura e falënderoi policin dhe nxori një biletë një mijë liretash. Polici iu lut t’ ipaje bileta më të vogla, se një biletë aq e madhe do të vihej re kur ta thyente, do t’i vinte në vesh ndonjë inspektori 16 Kamorrës, dhe ashtu polici do të shtrëngohej të paguante hisë të rëndë, Dr. Gjëlpëra ia shkëmbeu biletën e madhe me dhjetë të vogla: dhe meqë afrohej ora e nisjes, duallne nga shtëpia, të kënaqur njeri nga tjatri dhe shkuan te sheshi ku priste automobili.

Udhës polici vazhdon së dhëni këshilla, “Duhet të dini, zoti doktor, se Kamorra është organizuar aq mirë, sa në gji të saj përmblidhet tërë fuqia e Shqipërisë, Edhe sikur të bjerë kryetari i madh Salemboza me këshilltarët e tij Abd’-el-Katli, prapë organizata ka për të qëndruar në këmbë, se edhe Opozita ka shumë anëtarë të saj që janë kamorristë. Mos kujtoni se Kamorra mund të japë leje të bëhet ndonjë ndryshim me themel në Shqipëri. Meazallah - Kamorra është një forcë e gjallë, e vetmja forcë e vendit tonë. Në rëntë Salemboza, mund të ndryshohen krerët e Kamorrës, po themelet e saj janë të patundshme. Ashtu të kini mendjen të mbani miqësi me Kamorrën, se në ju ndihte sot, Kamorra do të jetë e zonja t’ju përkrahë dhe nesër.”

Dhe ashtu, duke kuvenduar ëmbël e butë, polici me dr. Gjelpërën arrijnë në shesh ku priste automobili. Vendet ishin të gjitha të zëna: dhe dr. Gjëlpëra u tremb se mos mbetej në Durrës, Po polici shtiri një sy të mprehtë mbi udhëtarët e vendosur mbi automobil, pastaj iu qas njërit atje dhe i tha:

“Ku e ke pasaportën, ti?”

“Ja tek e kam”, - bëri udhëtari i friksuar

Polici bëri sikur e shikoi me kujdes.

“Këtu, - tha, - ka ca pika që duan hetim. Duhet të vish menjëherë me mua në Zyrë të Policisë.”

“Aman, pasham, t’u bëfsha kurban, kam nevojë të nisem shpejt në Tiranë, sapo erdha nga Bari, jam fukara, dhe s’pres dot.”

“S’dua shumë fjalë, - tha polici, - kanuni duhet të zbatohet me paanësi, Do të zbres me të mirë, apo të bëj ndryshe?”

Njeriu psherëtiu, dhe, pa thënë asnjë fjalë, mori plaçkat e tij dhe zbriti. Polici vuri dr. Gjelpërën te vendi i zbrazur, e përshëndoshi dhe u largua me njerine e zënë. Automobili u nis ngadalë. Dr. Gjëlpëra shikonte qytetin e varfër, me udhë të pafshira, me shtëpi të mbajtura ligsht, dhe udhëve njerëzit e verdhë e të lodhur, dhe pastaj kthente sytë mbi bashkudhëtarët e tij në automobil: edhe këta të lodhur e të verdhë: edhe me mendje të tij ringjallte në këto vise një popull shqiptare të shëndoshë, të shkafet, buzëqeshur, Dhe ëndrrat e tij i përcillte ritmi i rëndë i automobilit, posi një djep vigani. Automobili shkonte nëpër brigjet e nëpër luadhë të lulëzuara, me emra krejt shqip si Rashbulli (Eshter- bull), Rrethi, e të tjera Afër Shijakut e çuditi një pyll i vogël plot me zogj, plot me një popull zogjsh: këngët e të cilëve bashkohen dhe trazohen aq bukur dhe aq ëmbël, sa duket si një sinfoni e krijuar prej ndonjë muzikanti të natyrës, që rron me shelgjet dhe bën sheqeri me shpeshët. Shumë kohë pasi u largua automobili nga ky pyll i lëhuar, muzika po këndonte edhe në zemër të dr. Automobili u nis ngadalë, Dr. Gjelpërës. Ëndrrën e tij e preu të qëndruarit e automobilit në një han. Doktori zbriti me të tjerët për të pirë një ujë të ftohtë, Udhëtimi në automobilin e rëndë vazhdoi, dhe një tok plepash të gjatë shënuan ardhjen në Tiranë, - në qytet të kopshteve, ku çdo shtëpi është si e veshur në mes të pemëve e të luleve, në qytet të përmbledhur e të qetë, i cili s’duket para se të shkelsh në prag të tij.

Dr. Gjëlpëra shkoi në “hotel’” që i kishin porositur; zuri një odë, hapi tubin e tij prej llastiku dhe me një sfungjer fshiu tërë trupin me ujë të ftohtë e të trazuar me pak alkool. U ndërrua; spërkati shtratin me një toz morrvrases, hapi penxheret që të fryjë era e freskët; pastaj kyçi odën dhe zbriti për të kërkuar Agjentin Nr. 5 të Seksionit 11 të Kamorrës, Ibn-el-Kelbin. E gjeti, shkëmbeu shenjat; dha të 5 napolonat, mori pjekje për të nesërmen për të shkuar te këshilltari i Kamorrës, Abd’-el-Katli. Dhe meqë ish vonë dhe e ndiente vetën të lodhur, u kthye në odën e tij për të ngrënë e për të fjetur. Problemi i ngrënies është një nga me të rëndë për njeriun që vjen në Shqipëri nga jashtë, ku ka qenë mësuar me tjetër soj gjellësh; në qoftë se ai njeri ".1 një kuptim për rregullat e shëndetit në lidhje me të ngrënët, problemi bëhet një mundim i mendjes. Dr. Gjëlpëra kish porositur pemë, sallata të ndryshme dhe bukë. Kish prurë një llambë me alkool për të bërë çaj. Dhe si hëngri e u kënaq, ra të flerë për të parën herë në këtë Shqipëri të re, e cila ndryshonte aq pak nga Shqipëria e vjetër. Shkoi nër mend të ngjarat e ditës, me pikat e ngrysura dhe pikat qesharake, dhe i vinte çudi si e solli rasti që ai, njeri armik i korrupcjes dhe i shoqërive të fshehta, të japë ryshfet dhe të bëhet i mbrojturi i Kamorrës, dhe për ç’arsye të japë ryshfet? Për të siguruar lirinë të punoje për stërvitjen e popullit? Pak nga pak e zuri gjumi, dhe të nesërmen u ngrit me një trup të çlodhur të fortë.

Abd’-el-Katli e priti me oborrësi. Ky barbar fjalët i kish të pakta, dhe të matura. Hollësia e tij për të gërmuar lajme, duke pyetur tërthorazi, e habiti dr. Gjilpërën. Pasi u mbaruan formalitetet dhe pagesa, Abd’-el-Katli tha se, Salemboza kish nevojë për një keqyrje mjekësore; ndonëse jo i sëmurë, Salemboza dëshironte të dilte nga meraku. Dr. Gjëlpëra u përgjigj se ish gati çdo ditë t’i bënte vizitë Salembozës; ashtu Abd-el-Katli caktoi pasdarken e nesërme, dhe u ndanë. Dr. Gjëlpëra i ardhur në Shqipëri si hapës udhësh të reja, si pionier fisnik, si apostull i shëndetit dhe pastërtisë, u bë që ditën e dytë viktimë dhe gjer me një pikë simahori i Kamorrës. Aq e vërtetë është fjala se njeriun shumë herë e tërheqin rastet dhe e ngatërrojnë në intriga, për të cilat karakteri i tij mund të ketë urrejtjen më të madhe.

Kafenetë e Shqipërisë janë vende të fëlliqura e të mërzitura, dhe asnjeri me mendje të hollë s’mund të kërkojë atje dëfrim, në mes të tymrave, të peshtymave dhe zhurmës. Po nga ana tjetër, për vëzhguesit e mënyrave, për nxënësit e shpirtit të popullit, kafenetë janë shkolla të vërteta plot me lëndë të vyer dhe me mësime. Dr. Gjëlpëra vendosi të shkojë çdo ditë nja dy orë nëpër kafene të për të studiuar. Kur u shtrua dy orë herën e parë në kafenenë e Erzënit dhe porositi një të pirë, të cilën natyrisht nuk e ngau dhe hodhi një sy mbi turmën e palarë dhe të parrojtur, - kumarxhinj - të ngrysur, spiunë syçakë, politikanë që bisedonin, jo vetëm me gojë por edhe me duar e supë, - kuptoi se ndodhej në një botë te fe, një botë fare të ndryshme nga ajo që kish njohur gjer atëherë. Një zhurmë e mbytur, e përgjithshme, si e ndonjë pazari të ngjeshur me njerëz, mbushte erën. Nganjëherë zëri i mprehtë i shërbëtorëve që bërtisnin, porositë posa i merrnin, nga frika se mos i harronin gjersa të vejin në tezge, dilte përmbi zhurmën e mbytur, posi zëri i thatë i mitralozit përmbi bateritë e ushtarëve të këmbës. Ose ndonjë fjalë politikani të zemëruar: “Ajo s’bëhet kurrë!”

“Kjo duhet ndaluar” - shkreptinte posi një urdhër gjenerali.

Nganjëherë një kumarxhi i ngrysur hidhte zarin me një forcë dhe me një rëndësi aq të madhe, sa dukej sikur fati i botës dhe i njerëzisë varej nga ai zar, dhe vëzhguesit me letra i vinte mendja padashur te Rubikoni dhe te Jul Qesari. Dr. Gjëlpëra shikonte këtë pikturë të rrallë, - kur i doli përpara një njeri i verdhë, i lodhur, me faqe si të enjtura dhe tri a katër ditësh të parrojtura dhe me një palë sy prej macoku të egër, që ndritnin nën vetullat e zeza dhe të dendura. Një mustaqe e pakrehur, dhe një ballë e rrudhur e mbuluar me një qeleshe të zezë, i jepnin ngjyrën e fundit kësaj fytyre qesharake e të frikshme. Njeriu qeshi me një qeshje të forcuar, duke shfaqur nofullat e verdha me njolla të gjelbra.

“Efendem, - tha, - unë jam dr. Emrullahu, nxënës i dr. Habibullah pashait. Dëgjoj që edhe zotëria juaj jeni mjek.”

“Emri im është dr. Gjëlpëra, dhe jam nga universiteti i Upsalasë. Gëzohem që ju njoh!”

Dhe dr. Gjëlpëra u ngrit e i zgjati dorën, të cilën dr. Emrullahu e zuri me një dorë të ftohtë, të dërsirë, pa forcë. U ulën.

“Efendem, - zuri dr. Emrullahu, - siç ju thashë dhe më parë, jam nxënës i dr. Habibullah pashait, - dhe meqë dr. Gjëlpëra s’bënte, - i mësh-hur Habibullah pashait” - shtoi dr. Emrullahu, duke rënduar zërin me fjalën “Mësh-hur” dhe duke shikuar dr. Gjilpërën me kryelartësi mu në fund të syve.

“Nuk e kam dëgjuar emrin e tij kurrë”, - tha dr. Gjëlpëra.

“Si?! Kurrë?!” - pyeti dr. Emrullahu i habitur.

“Kurrë!” - ktheu dr. Gjëlpëra.

“Ha-ha-ha-ha! Në axhaip, - qeshi dr. Emrullahu, dhe duke i folur një grupi kumarxhinjsh. -Arkadashllar”, - tha, - buna bakiniz. Dr. Habibullah pashanën ismini bile işitmemiş, - dhe qeshi përsëri. Kumarxhinjtë shikuan pa folur dhe u kthyen te puna e tyre. - Dr. Habibullah pashai, - vazhdoi dr. Emrullahu së foluri dr. Gjelpërës, - është i madh: është shumë i madh: aq i madh, sa edhe Evropa, hasusile Allamanja, pyet shumë herë mendimin e tij. Po zotëria s’i paskë dëgjuar as emrin. Tuhaf. Sido që në qoftë, dua të di se ku ndodhet ai vend tek i cili kini mësuar: Up-, Up, - si thatë?!"

“Upsala, - bëri dr. Gjëlpëra, - Upsala. Dhe meqë për ju ky emër është aq i panjohur saqë për mua emri i pashait, të dy mosdijat tona balancohen dhe jemi të larë.”

“Afedersiniz, - tha dr. Emrullahu me njëfarë zemërimi, - puna ndryshon, tjetër gjë është të mos kësh dëgjuar emrin e mjekut më të mësh-hur të botës, tjetër është të mos kësh dëgjuar se ku ndodhet një qytet e ehmijetsez si Upsala.”

“E di unë se ku ndodhet”, - bëri një zë i hollë. Të dy mjekët u kthyen dhe panë një njeri të thatë, të rrojtur, me mustaqe të lyera me pomadë, dhe me sy prej delie, një kapelo të fishkur mbi krye.

“Upsala, - tha i ardhuri, - është një qytet i Norvegjisë, e kanë themeluar elenët atje: Tlilt vjetra, siç e shfaq dhe emri i tij që ka kuptimin i lartësi.”

“Zotëria e tij është një koleg, miku im, dr. Protagoras Dhalla”, - dhe me këto fjalë të dr. Emrullahu u ngrit dhe i paraqiti dr. Gjëlpërës të ardhurin. Si u përshëndetën, u ulën që të tre.

“Dua t’ju komplimentoj për dijen tuaj mbi gjeografinë e mbi etimologjinë”, - tha dr. Gjëlpëra.

“Ju faleminderit, - ktheu dr. Protagoras Dhalla, - e di që jam i fortë, se jam teliofitos, tu Panepistimu ton Athinon.”

“Gëzohem fort, - tha dr. Gjëlpëra, - dhe s’dua prova të tjera të diturisë suaj.”

Të tre mjekët nisën të fjalosen për gjepura, për kohën e bukur, për ujërat e ftohta, për udhëtimet, për qejfet: po flisnin me shkel e shko, se cilido e kish mendjen te tjetri. Dr. Protagoras - Dhalla mendonte: “Vallë, do të më prishë punë ky o-atimos që doli si fandi spathi në Tiranë?” Dr. Emrullahu thoshte me vete: “Ky edepsiz, që ka ardhur nga Evropa, vallë do të më marrë ndonjë myshteri, mua nxënësit të dr. Habibullah pashait)?” Dhe dr. Gjëlpëra pyeste vetveten: “Këta të dy doktorë, që duken sheshit, se nuk e mbajnë trupin e tyre të paqme, vallë, a i kanë shpënë mësimet e tyre mjekësore aq thellë, sa të kenë kuptuar rëndësinë e lëkurës së paqme për shëndetin)?”

Përgjonin njeri-tjetrin me bisht të syrit dhe vazhdonin së foluri për gjepura. Po, padashur, bisedimi mori një udhë tjetër,

“Kini shumë të sëmurë në këtë qytet)?” - pyeti dr. Gjëlpëra,

“Ka mjaft, po shyqyr Perëndisë, i shërojmë”,

  • tha dr. Emrullahu.

“I shëroni?” - pyeti përsëri dr. Gjëlpëra, me një çudi në zë dhe në sy të tij.

“Vërtet i shërojmë”, - u përgjigj dr. Protagoras Dhalla.

Bisedimi vazhdoi në këtë mënyrë.

Dr. Gjëlpëra: - Me ilaçe i shëroni ata të sëmurë?

Dr. Emrullahu: - Tabii me ilaç.

Dr. Protagoras Dhalla: - Me ilaçe, fisika.

Gjelp.: - Atëherë jepmeni leje t’ju uroj se qenkeni magjistarë, dhe ditkeni magji shpëtimtare.

Emr.: - Afedersiniz, jemi doktorë.

Prot. Dh.: - Mos na shani, qiri e tjetër.

Gjelp.: - Unë t’ju shaj? Përkundrazi, ju përgëzoj dhe thonë se bota duhet të jetë mirënjohëse, në qoftë se me të vërtetë paskeni shëruar njeri me ilaçe: shtoj vetëm që ato ilaçe duhet të jenë ilaçe magjie.

Prot. Dh.: - Atëherë s’na besoni?

Gjelp.: - Jo, nuk ju besoj, më falni që ju hapur.

(Dr. Emrullahu dhe dr. Protagoras - Dhalla qeshin.)

Emr.: - Dhe pse s’na besoni, rixha ederim?"

Gjelp.: - Se s’kam parë kurrë njeri të sëmurë, me të vërtetë të sëmurë të shërohet me ilaçe, me të vërtetë me ilaçe.

Prot. Dh.: - Në qoftë se s’kini shëruar ose s’kini parë të shëroni njeri, ajo provon diturinë tuaj. Unë, omoios, unë, teliofitos, tu Panepistimiu ton Athinon, kam shëruar mijëra njerëz.

Emr.: - Si dhe unë, nxënësi i dr. Habibullah pashait.

Gjelp.: - Mund të më deftoni një njeri që keni shëruar?

Emr.: - Jo, një, po mijëra.

Gjelp.: - S’dua mijëra, dua një vetëm.

Prot. Dh.: - Efharistós. Eshtë këtu në Tiranë një njeri që kish ethe gjashtë muaj më parë, i kam dhënë kininë me rregull, dhe tani s’ka më ethe.

Emr.: - Mund të mohoni se kinina është Efharistós. Faleminderit. — specifiku i etheve?

Gjelp.: - Jini sigurt se njeriu u shërua me të vërtetë? Besoni se ethet janë një sëmundje e veçantë, apo shenja e një sëmundjeje tjetër)? Kinina e shëroi, vallë, të sëmurin tuaj, apo zhduku vetëm shenjat e sëmundjes - dhe sëmundja vazhdon tinëz, së shkatërruar trupin e tij? Pastaj, jini sigurt se kinina nuk e la sakat njeriun?

Prot. Dh.: - Sakat? Ç’doni të thoni?

Gjelp.: - Dua të them këtë, që kinina, e marrë dendur shumë kohë dhe e bërë zakon dobëson zemrën. Sa njerëz kam shikuar që janë dhënë pas kininës, të gjithë i kam gjetur me zemër pak a shumë sakatë, përveç kësaj, shumëve u dobësohet dhe të dëgjuarit, nganjëherë dhe sytë.

Emr.: - Dr. Habibullah pashai s’më ka thënë kurrë ndonjë gjë të tillë.

Gjelp.: - Në mos jua tha, duhet ta zbulonit vetë.

Prot. Dh.: - Periergon. Zotëria mohon fuqinë e specifikut më të njohur.

Gjelp.: - Aspak. Jo vetëm nuk e mohoj fuqinë e kininës, po thonë se ka aq fuqi, sa prish të qëlluarit e rregullshëm të zemrës, prish hollësinë e veshit, dhe shpesh vë në rrezik sytë. (Dhe këtu dr. Gjëlpëra mbuloi kryet me kapellën që e mbante në dorë, dhe ngrit me këmbë.)

Prot. Dh. dhe Emr.: - U zemëruat?

Gjelp.: - Aspak. U ngrita që të shkojmë të shohim bashkë të shëruarin tuaj. Urdhëronit?

Emr.: - Pse, myfetish na u bëtë zotëria?

Prot. Dh.: - Na prosval, zoti doktor.

Gjelp.: - Ju lutem, mos e merrni për shtrembër, Unë dua të nxë, s’dua t’ju shaj ose t’ju prish punë. Dua të mësoj për veten time. Në qoftë se njeriu që thoni, ka qenë me të vërtetë i sëmurë, në qoftë se u shërua me të vërtetë, dhe në qoftë se shërimi i tij u mbarua me kininën që i dhatë dhe jo nga arsyet e tjera, - atëherë ngjet nga tri gjëra, një: ose keni njësoj kininë të çuditshme të panjohur gjetkë, ose trupi i njerëzve këtu ndryshon nga trupi i njerëzve të tjerë, ose më në fund, dini ndonjë magji misterioze dhe i përmbysni rregullat e natyrës.

Po kam shumë frikë se të shëruarit tuaj do të gjej edhe të sëmurë nga sëmundja që ka pasur, ndonëse ethet, - shenja e sëmundjes tij - është zhdukur: dhe kam frikë se do t’ia gjej zemrën batall, përveç veshit dhe syrit që mund të jenë kushedi se në ç’hall."

(Dr. Protagoras Dhalla shikoi dr. Emrullahun me një çudi pyetëse.)

Prot. Dh.: - Rini adhelfe, kemi kohë për ato që thoni. Nuk është nevojë të prishim muhabetin për gjepura.

Gjelp.: - (Duke u ulur) Gjepura? S’janë gjepura, por janë gjëra me shumë rëndësi. Nuk erdha këtu për gjepura nga cepi tjetër i Evropës.

Emr.: - Zoti doktor, bëni himmet dhe thonani, ç’do bëni ju vetë, sikur t’ju shpien përpara një të sëmuri me ethe të forta?"

(Dhe këtu Dr. Emrullahu i luan syrin doktor Protagoras - Dhalla.)

Gjelp.: - T’ju thom. Do ta shikoja me kujdes me të gjithë mënyrat të njohura nga dituria: do t’i merrja gradën e nxehtësisë së trupit, pulsin, të qëlluarit e zemrës: do të vështroja gjuhën, grykën, sytë, do të tretja gjakun, peshtymën, të pështirët dhe ujët e tij: do të matja presionin e gjakut, do ta pyesja në ka të dhëmbura gjekund?, ç’ka ngrënë, s’ka zakon të hajë, që kur e ndjeu veten të sëmurë. Dhe me këto elemente në dorë, do të bëja një diagnozë të heperheshme. Më vonë, po të qe nevoja, do të merrja një fotografi Roentgen të organeve të brendshme të tij.

Prot. Dh.: - Pse, keni makinat e duhura për të marrë fotografi Roentgen, dhe dini t’i përdorni vetë?"

Gjelp.: - Pa fjalë. Ajo është një gjë elementare në ditët tona… Në qoftë se në qytetet e mëdha e të zhvilluara, mjekët nuk i aplikojnë:

LiB lënë specialistëve atë punë, Jllit është e zorshme, po se është mirë JY Vit (11 arsye lehtësie. Në një vend si Shqipëria, dil bëjmë vetë. Nuk është gjë aq e zorshme, po " mirë të jetë e ndarë për arsye lehtësie. Në lliç V lid si Shqipëria, duhet ta bëjmë vetë. Nuk është gjë: rill ç zorshme. Po të dëshironi, mund t’ju jap ca mësime.

Prot. Dh. edhe Emr.: - Kujt, të më japësh mua mësime?" Ha-ha-ha-ha-ha!

Emr.: - Na ndjeni që qeshëm. Kur ta zbuloni sëmundjen e të sëmurit në qoftë se vdes i sëmuri gjersa të mbaroni zbulimin tuaj, - ç’do të bëni?"

Gjelp.: - Në qoftë se vdes, udhë e mbarë. Është faji i tij, se duhet të më kish thirrur para se të arrijë në prag të vdekjes. Po t’ju thom se ç’do t’i bëj të sëmurit."

Dr. Protagoras Dhalla dhe Dr. Emrullahu. - Pa na thoni, pra, si të kuptoni sëmundjen e njeriut me ethe, ç’do të bëni?’

Dr. Gjëlpëra: - Mund t’i jap ca ilaçe të pakta, në qoftë nevojë, për të lehtësuar mundimet e tij. Dëgjoni: Për të lehtësuar mundimet, jo për të shëruar: se, për sa më përket mua, unë s’di ndonjë ilaç që shëron. Si të marrë pak veten i sëmuri, do t’i jap të kuptojë se e vetmja shpresë për të që të shërohet, është të forcojë trupin e tij, se trupi i fortë e mund sëmundjen. Po trupi nuk forcohet me hapë, forcohet me një rrojtje më të mirë, me erë më të paçme, me diell, me çlodhje, "me të ngrënë të arsyeshme.

Dr. Emr.: - Dhe kujtoni se nuk ua thoni atë këshilla të sëmurëve?"

Gjelp.: - Besoj se nuk ua thoni, ose në ua thoni me të tillë mënyrë, që i sëmuri të besojë se kryepuna është në hapat, në ilaçe. Pastaj, jam i bindur se nuk i shpjegoni të sëmurit natyrën e sëmundjes së tij.

Prot. Dh.: - Atëherë qenkeni i mendjes që mjeku duhet të jetë dhe mësues, duhet çdo të sëmuri t’i japë dhe mësime mjekësie?"

Gjelp.: - Po. Jam i mendjes që populli, përgjithësisht, duhet stërvitur në parimet themeltare të shëndetit, po pa përdorur fjalë teknike dhe pa hyrë në hollësira të panevojshme: dhe i sëmuri duhet stërvitur të kuptojë natyrën dhe zhvillimin e sëmundjes së veçantë të tij. Në qoftë se i sëmuri nuk kupton mirë se ç’është dhe si mund të rritet ose të pakësohet e të zhduket sëmundja e tij, si do t’bashkëpunojë me mjekun?" Dhe e vetmja udhë e shërimit është bashkëpunimi i të sëmurit me mjekun."

  • Emr.: - Po a e vazhdojnë gjëkundi këtë sistem?"

Gjelp.: - Në gjithë vendet e përparuara. Shikoni buxhetet e shteteve moderne, me të vërtetë moderne, dhe do të gjeni në listën e harxheve diturinë e rregullave të shëndetit, në të tjera fjalë parimet e përgjithshme të mjekësisë preventive. T’ju jap tani një shembull të veçantë për një të sëmurë. Pak vjet më parë një i njohuri im, një shqiptar, konsultoi një profesor të Universitetit Vjenës për një parregullësi në të qëlluar të zemrës: më vonë pati rastin të shikohet te një profesor i Universitetit Upsala, dhe ca më vonë pyeti një profesor të Universitetit Harvard. Që të tre profesorët i dhanë këshilla dietetike, i thanë se ç’të hajë e ç’të mos hajë, ç’të bëjë dhe si të rrojë. Natyrisht, nuk i dhanë ilaçe. Ky njeri, që të kuptojë se ç’vlejnë mjekët e Ballkanit pyeti edhe një mjek ballkanik, i cili dini se ç’bëri? I dha katër ilaçe, jo më pak se katër ilaçe. Njeriu qeshi me mendjen e tij dhe porsa doli jashtë e grisi recetën.

Emr.: - Haj, haj, doktori bëri vazifën e tij, profesorët s’kishin nge, dhe e përcollën njeriun me ca këshilla. Dr. Habibullah pashai jepte kurdoherë ilaçe.

Prot. Dh.: - Dini shumë bukur se ati i mjekësisë është Hipokratis, Elini i shkëlqyer dhe unë jam teliofitos tu Panepistimiu ton Athinon. Të mos ishin mirë ta-farmaka, s’do na kishin thënë kathijtinjtë.

Gjelp.: - Tani qëllimi im është ky: unë - do t’mundohem - të ndërroj mënyrën e rrojtjes të ngrënies të këtij populli: do t’i mësoj këtij populli fuqinë shëronjëse të diellit, të erës së pastër, të ujit, të kulturës fizike, të gjellëve natyrale dhe të paqme. Ashtu jam i bindur se do të shtie themelet e një race të shëndoshë, të bukur e të lumtur. Nga ana tjetër, do të orvatem të bind dhe qeverinë, pa ndryshim partie - të pëlqejë një plan të përgjithshëm për të luftuar mushkonjat dhe morrat, për të tharë kënetat dhe për të çmorritur turmën, për të rregulluar llogarinë, për të dërguar djemurinë të verojë grupe- grupe me çadra në malet, për të bërë ushtrinë një shkollë praktike të shëndetit, dhe për të marrë shumë masa të tjera. Është një ambicie e madhe dhe e rëndë. Më gënjen mendja se do të jem i zoti ta vërtetoj, në gjefsha përkrahje nga populli dhe nga qeveria. Koha e magjisë dhe e hapave u mbarua: nisi koha e kuptimit dhe e natyrës. Në ju pëlqen, mund të bashkoheni me mua. Në daçi, vazhdoni së dhëni hapë."

Të dy mjekët e pritën fjalën e dr. Gjelpërës me të qeshur. Dhe mateshin t’i përgjigjen. Tur i afrua Ibn-el-Kelbi dhe i tha dr. Gjelpërës st pll ( priste ministri Salemboza. Ashtu ky u ngrit. përshëndoshi të dy mjekët dhe u largua me Ibn-el- Kelbin.

Salemboza e priti dr. Gjelpërën me fisnikëri, me një buzëqeshje të pëlqyer si prej djali zemërbardhë që s’ka të ligë në zemër, po dhe me një kryelartësi të matur që desh të thotë: E di se jam i madh, shumë i madh, po madhësia ime nuk është një pengim për marrëdhëniet me njerëzit. Si shkëmbyen ca fjalë të ëmbla, ca pyetje dhe ca përgjigje, dr. Gjëlpëra i tha në dëshironte një të keqyrur mjekësie,

“Këtë radhë, - tha doktori, - kam ardhur në Shqipëri vetëm për të shikuar vendin, dhe s’kam prurë veglat e duhura të mjekut. Me gjithë këtë, është mirë t’ju shikoj, me aq sa mundem, që të marrim, pa humbur kohë, gjithë masat e duhura për përmirësimin e shëndetit tuaj. Është nevoja të hiqni gjithë rrobat nga trupi, që t’ju keqyr si duhet.”

“Si, është nevojë të zhvishem krejt?” - pyet Salemboza?"

“Krejt, - tha dr. Gjëlpëra. - Po në daçi, mund ta lëmë për një herë tjetër.”

Dhe tek po kuvendonin, mjekut i ranë nër mend porositë e policit në Durrës dhe fjala mbi dobësitë e vogla të Salembozës.

"Kur isha nxënës në Upsala, - tha dr. Gjëlpëra, - vizitoi një ditë Universitetin tonë Princi Gustav-Adolf i Suedisë. - Salemboza hapi sytë dhe afroi fronin që të dëgjojë më mirë. - Princi foli me ne studentët si shok. Që njeri buzëqeshur dhe i dashur. Një nga zakonet e tij ish që, nganjëherë, kur mëjtohej, bënte sikur kruante ballët me gishtin deftonjës të dorës së mëngjër. - Këtu Salemboza ngriti menjëherë gishtin deftonjës të dorës mëngjër dhe bëri sikur kruante ballët. - Princi, - vazhdoi dr. Gjëlpëra, - deshi të keqyrte dhe prej profesorit Holmquist, një nga dritat e Universitetit Upsala, i cili më kish mua për ndihmës. Princi bashkë me një shërbëtor, kish vajtur për gjah në Suedi të Veriut, dhe që të dy e ndienin veten e tyre të sëmurë. - Profesori u tha të zhvishen. Shërbëtorit i vinte turp dhe s’deshte. Po princi, papritur t’ia thotë dy herë u zhvesh shpejt, dhe profesori mundi ta keqyrte siç duhej. Me të dëgjuar këto fjalë, Salemboza u hodh me këmbë duke kruar ballët me gishtin deftonjës të mëngjër nisi të zhvishet me nxitim dhe pa drojtje: pallto, pantallona, këpucë, këmishë, brekë, çorapë, të gjitha u flakën me të mëngjër e me të djathtë, dhe njeriu i madh u bë si gjithë njerëzit e tjerë, që nga mbreti gjer te bujku, të gjithë bij të një natyre, të gjithë një, pa ndryshim shkallë dhe ambicieje.

Si u mbarua të shikuarit, Salemboza u vesh dhe u ul duke kruar ballët me gishtin deftonjës të mëngjër dhe duke pritur çdo thotë mjeku. Dr. Gjëlpëra nisi shpjegimet pa përdorur asnjë fjalë teknike.

"Zoti ministër, shoh se në shumë gjëra shembëlleni me Princin Gustav-Adolf, dhe prandaj besoj se do t’ju pëlqejë të kuptoni mirë punën e shëndetit tuaj, siç i pëlqente dhe Princit të Suedisë të marrë vesh me themel për shëndetin e tij. - Salemboza ngriti kokën me kryelartësi, krojti përsëri ballët me gishtin deftonjës të mëngjër dhe afroi ca zë fronin. Dr. Gjëlpëra vazhdoi kështu: - Zoti ministër, siç dini shumë mirë, eshtrat ose kockat duhet të jenë të forta dhe shumica e njerëzve ashtu i kanë. Po janë ca njerëz që eshtrat i kanë të buta. Që të merrni një ide, zini me dorë hundën dhe tundeni pakëz: do të shihni se hunda ka njëfarë koçkë që s’është tamam koçkë, se kocka e vërtetë nuk epet, dhe po të vesh fuqi që ta epësh, do ta thyesh. Ashtu është edhe veshi. Çdo njeri hundën dhe veshin i ka si veshin dhe hundën - tuaj. Po ju, edhe kockat e trupit, ndonëse të fituara, i keni të buta, prandaj këmbët i keni të kërrusura, se kockat e këmbëve s’kanë pasur forcën të mbajnë rëndësinë e trupit tuaj dhe janë epur. Kjo është sëmundje, e cila ka për shkak një ushqim të paarsyeshëm. Në të tjera fjalë, mund të keni ngrënë shumë kur ishit i vogël, po në ushqimin tuaj mungojnë ca gjëra të duhura për formimin e kockave. Ndonëse jini tani tepër i shkuar nga mosha për një shërbim të plotë, me gjithë këtë, do të bënit mirë sikur t’i jepnit trupit një banjë dielli çdo ditë. Banjën e diellit mund ta merrni kështu, përpara drekes. Zhvishuni si për të hyrë në banjë dhe shtrihuni në diell ndonjë çerek sahati, duke e kthyer trupin nga të gjitha anët, në mos e bëni sot në kopsht, mund ta bëni në një odë po me penxherët të hapura, se rrezet e diellit duhet ta qëllonë trupin dreq për dreq dhe jo duke shkuar nëpër xhamat: se duhet të dini që në rrezet e diellit ka disa elemente ose pjesë të thomi, dhe pjesa më e duhur për shërimin nuk shkon nëpër qelq. Ashtu që dielli që hyn në odë nëpër qelqet e penxhereve, s’ka ndonjë fitim fare. Duhet pastaj të ndryshoni pakëz të ngrënët. Gjërat që hamë kanë disa elemente ushqyese të ndryshme. Po të desha t’jua shpjegoj, do t’ju thosha se ç’janë vitaminat, se këto janë katër sojesh, dhe se vitamina A është ajo që u ka munguar kockave tuaja. Po meqë Princit Gustav-Adolfit i pëlqejnë shpjegimet e lehta pa fjalë teknike, ashtu dhe ju, zoti ministër, që i ngjisni aq shumë Princit, s’do doni hollësira. - Këtu Salemboza, u kapardis, gërvishti ballët me gishtin deftonjës të mëngjër dhe tha:

“Po, doktor, edhe unë jam i mendjes që duhen shpjegime të lehta, po pa hollësira shumë.”

“Atëherë dëgjoni, - tha dr. Gjëlpëra, - ca zarzavate si lakrat, marulet, domatet, kur janë taze dhe të papjekura, kanë njëfarë fuqie të fshehtë që është e mirë për kockat. Dreken ose darkën, do t’ish mirë ta bënit vetëm me këto zarzavate, po të papjekura dhe taze, dëgjoni?” Në të tjera fjalë, për drekë ose darkë mos hani tjetër gjë, veçse një sallatë të madhe të bërë nga ato tri zarzavate që emerova. Kjo gjë mund t’ju shërojë dhe nga një tjetër sëmundje që keni."

“Cila është ajo sëmundje tjetër?” - pyeti Salemboza."

“Ajo sëmundje, zoti ministër, është shumë e shëmtuar. Më vjen keq që jua thom, po ju qelbet fryma.”

Salemboza shikoi me çudi.

“Axhaip! - tha, - këtë gjë s’ma kish thënë njeri.”

“Atë gjë mund t’ia thonë njeriut vetëm dy persona: nëna edhe mjeku: të tjerët s’mund ta kenë atë guxim. Ekselencës suaj i qelbet fryma aq fort, sa ç’ndjeva posa hyra në odë. Shikova dhëmbët tuaj, nuk keni asnjë të prishur, në gurmaz s’ju gjeta ndonjë plagë: atëherë s’ka dyshim se era e keqe vjen nga përbrenda. A dilni jashtë me rregull?”

“Nganjëherë tri-katër ditë pa dalë”, - tha Salemboza me njëfarë kryelartësie.

“Katër ditë! Gjë e frikshme. Dhe ç’hani, zoti ministër?”

"Unë ha vetëm mish, doktor.

“Atëherë, zoti ministër, kapsllëku dhe fryma juaj provojnë se ato që hani nuk i tret dot stomaku, ju mbeten në stomak, ku kalben, dhe ashtuju gelbin frymen, përveç dëmit që i bëjnë gjakut. Është lehtë për të kuptuar, dhe kuptoni shumë mirë se, kur qenka ashtu puna, duhet të ndryshoni të ngrënët tuaj. Unë ju këshilloj, pra, këtë rregull: Në mëngjes, të hani ca perne të arritura mirë, si portokalle, melle, dardha, fig, pjeshkë, rrush, pjepër, po jo ftonj ose shegë ose thanë: për drekë hani pulë ose mish taze të pjekur në skarë, dhe bukë gruri me gjithë krundet jo bukë të bardhë: për darkë, të hani vetëm një sallatë të madhe me ato zarzavate që ju thashë, hani sa të nginjeni, po pa bukë. Kjo rregull dhe një banjë dielli çdo ditë, janë këshillat e mia: vazhdoni ca muaj, dhe pastaj do të shohim.”

“Kam besim teju, doktor, veçan st jriri TË “TI me princin e Suedisë. Dr. Emrullahu që iii” III më parë, s’më dha asnjë nga këto që Më tluuu, 4 më porositi ndonjë ndryshim në të rrojtur. c mr 1 ngrënë, po më dha vetëm një ilaç. Këtë këtu. - IJIII” Salemboza nxori një kuti. Dr. Gjëlpëra e mori dhe e shikoi, dhe s’mbajti dot të qeshurit. Qe një “patent medicine” si i thonë anglisht, një “spécialité,” thonë frëngët, dornethene një ilaç i hazerte, i dalë prej fabrikë, edhe kish hekurin për bazë.

“Nuk arrijnë hallet që ka stomaku juaj, po duhet t’i ngarkohet dhe një punë tjetër: të treturit e këtij ilaçi qesharak! Në doni të më keni mua për mjek këtej e tutje, mos e veni më në gojë këtë helm të fëlliqur”, - tha dr. Gjëlpëra.

Salemboza i ra ziles dhe hyri një bashibozuk:

“Hidhe këtë kuti në qenef!” - Urdhëroi ministri.

Bashibozuku e mori, bëri temena dhe doli.

“Ju lumtë, zoti ministër! Kam shpresë t’ju shëroj, se shoh që kuptoni dhe vazhdoni këshillat”,

  • briti dr. Gjëlpëra.

“Dua t’ju pyes një gjë, - tha Salemboza: - princave u bie erë keq fryma?”

Dr. Gjëlpëra u çudit me këtë pyetje të papritur, po mblodhi shpejt veten, dhe, menjëherë, -'Pa fjalë, princave nuk u bie erë fryma, u përgjigj menjëherë: - princat, zoti ministër, kanë një natyrë të ndryshme nga njerëzit e tjerë. Mëlçitë, zorrët, gjaku i tyre është tjetër soj fare."

Salemboza hoqi një psherëtimë: dhe tek po psherëtinte, vuri re në xhep të jelekut të doktorit një pende-kallamar - një “fountainpen” të Amerikës dhe pyeti ç’është. - Mjeku e nxori dhe i dha shpjegimet. Salemboza briti me një gëzim prej cilimiu të egër, e provoi pende-kallamarin, dhe kur pa se shkruante pa marrë ngjyrë nga jashtë, iu lut doktorit t’ia falë.

“Është juaja, me gjithë zemër”, - u përgjigj doktori.

“Tani, - shtoi, - besoj se është koha t’ju lë, zoti ministër, se ju vonova shumë”, - edhe nxori sahatin e shikoi orën. Dhe tek po e shikonte, Salemboza ia mori nga dora.

“Sahat shumë i bukur, doktor.”

“Vërtet i mirë, është një kronometër që kurdiset një herë në javë, dhe s’lajthitet kurrë.”

“- A ma shisni mua?”

“Nuk e shes, po do t’jua fal kur të nisem për Suedi, se mund të blej një tjetër atje.”

“Kuzum doktor, nuk mund të ma falni tani?” Kam sevda për këtë sahat."

Dr. Gjëlpëra ia dhuroi me gjithë “1” kiln Salemboza shtrëngoi dorën me një dorë I iriimn dhe e përcolli Dr. Gjelpërën gjer në derë, duke kru ti ballët me gishtin deftonjës të dorës së mëngjër. T iii zbriti në oborr, dhe para se të largohet, doktori hodhi një sy përpjetë: Ministri qëndronte në penxhere, duke kruar ballët me gishtin e mëngjër dhe duke shikuar sahatin në dorë të djathtë.


  1. Ç’maltëzë more, ç’egjiptianë, janë thjesht shqiptarë. ↩︎

Pjesa e radhës
Pjesa 3