Nji e kqyrun

Wol giebt es im Leben kein süsseres Glück,
Als der Liebe Geständniss im Liebchens Blick!

Th. Körner.

Sa mâ kishte marrun malli
T’gjith ket zjarm un jasht m’e shfry,
E dashtniën per s’ri t’a njalli,
Tuj u kqyr nji her nër sy!

Ky dishir në vênt më shkovi
M’a prapsoj t’gjith at dyshim;
Zêmren t’ême krejt m’a ndrrovi,
Prap më mbushi plot shpresim.

At të kqyrun, q’un n’kujtime
M’nji e kishe prap t’a gzoj,
Kur m’a lshoj me aq mallime,
Deri eshtnat m’i përshkoj.

Pjesa e radhës
Dashtnië e re, jet' e re