Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.
Atje nis, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufeshkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.
Vendi dridhej, ay mbeti,
Se s’tronditej nga tërrmeti -
Dif drangoj’ i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.
O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell” e Dragobisë -
Yll i rrall i burrërisë.
Thon’ u shtri e thon’ u vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmp’ i Dragobisë,
As te zemr’ e Djalërisë.
AS je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh
Dithyramb i Dragobisë,
Tmer, panik i mizorisë.
Me zjarr shenjt u ndrit kjo shpellë,
Gjer në qjell u ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.