O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi.
Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
S’të trëmb Romani, as Veneciani
As Sërp Dushani, as turk Sulltani
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben’ u lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u shove
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj përdhë u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpat” e grive,
O fushëkuq, o shkabëzi!
Përpjetë prije Shqipërinë
Përlintja shpirtin dhe fuqinë
Diell për vllanë, yrnek për fqinë.
Për botën ëndrr’ e qiell i ri!