Fletoret - Open Source

Hapja e plotë e përmbajtjes dhe kodit tek fletoret.com

Ne 20 Tetor të 2024, pak para 1 vjetorit të Fletoreve [1], çdo fjalë e çdo pjesë nga çdo autor është e publikuar së bashku me “teknologjinë” që mundëson ndërtimin e faqes në web: fletoret.com. Në zhargonin teknik të atyre që merren me teknologji informacioni, kjo quhet “open source” dhe projekti i plotë gjendet në github.com/fletoret.

Dy fjalë për kushtet

Kjo është nismë vullnetare. Ne jemi të lumtur që pavarsisht medium-it, veprat shqip që ne ndihmojmë të dixhitalizojme, standartizojmë dhe publikojmë të lexohen nga sa më shume shqipfolës. Citimi i burimit ndihmon me rritjen e ketij komuniteti dhe shpresimisht si pasojë edhe rritjen e numrit të veprave që mund të publikojmë.

Çdokush mund të kopjoje gjithcka nga Fletoret, edhe per t’a ripërdorur materialin në menyre komerciale. Por me një kusht: duhet të citosh burimin nga ku është marrë (fletoret.com). Kjo është me pak fjalë liçensa e zgjedhur, e plotë këtu: CC-BY-4.0.

Si mund të ndihmoj unë?

Qëllimi i nismës është të dixhitalizojë veprat e shkrimtarëve që janë në domain-in publik[2]. Çdokush mund të ndihmojë. Më poshtë janë disa nga gjërat që mund të bësh:

  • Rregullo gabime në përmbajtjen ekzistuese në fletoret.com.
  • Dërgo vepra që mungojne nga shkrimtarët e listuar në website.
  • Përhap fjalën! Ndaj fletoret.com me njerëzit që njeh. Sa më shumë sy drejt kësaj nisme, aq më shumë duar që ndihmojnë.
  • Për të diskutuar rreth nismës, ose për t’u angazhuar, bëhu pjesë e komunitetit në reddit.com/r/fletoret.

Shënime


  1. Themeluar në 11 Nëntor 2023 ↩︎

  2. Sipas ligjit: Nr. 35/2016: Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to ↩︎